Fehmi e Xhevë Lladrovci

Zymer Mehani: Lule e atdheut tim

(I kujtojmë dëshmorët Fehmiun e Xhevën me rastin e përvjetorit të rënies (22 shtator 1998)

Çifti Fehmi e Xhevë Lladrovci, që ishin ndër figurat më eminente të organizimit dhe të luftës për liri në Kosovë, ranë më 22 shtator të vitit 1998, në një betejë të vështirë e të pabarabartë me forcat serbe, pas një qëndrese heroike. Bashkë me ta ra edhe studentja,

Fatime Hetemi dhe shumë dëshmorë të tjerë. Lavdi!)

I

Lulëkuqe e kësaj Toke, moj

Ngjyrat e tua

Shumë t’i dashuroj

Dhe ky imi shpirt

Pas teje rend n’shtegtim

Ia solle lirinë

Lule, atdheut tim

II

Me kujtimin për Ty

Punoj dhe jetoj

Me dhembje, por krenar

Lulegjaku, moj

Yt zë më kumbon

Shpesh në qetësi

Kur vëllezërve u flisje

Për t’shtrenjtën liri

Lulëkuqe e Tokës sime

Pas hapave të tu dritë-hirë

Arriti, e bukur si nuse

E atdheut liri e dëlirë

E me atë Lisin e Madh

Me kokë prore n’qiell

Njëri-tjetrin dashuronit

Me zjarr, Motra Xhevë

Si Azemi me Shotën tok

E pate Fehmi Lladrovcin

Bashkëluftëtar e shok

Shok të zemrës

Të jetës helm-vajë

As lufta, as vdekja

S’mundi që t’ju ndajë

III

E di, Trime, Lulegjaku

Tani pranveron

Më mirë se herave tjera

Harlisesh drejt qiellit

Petalet lëviz

Më shfaqesh n’vegim

E për atdheun e shtrenjtë

Për një çast dhe përgjithnjë

Të pushuan tik-taket e zemrës

Por ti Lulëkuqe e kësaj Toke

Dhe sot kuqëlon

Dhe sot pranveron

Më shikon

Më flet

Me tuajat ato fletë

Neve na dhe jetë

IV

Sa kisha dëshiruar

t’i prek tuajat fleta

ta puth atë kurorë

ngjyrash kuq e zi

Nga zemra plot zjarr

nxjerr një këngë plot mall

t’ia vë si kurorë

tëndit lapidar

Trimëreshë,

Ty të falem

Për ty këndoj

e s’ndalem

E bukur, e ëmbël

plot diell më je ti

Kam një mal me vargje

Lulëkuqe për ty

V

Rrugës së gjakut

ata erdhën

Se tjetër rrugë

s’u mbet

E ti, moj Lulëkuqe

e kësaj Toke

qartë ua tregove

këtu kush është mbret

Ti, moj Lulegjaku

i hape petalet tuaja të mëdha

porsi Shqipe Dykrenore

Me të gjerët krahë

Me plot krenari,

hije i bën Tokës Arbërore

Me trimëri shqiptare

e besë stërgjyshore

Zemër-burrëreshë

plot trimëri

Lufëtare ndër luftëra

për t’shtrenjtën liri

VI

Tjetër kohë nuk ka,

veç kohës së Lulëkuqeve

Koha e urrejtjes

u nënshtrua nga Ju Lulegjak

Nën petalet tuaja

liria u përflak

Kontrolloni gjithashtu

Blerim Metaj: SHQIPËRIA

Blerim Metaj: SHQIPËRIA

Ty Shqipëri ta puthi ballin, T’i njoh plagët e ta di hallin, T’i njoh dhimbjet …