vipa
vala
muqa 900
Fillimi / Dëshmorët / Arben Avdyl Ukshini (15.12.1978 – 7.7.1998)
Arben Avdyl Ukshini (15.12.1978 - 7.7.1998)

Arben Avdyl Ukshini (15.12.1978 – 7.7.1998)

Në mesin e trimave, që pa u hamendur ia fali jetën atdheut dhe shkëlqeu në fushëbeteja në ditët më të nevojshme për çlirimin e Kosovës, është edhe Arben Ukshini.
Arbeni u lind më 15.12.1976 në Morinë, komuna e Gjakovës. Është fëmija i tretë nga shtatë fëmijët e prindërve Avdyl e Elmie Ukshini: Sadetja, Hyseni, Arbeni, Avniu, Shaha, Shkëndija, dhe Vlora.
Arbeni ishte nipi i patriotit Brahim Beqë Ukshini, pjesëtar i Organizatës Nacional-Demokratike Shqiptare në vitet ’40-ta shekullit 20. Familja e tij ishte burgosur dhe keqtrajtuar nga regjimet e pushtuesit serb, për shkak të kryengritjeve antijugosllave të herëpashershme në Kosovë. Gjyshi i tij, Brahim Beqë Ukshini, i lindur më 1914, në fund të Luftës sw Dytw Botwrore (1945), arrestohet nga OZNA dhe dërgohet në burgun “Kulla e Sheremetit” në Pejë me Sulejman Lleshin, Bajram Shllakun dhe Ismet Komonin, ku dënohet me 20 vite burg të rëndë, për shkak të mobilizimt të tij në Frontin Demokratik Shqiptar (NDSH) dhe luftës për mbrojtjen e kufinjve etnikë në pjesën veriore të Kosovës. Pos tjerash, atij iu konfiskua tërë pasuria. Përndjekje, arrestim dhe tortura në burgjet jugosllave, pwrjetoi edhe i biri i tij, Isufi, i cili pas shkollimit shërbeu mësues në Molliq e Morinë, por për shkak të aktivitetit patriotik, burgoset, e nga pasojat e dhunës, vdes në moshë të re, pa e shijuar mësimdhënien aq të dashur te nxënësit, të etur për dije e liri. Një fat të tillë e pati edhe Zeneli, të cilit i montuan një dënim, më vonë e bastisin dhe i gjejnë tri armë, për të cilat e dënojnë një vit dhe ia kërkojnë djemt. Për këtë shkak, djemt detyrohen të emigrojnë, për t’u kthyer në fillim të luftës, më 1998 dhe për t’ia falur jetën lirisw sw atdheut. Kështu, familja e Arbenit nuk pati jetë të qetë për 50 vjet me radhë. Andaj, nuk është e rastësishme që, nga kjo familje e gjerë, tre nipat e Brahimit: Arbeni, Muhameti dhe Blerim Ukshini, të bijnë dëshmorë në fushën e nderit dhe të shkëlqejnë në altarin e lirisë së Kosovës.
Shkollën fillore, Arbeni e kreu në vendlindje dhe në Ponoshec, ndërsa të mesmen e vazhdoi në Gjakovë, por nuk arriti ta kryejë, për shkak të mossigurisë dhe përndjekjeve.
Në vitet ’90-ta të shekullit 20 ishte pjesëmarrës i protestave dhe manifestimeve kundër pushtuesit serb, të organizuara në Gjakovë. Në vitet 1995-’98, qwndron në emigracion në Gjermani. Edhe atje e kishte në zemër Kosovën martire dhe dëshirën për çlirimin e saj. Më 16.3.1998, bashkë me kushëririn, Samiun, pa hamendje, kthehet në vendlindje dhe u bashkohet radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Morina, asokohe ishte nyje e furnizimit me armatim. Në udhëheqje të dyanshme të vendkalimit kufitar bënte pjesë edhe Arbeni me shokë të luftës.
Kontaktet e para me Ushtinë Çlirimtare të Kosovës i pati në fund të janarit 1998. Edhe pse disponoi armë personale, automatik dhe pushkë gjermane, ai ishte disa herë në Shqipëri për furnizimin e UÇK-së me armatim, si njohës i mirë i terrenit kufitar. Në fillim të luftës, Morina ishte terren i përshtatshëm për furnizimin me armë nga Malësia, por u hetua dhe u vështirësua. Stërvitjet i ka kryer në vendlindje. Me detyrë ishte përgjithësisht ushtar fronti, por është marrë edhe me logjistikë.
Ofanziva e parë u zhvillua më 24 prill 1998, ku Arbeni me komandantin Sami Ukshini dhe ushtarët Xhafer, Blerim, Muhamet, Avni e Ajet Ukshinin, Arben e Nezir Elezajn, Shkëlzen Sylën etj., u kundërvihet hordhive armike, shumëfish më të mëdha, duke u shkaktuar dëme në ushtarë dhe armatim. Arbeni mori pjesë aktive në betejat e Morinës, Ponoshecit, Belegut, Carabregut e kudo që pati nevojë. Bashkë me Arbenin, luftuan edhe Nezir Elezaj, Blerim e Xhafer Ukshini.
Më 24 prill 1998, Arbeni me njësitin ushtarak të Morinës, mori pjesë kundër forcave ushtarake-policore serbe të pozicionuara në vendin e quajtur Gllënjtë e Bokës, ku e detyruan armikun të kthehej prapa. Në këtë betejë u dalluan luftëtarët Sadri e Sulejman Avdyli, Arben, Sami, Blerim dhe Muhamet Ukshini, Abaz Pulatani, etj. Ndërkaq, kah mesi i tetorit 1998, Arbeni, bashkë me Blerimin dhe Nezir Elezajn, u shkon në ndihmë ushtarëve në fshatin Beleg e Carabreg të Deçanit. Atje plagoset dhe shkon pwr shwrim në spitalin e improvizuar në Dobrosh. Ende pa u shëruar mirë, Arbeni, Blerimi e Neziri përshëndeten me Xhafer Ukshinin e Milot Konjufcën dhe kthehen në front të Morinës.
Më 13 qershor 1998, pas një qëndrese heroike, bien dëshmorë Muhamet Ukshini dhe Shkëlzen Syla. Ndërkaq, më 22 qershor 1998 plagosen Arbeni, Xhaferi, Nezir Elezaj e Milot Konjufca, të cilët shërohen në spitalin uhtarak të Dobroshit, duke u kthyer përsëri bashkë në front, ashtu siç ishin besatuar, se do të jenë bashkë në jetë e në vdekje. Ndërkaq, më 30 qershor 1998, luftimet në Morinë ashpërsohen. Forcat këmbësorike e artilerike serbe iu kishin afruar brendisë së fshatit. Dhe grupe diversante serbe u afrohen pozicioneve të njësitit shqiptar, ku zbulohen nga rojet e natës. Në ato momente kritike, ushtarët e Morinës hapin zjarr befasues mbi armikun. Lugina ushton nga britmat tmerruese të kriminelëve serbë. Ndërkohë, me ton të lartë, jepet urdhëri nga eprorët serbë për tërheqje. Shtatë ditë para se të bie dëshmor, Arbeni u plagos, por nuk priti të shërohet nga dëshira për të mos iu ndarë frontit.
Ndër betejat e shumta, duhet veçuar ajo e 7 korrikut 1998, që shënoi triumfin e UÇK-së mbi armikun, por edhe humbjen e disa trimave të rënë heroikisht në fushën e nderit. Ishte një njësit 20-30 luftëtarësh shqiptarë kundër tri batalioneve terroriste serbe, duke përfshirë edhe njësitin special serb të elitës frenkiste, që pati luftuar edhe në Kroaci, e në Bosnjë dhe së fundi edhe në Morinë, e cila vërsulet nga Boka e Morinës e malet Brovinës, nga Gryka e Potokut, nga Molliqi dhe nga ana perëndimore e rrethkufirit. Në këtë betejë, Arbeni me gjithë shtabin e Morinës e me gjithësejt 25 ushtarë, zhvillojnë një betejë për jetë a vdekje, kundër rreth 1500 forcave të motorizuara artilerike të këmbësorisë serbe, të ndihmuar nga avionët e tyre luftarakë, me përforcime nga forcat diverzante elite dhe ato frankiste, të njohura për masakra në Bosnjë, kur pas një lufte heroike, në altarin e lirisë ranë disa dëshmorë morinasë, bashkë me ta edhe Arben Ukshini, në moshën njëzetvjeçare. Ai ra në pyllin e quajtur Rrahina, të cilin e tërheq Nezir Elezaj në largësi 100 metrash nga armiku, duke rrezikuar edhe veten e tij, ku pastaj u goditën të dytë nga njësiti famkeq Frenki – Beretat e Kuqe, i cili kishte fituar për keq famë në frontet e Bosnjës e të Kroacisë, por për të parën herë në Morinë kishte pësuar humbje, duke lënë të vrarë rreth 100 ushtarë.
Këtë ditë, forcat ushtarake serbe kishin rrethuar Njësitin dhe Shtabin e UÇK-së në Morinë nga të gjitha anët. Sulmi fillon në orët e hershme të mëngjesit, duke gjetur ushtarët shqiptarë në gatishmëri. Beteja zgjati deri në orët e vona të pasditës. Një predhë e armikut e goditi në këmbë trimin Arben Ukshini, ku i shkaktoi gjakderdhje të madhe, larg mjekut e barërave, megjithë përpjekjet e Sadri Avdylit e Nezir Elezajt, që ia lidhën plagët. Në minutat e fundit të jetës, Arbeni u thotë shokëve të largohen, bile ata të shpëtojnë, por ata nuk pranuan. Më në fund, Neziri e merr mbi supe dhe niset për ta çarë rrethimin, por një plumb snajperi i goditi të dy luftëtarët e lirisë, të cilët ranë heroikisht. Pranë Arbenit bien edhe Neziri e Imeri, ndërsa Blerimi mbetet i plagosur. Duke luftuar fyt për fyt me forcat çetnike, ranë heroikisht, për të mos vdekur kurrë, dëshmorët e kombit: Blerim, Arben Ukshini, Ahmet Pulatani, Nezir Elezaj, Sylejman Avdyli dhe Ymer Bytyçi nga Nishori i Therandës.
Ato ditë, edhe armiku pranoi numrin e militarëve të tyre të vrarë, numër që arrinte deri në 64 ushtarë dhe oficerë të armatës serbe. Atëherë Arbeni, së pari varroset në Morinë.
Trupi i tij pushon në Varrezat e dëshmorëve të Kombit në Gjakovë.
Arbeni dhe bashkëdëshmorët e tij kanë një lapidar të përbashkët në vendlindje, te shkolla fillore, aty ku luftuan më së shumti dhe ranë heroikisht, duke u bërë të pavdekshëm gjithmonë e jetën, si dhe duke lënë prapa krenari për veprat e tyre heroike ndër bashkëluftëtarë, vendës e shokë që e kanë njohur. (Z. Gj.)