Ylli Mece

YLLI MEÇE: MASAKRA E BALLISTËVE QË VULOSI TURPIN E BASHKËPUNIMIT ME OKUPATORIN

Në historiografinë e popullit tonë gjatë okupacionit fashist të vendit 1939- 44 sikurse dhe në shumë vende të Evropës që lëngonin nën çizmen fashiste, lindi dhe u forcua më tej ndjenja e atdhedashurisë, ndjenjë kjo që shtresa të ndryshme shoqërore mbajtën qëndrime të ndryshme ndaj pushtimit nazi-fashist. Pjesa dërmuese e popujve jo vetëm për ta përballuar por dhe për ta luftuar okupatorin formuan frontin e gjerë Nacional- çlirimtar duke u bërë thirrje gjithë forcave politike për tu bashkuar pa dallim feje krahine dhe ideje për çlirimin e vendeve të tyre, teksa dhe forca të tjera të cilat shikonin interesat e tyre ekonomiko- shoqërore dhe pse do hiqeshin si atdhetarë ata do të viheshin direkt apo indirekt ne shërbim të nazi- fashisteve duke formuar qeveritë kukulla apo si njihen në termin tashmë të njohur “Qeveri Kuislinge”( Nga V.Kuislingu i Norvegjisë i cili sapo u pushtua vendi i tij ai i shërbeu me zell nazistëve gjermanë).Në vendin tonë PKSH dhe pse kish organizuar dhe një konferencë në Pezën e “Babë Lymit” duke u bërë thirrje popullit të hidhej në një front kundër pushtuesve italianë dhe më vonë atyre gjermanë, përsëri nga gjiri i popullit shtresa të ndryshme të shoqërisë shqiptare të asaj kohe mbajten qëndrime të ndryshme.

Të parët të cilët u hodhën në luftën e organizuar ishin komunistët shqiptarë, sigurisht pa mohuar dhe atdhetarë të tillë si Myslim Peza, Haxhi lleshi etj të cilët kishin formuar çetat e tyre kundër okupatorit. Gjatë lufte u lidhen me PKSH-ne dhe premtuan dhe disa organizata të tilla si ajo e “Legalitetit” me A.Kupin në krye e cila inatin me fashizmin e kishin se përse u patën përzënë mbretin Zog nga froni, sikurse dhe pjesa tjetër përfaqësues te feudo-borgjezisë së re shqiptare të udhëhequra nga M. Frashëri të cilët për të mos u diskretituar në popull hartuan dhe një “dekalog”( program me 10 pika) ku ata zotoheshin se do e luftonin armikun, por që në fakt dhe pse një dokumet gjysmak i cili nuk e theksonte se kush ishin armiqtë, përsëri “Balli” jo vetëm se nuk ndërmori asnjë hap me karakter luftarak që të dëshmonte besnikërinë e tij dhe ndaj atyre që kishin shkruar vetë, por përkundrazi “Balli Kombëtar” u bë palë me armikun. Eshtë për tu theksuar se shumë anëtarë të Qeverisë të Kabinetit “Vërlaci” e deri te I.Biçaku kishin qënë antarë e simpatizantë të “Ballit”. Kështu psh R. Mitrovica, Xh. Deva, L. Nosi, Xh. Stravecka,F. Dibra, H.Dema. K.Cakrani ishin të gjithë anëtarë të Ballit Kombëtar teksa të tjerët bashkëpunonim me prefekturat duke zbatuar pa përjashtim direktivat e pushtuesve. Por ajo që u grisi krejtësisht maskën ballistëve është masakra e 4 shkurtit 1944.

Sigurisht që komanda e lartë gjermane kishte dijeni të plotë për planin e hartuar nga Ministria e brendshme e Xhafer Devës, plan ky i cili ishte hartuar Hysni Dema si komandant xhandarmërie dhe nga Kadri Cakrani si kryetar i forcave të “Ballit”.Tirana atë ditë u mbulua me gjak prej dorës vrastare të sahan lëpirsëve shqiptarë të cilët ishin e ngelën deri në fund qen besnikë e në shërbim te fashizmit okupator. Ata nga urrejtja që kishin ndaj Frontit Nacional çlirimtar dhe forcave partizane të cilat nuk arritën dot që ti mposhtnin në operacionin e vështirë të dimrit ( ne fillimin e dimrit 1943 dhe fundin e tij 1944) sikurse dhe ndaj disa atentateve te Qarkorit te PKSH-se kundër spiuneve dhe b/punëtorëve te gjermaneve, organizuan masakrën më të përgjakshme atë të 4 shkurit. Gazeta “Bashkimi i Kombit” do të citonte fjalët e xhalatit se gjaku don gjak, si përgjigjie ndaj atentatit të rojes personale te K.Cakranit dhe xhaxhait të Xh.Devës, por që në fakt ky ishte preteksi, sepse forcat kolaboracioniste te ballit të K. Cakranit me urdhër të Devës dhe H.Demës do të kryenin krimin më të rëndë i cili do tu çirrte përfundimisht maskën ballistëve duke i radhitur ata si bashkëpunëtorët më të zellshmit dhe qen besnik të okupatorit.

Nëse ishin 86 të vrarë e të masakruar apo 74, nëse ishin dhe më pak kjo ska shumë rëndësi.Rëndësi ka fakti se dhe pse ata u vranë kriminelet e “Ballit” i lanë atje në vendin ku ranë me qëllim që të frikësonin popullin me anë të terrorit. Kjo ishte politika e “ballit” sikurse patën bërë dhe forcat e Ismail Golemit në burgun e kalasë së Gjirokastres të cilet jo më shumë por pak javë mbas maskarës së Tiranës ata do të pushkatonin disa antifashiste,. Ja kjo ishte fytyra e vërtetë e “Ballit Kombëtar” i cili i ka te lyer duart me gjak dhe nuk kanë as më të voglin ndryshim nga okupatorët, ata ishin dhe ngelen nazistët shqiptarë nën komandën e forcave hitleriane. Ja pse dhe dokumenti i 7 tetorit 1943 i Mithat Frashërit mbart vulën jo vetëm vërtetësinë e fajësisë së tyre si tradhtarë, por dhe atë të b/punimit ku ai shkruan me dorën e tij se duhet të ndrpritin çdo aktivitet luftarak kundër forcave gjermane deri sa te lëshohej një qarkore e dytë…. e cila nuk doli kurrë sepse “Ballistët” kishin kohë që mbi kurrizin e tyre kishin marrë vulën e tradhtisë….dhe k/ministrit tonë na i ardhka keq qe pse hoqën kokën e M.Frasherit nga vëllezërit e tjerë Frashëri. Mirë ja kanë bërë! I puthsha dorën atij që e hoqi atë tradhtar plangrishës, nga patriotët e mëdhenj Sami Abdyl e Naim Frashëri. Do të ishte në nderin e Bashkisë së qytetit të Tiranës që për këta martirë të rënë në 4 shkurt 1944 të ngrinin një përmendore e cila të na forcojë memorien historike për të kujtuar jo vetëm viktimat e pafajshme por dhe dorën tradhtare dhe rrugën e turpit që ndoqi “Balli Kombëtar”.

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …