KEK
Fillimi / Opinione / Xhevat Bislimi: Lufta e drejtë e një populli dhe përndjekja e dënimi i luftës së UÇK-së
Xhevat Bislimi

Xhevat Bislimi: Lufta e drejtë e një populli dhe përndjekja e dënimi i luftës së UÇK-së

Perpjekjet per çlirimin e Kosoves se pushtuar nga Jugoserbia (me Kosove Levizja kuptonte te gjitha viset e pushtuara te Shqiperise nga Jugoserbia) kulmuan me themelimin, organizimin dhe drejtimin e Ushtrise Çlirimtare te Kosoves nga Levizja Popullore e Kosoves. Lufta Çlirimtare e LPK-UÇK-se, perveç perkrahjes mbarekombetare shqiptare, fitoi edhe perkrahjen e popujve dhe qeverive perendimore. E gjithe bota e civilizuar e quajti te drejte Luften Çlirimtare te popullit shqiptar! Madje, Serbia u bombardua nga NATO-ja gjate 73 diteve deri sa nenshkroi kapitullimin dhe terheqjen e plote dhe pa kushte nga Kosova shqiptare (me kufijte e autonomise)…

Menjehere pas kapitullimit dhe debimit te forcave serbe nga Kosova me kufijte autonomist u vendos administrata e OKB-se (UNMIK) dhe forca ushtarake e NATO-s (KFOR). Me t’u konsoliduar UNMIK-u ne Kosove nisi edhe persekutimi, arrestimi (ndalimi) dhe denimi i luftetareve te UÇK-se! Nuk vonoi shume dhe ky persekutim mori permasat dhe karakterin e gjuetise se shtrigave! Klasa politike sa here qe ndaloheje, akuzoheje ose denoheje ndonje luftetar lirie do te leshonte deklarata ose prononcime, qe ishin bere refren i tyre: “Ne i besojme drejtesise. Askush mbi ligjin”, e pallavra te kesaj natyre, qe flisnin shume per karakterin dhe natyren e ketyre politikaneve dhe qeveritareve! Nuk vonoi shume te vinin edhe akuzat e para nga Gjykata e Hages! Luftetaret e lirise akuzoheshin per “krime lufte” e per “krime kunder njerezimit”! Praktiken e njejte te gjuetise se shtrigave e ndoqi edhe misioni me i madh i BE-se, EULEX-i, qe ne fakt ishte vazhdim i misionit te UNMIK-ut, siç po del te jete edhe Gjykata Speciale vazhdim i misionit te EULEX-it! Vendi qe ishte shkaktar i te gjitha luftrave, shkaterrimeve, masakrave, krimeve dhe gjenocidit ne Iliri (Ballkan), Serbia, shpetoi pa ferre ne kembe! Mbeti shtet i paprekur dhe pa mbikeqyrje e kontroll nderkombetar!

Madje, ne Bosnje u krijua edhe nje Serbi e vogel,-Republika Serbska! Njefare bosnizimi, ne kushtet tona, iu imponua edhe Kosoves me krijimin e komunave dhe kishave, monumenteve e zonave te mbrojtura “serbe”!!! Ne fund, pas marreveshjeve te Brukselit, u kerkua edhe krijimi i nje territori (entiteti) “serb”, duke i bashkuar komunat “serbe”! Perveç kesaj Veriu i Kosoves mbeti tash e njezet vjet nen kontrollin e Beogradit dhe kishte e ka tendenca per shkeputje nga Republika e Kosoves! Per jetesimin e ketij projekti per nje Kosove te bosnizuar, multietnike e me sovranitet te dyfishte (pak me Republiken e Shqiperise e pak me Serbine, e hapur andej e kendej!) duheshin gjithe keto misione te “deklaruara” e te “pa deklaruara” ne Kosove dhe gjithe keto gjykata te “zakonshme” e “speciale” per t’i trembur dhe disiplinuar te gjithe ata (sidomos ata qe dolen nga Lufta Çlirimtare) qe mendonin, besonin dhe perpiqeshin per jetesimin e BETIMIT te UÇK-se dhe te programit te LPK-UÇK-se! Kjo politike e “kamxhikut” dha rezultate te mira! Klasa e re politike (e vjetra ishte e nenshtruar gjithmone!) sa e joshur nga pasuria, lavdia e pushteti e sa e shantazhuar dhe kercenuar nga gjykatate e UNMIK-EULEX-it dhe nga ato nderkombetare (e Hages dhe kjo Specialja!) hoqen dore nga bashkimi kombetar e me vone edhe nga shkeputja e plote e Kosoves nga Serbia, duke e degraduar lirine dhe pavaresine e Kosoves se fituar me shume perpjekje, mund, sakrifica e gjak! Degraduan deri aty sa me doren e tyre te krijojne edhe Gjykaten Speciale (unike ne bote!) per denimin e Luftes se UÇK-se dhe te kombit shqiptar! Arsyetimi i tyre per krijimin e kesaj Gjykate eshte edhe me (vete)poshterues: “Po e themelojme dhe votojme Gjykaten Speciale per te deshmuar pafajsine tone dhe pastertine e Luftes se UÇK-se”!!! Ne fakt pas çdo akuze kunder ndonjerit nga luftetaret, komandantet apo drejtuesit e perfaqesuesit politike te UÇK-se eshte thene keshtu! Pse duhet deshmuar pafajsia ne gjykate?! Pse duhet krijuar gjykate speciale per te deshmuar pastertine e luftes sone te drejte? Ku i shpie mushka keta njerez?! Pastertia e Luftes sone do te deshmoheje duke kembengulur, duke u angazhuar dhe duke luftuar me te gjitha mjetet dhe menyrat per shkeputjen e plote te Kosoves nga Serbia dhe kundershtimin e cilesdo tendence, perpjekje a veprim per ta persekutuar dhe denuar luften tone çlirimtare dhe luftetaret e saj… Lufta jone Çlirimtare dhe pastertia e saj do te mbroheje jo duke shkuar ne Gjykata qe 20 vjet, por duke i denoncuar krimet dhe gjenocidin e Serbise dhe duke e akuzuar e denuar Serbine per keto krime e per kete gjenocid…

Kontrolloni gjithashtu

Matura

Maturantët ndihen të rrezikuar dhe të pasigurtë, kërkojnë anulimin e Testit të Maturës 2020

“Stoikët”, një nga grupet jofromale aktive në Republikën e Kosovës i kërkojnë MASH – it, ...