Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nezir Çoçaj është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale

Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nezir Çoçaj është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale

Nezir Çoçaj është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale me seli në Hagë, lajmin e ka bërë të ditur kreu i OVL-UÇK-së në Has, Xhevdet Thaçi. Ai ka pranuar Ftesë për intervistim nga kjo gjykatë që gjatë ditëve në vijim do të paraqitet për Intervistim. OVL e UÇK-së, Dega në Has, mbështet fuqishëm njeriun e celulave të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kontributin e tij për themelimin e UÇK-së, po ashtu vlerëson lartë disiplinën e Çoçajt gjatë Luftës Çlirimtare në Kosovë që kishte të vetmin qëllim si të gjithë bijtë e bijat, çlirimin e atdheut nga Jugosllavia rrastare fashiste. Organizata e Veteranëve të luftës, dega në Has i mbështetë të gjithë çlirimtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët luftuan përlLirinë e vendit të tyre nga regjimi jugosllav, serb.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …