Vetëvendosje e mirëpret aksionin për luftimin e dukurive të paligjshme por kërkon nga Veliu që ta informojë Kuvendin

Vetëvendosje e mirëpret aksionin për luftimin e dukurive të paligjshme por kërkon nga Veliu që ta informojë Kuvendin

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci ka thënë se nga kjo parti mirëpresin operacionin e mbrëmshëm të Policisë në fshatin Karaçevë të Kamenicës. Ajo ka shkruar se aksione të tilla, rezultatet konkrete në luftimin e krimit e korrupsionit duhet të jenë të vazhdueshme e të natyrshme, mirëpo sipas saj ky operacion i Policisë, nuk e zëvendëson obligimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliu, të mbajë të informuar Kuvendin për secilën çështje që është me interes. Për këtë çështje, Nagavci ka thënë se Kuvendi duhet të miratojë Rezolutën e propozuar nga Vetëvendosje.

Kontrolloni gjithashtu

Pren Marashi: “Kokat” e shtetit që nuk e duan UÇK-në, sot në Koshare edhe familjarët e dëshmoreve nuk i lejuan të shkojnë para tyre

Pren Marashi: Sakrifica për atdheun është e përjetshme, kurrë e kotë

Pren Marashi, komandant i Batalionit të Katërt të Brigadës 138 të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës …