The Telegraph: Gjyqtarët për krimet e luftës të Gjykatës Speciale duhet të largohen nga detyra për “shpërdorim të autoritetit”

Zbehja e entuziazmit për punën e Gjykatës Speciale brengos jugo-shqipfolësit, Qeverinë në Beograd dhe Kremlinin zyrtar

Zbehja e entuziazmit për punën e mefshtë dhe të ngadalshme të Gjykatës Speciale kundër UÇK-së,  ka shqetësuar dhe i ka brengosur shumë jugo-shqipfolës, kryesisht drejtues mediesh, kundërshtarë militantë të UÇK-së, po ashtu sikur e ka brengosur edhe Qeverinë në Beograd, por tani së fundi edhe Kremlinin zyrtar.  Zëdhënësja e ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zaharova, është cituar të ketë deklaruar se  Gjykata Speciale, e formuar për krimet e shqiptarëve kundër serbëve, ende  nuk ka dhënë asnjë rezultat. “Deri më tani, nuk ka rezultate nga puna  e Hagës për krimet e UÇK-së. Askush nuk është akuzuar, me gjithë dyshimet për vrasje dhe krime të tjera”, tha ajo, duke insistuar që  Specialja  të tregojë  sa më parë rezultatet e veta në punën e saj. Vëmendje e posaçme Rusia ka treguar për rastin e dorëheqjes së kryeministrit, Ramush Haradinaj, në pritje që ai dhe të tjerët të arrestohen. Po kështu tejet i zhgënjyer me lirimin e Ramush Haradinajt, është treguar edhe kryetari i Serbisë, Vuçiq me “ujqërit” e tij, meqë nuk iu dha rasti madje të festojë e të ngrehë as një dolli për “ndalimin” e Haradinajt në Hagë,  meqë sapo kishte dhënë intervistën, ishte kthyer në Kosovë. ( Më gjerësisht, Analiza…)

Kontrolloni gjithashtu

Mijëra bashkëkombas që jetojnë në Zvicërr po protestojnë në Cyrih kundër vendimit të GJS ndaj drejtuesve të UÇK

Mijëra bashkëkombas që jetojnë në Zvicërr po protestojnë në Cyrih kundër vendimit te Gjykatës Speciale …