Aleksandar Vuciq

Vuçiq: Beogradi është i gatshëm të bashkëpunojë në kryerjen e një hetimi sa i përket shpërthimit në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se Beogradi është i gatshëm të bashkëpunojë në kryerjen e një hetimi me të gjitha organizatat ndërkombëtare dhe institucionet sa i përket shpërthimit në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit, në Zubin Potok të Kosovës. “Nëse shpërthimi është kryer nga ndokush që është i kombësisë serbe, dhe ai është në territorin nën të cilin ka kontroll efektiv Serbia, ai do të ndalohet dhe arrestohet në sekondë. Deri më tani, nuk kemi informacione të tilla”, tha Vuçiq për gazetarët në Beograd. Ai tha se Serbia është e gatshme të bashkëpunojë në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit dhe në disa mënyra edhe me institucionet në Prishtinë, pa vënë në rrezik sovranitetin dhe pavarësinë e Serbisë. Vuçiq tha se më pak e rëndësishmja është se kush është autori, dhe më e rëndësishmja është se kush qëndron pas shpërthimit, duke hedhur poshtë mundësinë që prapa kësaj të jetë Rusia. Shpërthimi ndodhi më 29 nëntor në fshatin Varragë të komunës së Zubin Potokut – komunë me shumicë serbe në veri të vendit.

Kontrolloni gjithashtu

EULEX-i mirëpriti njoftimin e autoriteteve të Kosovës për reduktimin e pranisë policore pranë objekteve komunale në veri të Kosovës

Giovanni Pietro Barbano: Çdo iniciativë për xhandarmërinë duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën

Shefi i misionit të EULEX, Giovanni Pietro Barbano, ka deklaruar se çdo hap drejt krijimit …