Vetura e shefit të grupit parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri

Vetura e shefit të grupit parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri, është djegur sot në orët e para të mëngjesit

Vetura e shefit të grupit parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri, është djegur krejtësisht sot në orët e para të mëngjesit. Vetura ka qenë e parkuar para banesës së Beqirit në Prishtinë. Zjarrfikësit dhe Policia e Kosovës kanë dalë në vendin e ngjarjes për të shuar zjarrin dhe për të kryer hetime. Lajmin e ka konfirmuar edhe Ismet Beqiri. “Po sot rreth orës 04:30 të mëngjesit më është djegur vetura e cila është përdorur për nevojat e Grupit Parlamentar të LDK-së. Jam njoftuar nga fqinjët se është duke mu djegur vetura dhe kur kam dalë jashtë e kam parë duke u djegur”, ka thënë Beqiri, transmeton televizioni publik. Beqiri këtë akt e ka cilësuar si kriminal dhe ka kërkuar nga organet e hetuesisë që ta zbardhin sa më parë rastin. Ai ka theksuar se sipas organeve të hetuesisë po dyshohet se vetura i është djegur me koktej molotovi. Veturat deri tash i janë djegur, Familjes së ministrit Memli Krasniqi, zëvendësministrit, Bajram Gecaj dhe është tentuar ti digjet, shefit të grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci.

Kontrolloni gjithashtu

Jasharët e Prekazit nuk e mbrojtën vetëm pragun e shtëpisë, por dinjitetin e shqiptarëve

Bedri Hamza: Një nga urat në veri kushtoi 10 herë më shumë, ekziston rreziku i vërshimeve

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza, ka shprehur shqetësim lidhur me një nga urat …