leoni

Protesta e veteranëve

Veteranët në Drenas do të protestojnë kundër dënimit të eprorëve të luftës së UÇK-së

Organizatat me prejardhje nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Drenas, kanë  bërë të ditur se të hënën do të protestojnë në shenje pakënaqësie për dënimet e fundit të komandantëve dhe ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sipas organizatave të protestës, me këto dënime po bëhen përpjekje të dëmtohen vlerat  e luftës çlirimtare, mundi dhe sakrifica  e gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës, gjithë ushtareve që sakrifikuan jetën e tyre për të mbrojtur pragun e shtëpisë. Protesta mbahet në sheshin “Fehmi Lladrovci”, duke filluar nga ora 12:00. Eja edhe ti, t’i mbrojmë vlerat e luftës së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ta mbrojmë amanetin e dëshmoreve dhe gjakun e derdhur për liri, thuhet në ftesën e Organizatave të dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dega në Drenas.

Kontrolloni gjithashtu

AARC: Pezullimi i Dialogut Strategjik është alarmi më i madh për Kosovën

Këshilli i Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane, ka shprehur shqetësimin e thellë për pezullimin e Dialogut Strategjik midis …