Belinda Balluku

Zëvendës-kryeministrja e Shqipërisë, Belinda Balluku, deklaroi se nesër Tirana do të jetë skena më e madhe politike e Evropës

Zëvendës-kryeministrja Belinda Balluku, si dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, deklaroi se   nesër Tirana do të jetë nesër skena më e madhe politike e Evropës, pasi mbahet samiti BE-Ballkani Perëndimor me pjesëmarrjen e të gjithë liderëve. Ajo paralajmëroi firmosjen e një sërë marrëveshjesh të rëndësishme. Tirana tashmë është kthyer në një qendër të Ballkanit Perëndimor, ky është një moment historik. Fakti që nga të gjitha vendet është zgjedhur Shqipëria padyshim ne na bën krenarë, kjo tregon besueshmërinë që kemi dhënë dhe të gjithë mënyrën konstruktive sesi Edi Rama ka kontribuar në bashkësinë që quhet Ballkani Perëndimor. Samiti është vazhdimësia e një punë që ka nisur prej kohësh, pritet që të ketë disa marrëveshjeve të rëndësishme. Një takim i këtij rangu, i këtij niveli ku do të jenë të gjithë liderët evropianë do jetë një moment i rëndësishëm për të marrë vendime të rëndësishme”, u shpreh Belinda Balluku.

Kontrolloni gjithashtu

Britania e Madhe: Kosova e Serbia duhet të jenë të përfshira në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës ishte tema e diskutuar në seancën e fundit …