Xhevat Bislimi

Xhevat Bislimi: Hipokrizi e përmotshme

(Prishtina pa shtatoren e Komandantit Legjendar!!!)

Sivjet mbushen rrumbullak njëzet vite nga dëbimi i forcave pushtuese serbe nga Kosova shqiptare. Në krye dhe në themel të kësaj Lufte Çlirimtare ishte FAMILJA E MADHE JASHARI… Baca Shaban me bijtë e tij ishin përcaktuar dhe deklaruar në krye të herës se Kosova nuk mund të çlirohejë me llafe, me dialog, me paqe e me konfrenca të xhumave. Kjo FAMILJE E MADHE kishte përqafuar me kohë platformën e Lëvizjes për luftë të armatosur çlirimtare dhe po luftonte me armë në dorë për lirinë e Kosovës bashkë me UÇK-në e bijve dhe bijave më të mira të kombit… Në ballë ishte Komandanti Legjendar Adem Jashari. Lufta, Heroizmi dhe Rënia e Familjes JASHARI mobilizoi kombin shqiptar si asnjëherë më parë përkrah Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në luftë kundër Serbisë… Kjo luftë fitoi edhe mbështetjen e botës së civilizuar dhe solli lirine.

Sivjet mbushen rrumbullak njëzetë vjet që dëgjojmë e shikojmë të njëjtit politikanë e pushtetarë që shkojnë te varri i Komandantit Legjendar dhe të Varrezat Monumentale të Jasharëve për të marrë pak gjak, pak zemër e pak patriotizëm (me i mbush bateritë!)… I shohim dhe i dëgjojmë të njëjtit se si dërdëllisin, derdhin lot krokodili e përjargen për marre para atyre Varrezave monumentale të kombit e të Shqipërisë… I shohim se si priten e përcillen nga Baca Rifat në odën e kësaj FAMILJE tw kombit. Ndokujt edhe i është “mbyllur dera e kësaj ode”… Mirë është  t’u mbyllet tw gjithw pushtetarwve kjpo derw deri sat w bwhet pwrmendorja e Komandantit Legjendar nw Prishtinwn shqiptare… Dhe jo njw shtatore sa pwr tw thwnw, por shtatorja mw e madhe nw Prishtinw e nw Kosovw tw bwhet pwr Adem Jasharin dhe FAMILJEN JASHARI.

Sivjet mbushen rrumbullak njëzet vjet që nuk ka një copë tokë në Prishtinën për shtatoren e Komandantit Legjendar Adem Jashari!!… Janë këta politikanë e pushtetarë hipokritë që nuk lejuan dhe nuk po lejojnë ngritjen e shtatores së Komandantit Legjendar!… Janë këta që i ngritën përmendore kolaboracionizmit e kolaboracionistit mu në Sheshin e Gjergj Kastriotit! Janë këta që nuk po lejojnë t’u ngritet monumenti vëllezërve Gërvalla e Kadri Zekës në Prishtinë! Nuk pati një vend as për Fazli Graiçevcin e Shaban Shalën! Nuk po ka një vend as për Afrim Zhitin e Fahri Fazliun, sikur nuk ka një vend as për Rexhep Malën e Nuhi Berishën, sepse nuk pranuan të dialogonin e bashkëpunonin me pushtuesin, por i kthyen pushkën e luftuan. Me këta vështirë që do të ketë një copë vend edhe për përmendoren e Bacës Adem! Siç nuk pati dhe nuk po ka vend edhe për dëshmorë e heronj tjerë të Levizjes e të Luftës Çlirimtare! Kjo nuk është vetëm hipokrizi… Është diçka më shumë se kaq!…

Kontrolloni gjithashtu

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15.02.1961 - 20.04.2017)

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15. 02.1961 – 20. 04.2017)

Me 20 prill bëhen shtatë vite nga ikja e vëllait Remzi nga kjo botë. Gjithmonë …