Viktor Orban: Bota është më afër se kurrë që një konflikt lokal të kthehet në një luftë botërore

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban ka deklaruar se bota është më afër se kurrë që një konflikt lokal të kthehet në një luftë botërore. Ai duke folur  për mediet hungareze ka deklaruar se  liderët e botës perëndimore janë “kapur nga ethet e luftës dhe se ata mbajnë fjalime në të cilat bëjnë thirrje për fitore në luftë dhe dërgojnë armë gjithnjë e më të rrezikshme në Ukrainë. Në vend që të promovohet njëzëri paqe, bota është e ndarë. Orban, tha  se Turqia dhe shtetet arabe, Kina dhe vendet afrikane duan një armëpushim dhe bisedime për paqe. Fakti që jemi për paqen nuk do të thotë se duhet të jemi të pambrojtur. Heqja e sanksioneve në lidhje me luftën do të ishte mënyra më e mirë për të frenuar inflacionin. Hungaria do të vazhdojë të vërë veton ndaj masave që do të shkaktonin dëmin më të menjëhershëm në ekonominë e saj. “Nëse Bashkimi Evropian do të hiqte sanksionet kundër Rusisë nesër, inflacioni do të përgjysmohej menjëherë dhe më pas do të kthehej gradualisht në 2-3 për qind”, ka thënë Orban.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …