Visar Azemi akuzon qeverinë për mbrojtje të mafisë energjetike dhe braktisje të luftës kundër korrupsionit

Zyrtari i LDK-së, Visar Azemi, ka ngritur akuza ndaj qeverisë në një konferencë për media, duke e kritikuar për braktisjen e premtimeve për luftën kundër korrupsionit dhe ruajtjen e vlerave të shtetit. Azemi theksoi se, pas braktisjes së ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, qeveria tani ka braktisur edhe besimin e qytetarëve, duke marrë nën mbrojtje atë që ai e quajti “mafia energjetike.” “Kjo qeveri premtoi se do të bëjë qeveri me duar të pastra, por në realitet ajo po mbron mafian energjetike në krye me Nagipin dhe Martinin. Ai duke iu referuar Nagip Krasniqit dhe Martin Berishajt, vuri në dukje se raportimet e fundit mediatike, të cilat zbulojnë bisedat mes Mihalit dhe Krasniqit, tregojnë për përfshirjen e zyrtarëve të lartë të Lëvizjes Vetëvendosje në këto afera korruptive.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami: Ministri, Hekuran Murati më 28 shkurt i pranon ofertat për të marrë vetura me qira, me çmimin mbi 9 milionë euro

Hykmete Bajrami: Prishtina nuk kthehet mbrapa – Përparim Rama duhet të vazhdojë punën

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka shprehur mbështetje të plotë për kryetarin …