Vlora Çitaku: Në Hagë nuk po gjykohet vetëm fati i ish-krerëve të UÇK-së

Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar për procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, duke thënë se vendimi i 16 shtatorit, sipas saj, shkon përtej fatit individual të të akuzuarve. Çitaku ka deklaruar se atë ditë nuk do të vendoset vetëm për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, por edhe për mënyrën se si do të trajtohet historia e Kosovës dhe lufta për liri. “Nuk është në burg Hashim Thaçi i PDK-së. Në burg është Hashim Thaçi i UÇK-së. Hashim Thaçi i Kosovës”, ka shkruar Çitaku në një reagim në rrjetet sociale. Ajo ka theksuar se ish-krerët e UÇK-së duhet të shihen përtej përkatësive politike dhe se procesi në Hagë, sipas saj, lidhet drejtpërdrejt me historinë e Kosovës. “Në burg është UÇK-ja, historia dhe lufta jonë për liri”, ka theksuar Çitaku.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti: UDB-ja kishte interesin kryesor për eliminimin e Jusuf, Kadri dhe Bardhosh Gërvallës

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka deklaruar se UDB-ja jugosllave kishte interesin kryesor për vrasjen …