Viti i ri akademik për studentët e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” 2017-2018 fillon sot me datë 02 tetor 2017. Me këtë rast studentët e rinj, të gjitha njësitë akademike do të organizojnë ceremoni të mirëseardhjes me rastin e këtij fillim viti. “Rektori i Universiteti te Prishtinës Hasan Prishtina, Marjan Dema, së bashku me menaxhmentin, mësimdhënësit dhe stafin administrativ ju dëshiron studentëve një vit të mbarë akademik”, thuhet në njoftimin për media të UP-së. Rektori Dema gjithashtu do t’u urojë mirëseardhje studentëve të rinj në Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore, atyre të Fakultetit të Edkumit si dhe në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit.
		
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
				