Xhevat Bislimi

Xhevat Bislimi: LUM I FORTI E MJER I LIGU

(Edhe per sot e per neser!)
Shprehja shqiptare “lum i forti e mjer i ligu” ka permbledhur ne vete pervojen shekullore te marredhenieve ndermjet te fortit dhe te dobtit, ndermjet popujve te vegjel dhe popujve te medhenj, atyre qe kane krah (mbeshtetje) dhe atyre qe s’kane… Por, kjo fjale e urte me se miri shpreh poziten e veshtire te popullit shqiptar ne marredhenie me te fuqishmit, te fortit.
Jugoserbia me gjithe aparatin e saj shteteror ka persekutuar, ka burgosur, ka torturuar, ka vrarë, ka dhunuar e poshteruar vatren-shtepine e shqiptarit, ka dhunuar e perdhunuar gra e vajza,  ka djegur e shkrumbuar shtepi e katandi, ka djegur e shkrumbuar edhe kufomat e shqiptareve, ka grabitur e pervetesuar tokat e pasurite e shqiptareve, ka debuar shqiptaret nga shtepite e tyre dhe sot jane miliona qe jetojne ne vende te huaja e larg atdheut… Serbia neofashiste me gjithe aparatin e saj shteteror represiv ka ushtruar dhune, terror, gjenocid e holokaust ne Kosoven shqiptare edhe ne luften e fundit shqiptaro-serbe… Te gjitha keto jane te dokumentuara nga shtetet qe sot e bejne ligjin ne bote! Megjithate, kur vjen puna per te nda drejtesine, anatemohen, persekutohen, arrestohen e denohen shqiptaret  liridashes se paskan vrare ndonje polic, ushtar a agjent pushtues serb dhe ndonje kolaboracionist qe po kryenin masakra e gjenocid ne Kosove!! Te pakenaqur me anatemimin, persekutimin, arrestimin dhe denimin e luftetareve te lirise nga gjykatate e UNMIK-EULEX-it dhe nga Gjykata nderkombetare e Hages krijuan edhe nje gjykate te pashembullte ne bote per denimin e “krimeve qe paskan kryer shqiptaret ndaj serbeve dhe bashkepunetoreve te tyre”!!? Per turpin tone kjo gjykate u votua dhe krijua nga Kuvendi i Kosoves!! Qellimi themelor i kesaj Gjykate eshte denimi i aspirates mbareshqiptare per liri e bashkim kombetar dhe “pajtimi” me Serbine, leshime te reja Serbise ! Logjika “bjeri te dobtit qe te pajtohet i forti” eshte evidente ne gjithe historine e pas Luftes!! Presioni e shantazhi per dialog, marreveshje e koncesione qe 20 vjet eshte bere e po behet vetem mbi Kosoven! Kjo edhe per faktin se kane gjetur e po gjejne marioneta e puthadore nder ne sa po duan !!! Sistemin politik, kushtetues e zgjedhor qe i kane imponuar Kosoves ua mundeson te huajve (qarqeve “miqesore ” e jo miqesore !) te kene kontroll te plote mbi partite politike (kreret e tyre), mbi institucionet dhe Republiken e Kosoves shqiptare !… Prandaj, nuk eshte çudi qe edhe pas shpalljes se propozimaktakuzes per kreun e shtetit dhe paralajmerimin per shume te tjere, Avdulla Hoti (Kryeminister!!??) vazhdon videokonferencat dhe takimet poshte e perpjet per “normalizimin e marredhenieve” me Serbine pa asnje shqetesim, sikur te mos ket ndodhur asgje!! Kryetari, qe per t’i sherbyer me mire ketij vendi do te duheje te jepte doreheqjen e te shkaktonte “krize institucionale”, detyrohet te shkoje ne Hage per t’u intervistuar nga prokuroria speciale! Shume poshteruese per nje vend sovran… Qeveria e Kuvendi pikerisht sot mbajne mbledhje sikur te ishim vendi me normal i botes!!?? E pra, ky “normalitet” per Kosoven ka marre fund… Nese keta krere te partive dhe institucioneve nuk e kuptojne se jane ne situate jonormale populli duhet te ngrihet dhe t’ua mesoj se ç’eshte normaliteti… Duhet nje ore e me pare te provokohet “kriza institucionale” dhe te shpallen zgjedhjet, te rikonfigurohet sistemi politik, te konsolidohet shteti dhe te shtyhet “dialogu” me Serbine, qe po kerkon bota, per kohe me te  mira per Kosoven…

Kontrolloni gjithashtu

Ramiz Lushaj: Me 9 prill 2025, në Ditën Përkujtimore të Thyemjes së Kufinit Kosovë- Shqipëri, do të përurohet Shtatorja e Heroit Bylbyl Breçani, në Tropojë

Ramiz Lushaj: Me 9 prill 2025, në Ditën Përkujtimore të Thyemjes së Kufinit Kosovë- Shqipëri, do të përurohet Shtatorja e Heroit Bylbyl Breçani, në Tropojë

Me 9 prill 2025, në Ditën Përkujtimore të Thyemjes së Kufinit Kosovë- Shqipëri, do të …