Xhevat Bislimi

Xhevat Bislimi: Shqiptarët pa dallim për bashkim

Keta dy muaj eshte ber shume pluhur e shume zhurme spekulative per bashkimin e Kosoves Lindore me Republiken e Kosoves! Personi qe hodhi kete ide te vjeter ne ‘tregun” e kombit nuk eshte qytetar i zakonshem, por Kryetar i Republikes se Kosoves! Eshte njeriu më pergjegjes (bashke me Rugoven dhe pranine nderkombetare!) per krijimin e komunave “serbe” (ndarjen e brendshme te Kosoves shqiptare!), per ndarjen e Mitrovices dhe te Veriut te Kosoves, per rrenimin e ekonomise, arsimit, shendetesise, kultures… Dhe, ky eshte njeriu me pergjegjes edhe per poziten e veshtire dhe shpernguljen e shqiptareve nga Kosova Lindore! Ky njeri eshte drejtperdrejt pergjegjes (bashke me Rugoven dhe Isa Mustafen) pse nuk u shtrua kurre çeshtja e Kosoves Lindore dhe e pozites se shqiptareve atje ne bisedimet e Vjenes dhe as ne bisedimet e Brukselit me Serbine…

Ndersa, sot po luan me ndjenjat e shqiptareve te kesaj pjese te pushtuar te Shqiperise pa fijen e turpit! Nuk ka shqiptar (e kam fjakmlen per shqiptarë qe jane shqiptarë!) qe eshte kunder bashkimit te Kosoves Lindore me Republiken e Kosoves, siç mundohet nganjehere t’i paraqes Kryetari i Republikes dhe mediet e tij ata qe jane sot kunder lojes me kufijte dhe me ndjenjate e bashkekombesve tane… Por, bashkimi i kombit ka njefare rruge dhe disa hapa qe duhen ndjekur… Bashkimi i pernjehershem ose i njekoheshem mund te behet me lufte. Natyrisht nese fitohet lufta! Referendumi ose rruga e shprehjes se deshires e vullnetit nuk merret parasysh ne rrethanat e sotme dhe per shume kohe me vone… Atehere, nese jo me lufte, duhet t’i shkojme me radhe: E para, duhet te vendoset kontrolli i plote ne çdo pellembe te territorit te Republikes se Kosoves… E dyta, Republika e Kosoves duhet te pavaresohet plotesisht nga Serbia… E treta, Republika e Kosoves duhet t’i bashkohet shtetit-trungut nga i cili ishte shkeputur pa vullnetin e saj, Republikes se Shqiperise… E katerta, edhe Maqedonia shqiptare duhet t’i bashkohet Republikes se Shqiperise, trungut te saj… E pesta, krahinat e pushtuara te Shqiperise nga Mali i Zi duhet t’i bashkohen Republikes se Shqiperise, trungut te tyre… E gjashta, Çameria dhe viset shqiptare deri ne Preveze (Shqiperia e Poshtme) duhet t’i rikthehen Republikes se Shqiperise… Dhe, krejt ne fund, kur Republika e Shqiperise te jete mjaftueshem e fuqishme, edhe Kosova Lindore (tri komuna), disa qytete te pushtuara me heret dhe Sanxhaku (8 600 km katrore) do t’i bashkoheshin Republikes se Shqiperise me marreveshje ose me force dhe keshtu do te zgjidhej çeshtja shqiptare ne Iliri, duke krijuar shtetin e perbashket shqiptar, i cili do te ishte faktor dhe aktor i fuqishem i paqese, sigurise, stabilitetit dhe zhvillimit e perparimit ne Iliri dhe Evrope. Kjo eshte jo vetem zgjidhja me e mire, por zgjidhja e domosdoshme per paqe te qendrueshme dhe afatgjate ne rajon e me gjere. Kjo eshte zgjidhja me e mire edhe per popujt dhe vendet fqinje…

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Kjo teori e vjetër, që po serviret sot, se Kosova është komb tjetër, është absolutisht tradhtare

Është e vërtetë që ju dhe të gjithë shqiptarët e ndershëm indinjoheni dhe e hidhni …