Visar Ymeri: LDK nën frikën e zgjedhjeve po i ndryshon qëndrimet dhe po futet në diskursin e Vetëvendosjes

Ymeri: Sjellja kokëforte e kryeministrit Albin Kurti po ia vështirëson Kosovës pozitën në dialogun me Serbinë

Ish-kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, ka thënë se sjellja kokëforte e kryeministrit Albin Kurti po ia vështirëson Kosovës pozitën në dialogun me Serbinë. Ai ka shtuar më tutje se kjo kokëfortësi nuk i është sjellë asnjë e mirë Kosovës ndërsa mungesa e bashkërendimit me bashkësinë ndërkombëtare  i ka shkaktuar dëme Kosovës. “Mungesa e bashkërendimit me bashkësinë ndërkombëtare veçanërisht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës i ka shkaktuar dëme Kosovës dhe në fund nuk është që kemi arritur ndonjë gjë me sjelljen tonë kokëfortë, përkundrazi nuk është që e shmangëm zbatimin e Asociacionit, përkundrazi u dashtë me pranu një edhe më të dëmshëm se i vitit 2015, nuk është se siguruam ndonjë Kosovë më sovrane, përkundrazi mendoj unë që tashti do të jetë një situatë shumë më ndryshe edhe në pjesën veriore edhe pse po duket formalisht që atje kanë ndryshuar situatat”, ka thënë mes tjerash për Ekonomia Online, ish kryetari i partisë Vetëvendosje, Visar Ymeri ka thënë.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, përkujton Ditën Kombëtare të Personave të Zhdukur me dhunë

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në Ditën Kombëtare të Personave të Zhdukur me dhunë, përkujtoi …