leoni

Xhevat Bislimi

Xhevat Bislimi: E pa pse u duhen të korruptuarit dhe kolaboracionistët në pushtet

Per te saten here e pame dhe e vertetuame pse i duhen pranise nderkombetare dhe “miqve” tane nderkombetare te korruptuarit, te padinjitetshmit, te shantazhuarit, injorantet, kolaboracionistet, servilet dhe sahanlepiresit e te gjitha koherave dhe kategorive… Kjo fare e ndyre u ka sherbyer atyre me zell e perkushtim ne te gjitha nismat dhe fazat e projektit antishqiptar ne Kosoven e pasluftes, ne Kosoven e lire! Prandaj, prania nderkombetare dhe “miqte” tane jane angazhuar ne menyre te vazhdueshme dhe me gjithe aparatin e tyre, te dukshem e te padukshem, qe t’i sjellin ne pushtet dhe t’i mbajne ne pushtet! Per LDK-ne nuk u duheje ndonje angazhim i madh… Ate e kane gjithmone te gatshme, qofte ne pozite, qofte ne opozite, per ta mbeshtetur pa kushte çdo nisme e projekt antishqiptar. Kete e vertetoi edhe dje me voten e saj unike (27 deputete) per faljen e 8 200 hektareve Malit te Zi!

Dita e djeshme tregoi se Gjykata Speciale (si me pare Gjykata e Hages, UNMIK-EUKEX-i) po jep efektet e deshirueshme dhe te pritura nga Fuqite e Medha, qe here na paraqiten me lekure qengji e here me lekure ujku! Dje u pa per te saten here se Kosova shqiptare sundohet, dhunohet e terrorizohet nga matrapazet, hajdutete, banditet dhe sahankepiresit qe jo vetem token dhe interesate e saj, por edhe babe e nane jane te gatshem me i shit per te shpetuar lekuren e tyre te piste! Deputete si keta qe votuan dje per faljen e tokes shqiptare me voten e tyre(!) dhe qeveritare si keta e kane sjell ne kete deregje Kosoven dhe popullin e saj shqiptar… Prandaj, “miqte” tane nderkombetare po i marrin ne mbrojtje dhe po i mbajne ne pushtet ne kundershtim me vullnetin e popullit tone! Fara e ketille e piste dhe tradhtare u hyne ne pune te gjitheve, vetem popullit te tyre jo! Ky soj hajdutesh, zhvatsish, kolaboracionistesh e puthadoresh u sherben me besnikerin e qenit te gjitheve, vetem popullit te tij ia ka me HILE…

Kontrolloni gjithashtu

Bashkimi Demokratik për Integrim reagon ashpër ndaj veprimeve të fundit hibride të instalacioneve të “Botës Serbe” brenda Qeverisë

Bashkimi Demokratik për Integrim reagon ashpër ndaj veprimeve të fundit hibride të instalacioneve të “Botës …