James Rubin

Xhejms Rubin e ka konsideruar aktakuzën ndaj Hashim Thaçit si të pabazuar në fakte

Ish- zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit gjatë luftës në Kosovë, Xhejms  Rubin ka konsideruar aktakuzën ndaj Hashim Thaçit si të pabazuar në fakte. Rubin kujton kohën kur është njohur me Thaçin në Rambuje, dhe rrëfen se ai ishte njeri i ndershëm. James Rubin shprehet se është krenar që punoi me Thaçin gjatë luftës në Kosovë pasi së bashku arritën mbështetje në perëndim dhe mposhtën agresionin ushtarak serb. “Të jem i sinqertë, është kënaqësi të flas me miqtë në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni. Një nga punët më të rëndësishme të miat ka qenë për të dhënë ndihmë për popullin tuaj. Unë po shpresoja që dialogu mes Kosovës dhe Serbisë do ecte përpara. Vijoj të shpresoj për një zgjidhje për të mirën e gjithë popullit të Ballkanit. Nuk e prisja publikimin dramatik të akuzave ndaj Presidentit Thaçi. I di disa nga akuzat që janë drejtuar ndaj tij. Por jam krenar me punën që kam bërë me Thaçin në vitet 1998- 1999, sepse siguruam mbështetje perëndimore dhe arritëm të mposhtim agresionin ushtarak serb. Sa herë që akuzohet për diçka, është shqetësuese, nuk kam parë ndonjë fakt mbi akuzat. Ka shumë akuza në botë, por dua të di faktet, dhe s’kam parë kurrë fakte. Më vjen keq se pse mund të ndërhyjë në procesin e paqes dhe stabilitetit Kosovë- Serbi .”- tha Rubin.

Kontrolloni gjithashtu

Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Varfëria është një problem social-ekonomik (i trajtuar por pa zgjidhje)

Kosova po përballet me shumë probleme sociale dhe ekonomike nga viti 2022, kemi një trend …