MIT
Airport Adem Jashari
kek
mbpzhr 2018
valamobile
Fillimi / Dëshmorët / Tahir Abaz Mazrekaj (8.5.1961 – 23.4.1998)
Tahir Abaz Mazrekaj (8.5.1961 - 23.4.1998)

Tahir Abaz Mazrekaj (8.5.1961 – 23.4.1998)

Dëshmori Tahir Mazrekaj u lind në Sllup të Deçanit, më 4 janar 1971 në një familje bujare. Ndër shtatë fëmijët e Abazit e Zymës, katër djem e tri vajza, Tahiri ishte fëmija i pestë me radhë. Babai i dëshmorit, Abazi e kishte përjetuar dhe mbijetuar masakrën famëkeqe të Tivarit.
Tahiri kreu shkollën fillore në Drenoc dhe të mesmen në Deçan. Për nevojat ekonomike të familjes, në vitet ’80 të shekullit të shkuar u deturua të mërgojë në Gjermani e Zvicër, ku edhe kishte krijuar lidhjet me lëvizjen e organizuar kombëtare.
Me kthimin nga diaspora, nëpër Malësi, ku kishte miq të zemrës, si djemtë e Hamëz Bajramit nga Padeshi, sidomos Besmiri, pastaj Shkëlqim Hajdarmetaj nga fshati Zogaj, shtëpia e të cilit ishte bërë vatër e UÇK-së, u inkuadrua në luftë, së pari në shtabin lokal të fshatit, nën komandën e Demë Lokajt.
Ishte i armatosur me kallashnikov dhe bomba dore, me të cilat ishte pajisur në Malësi, ku shpesh shkonte andej edhe për t’i përcjellur rekrutët, si njohës i mirë i terrenit, në zonën e vdekjes midis tokës arbërore. Në këtë detyrë shoqërohej dhe nga i vëllai, Agimi dhe bashkëveprimtari, Abdyl Mushkolaj. Në UÇK u mobilizua më 23 prill 1998.
Nevoja për furnizim me armatim, Tahirin me bashkëfshatarë e bashkëluftëtarë e detyroi të marrë rrugën e mundimshme për në Malësi të Tropojës. Grupi i parë prej 22 ushtarësh rekrutë u nis më 18 prill 1998. Grupi i dytë i luftëtarëve nga Sllupi, Vokshi, Batusha, Hereqi, e Nivokazi, prej rreth 100 luftëtarësh, ku merrte pjesë edhe Tahir Mazrekaj, niset të nesërmen, më 19 prill 1998. Pasi luftëtarët pajisen me armatim të mjaftueshëm, gjatë kthimit në Kosovë, në Koshare bien në pritë të forcave ushtarake serbe. Pas luftimeve të ashpra, Tahiri goditet nga armë zjarri dhe bie në tokën e shenjtë, si dëshmi e një kufiri të mallkuar që ndante trojet shqiptare në dy pjesë, e i cili nuk do të jetë më kurrë. Nga Vokshi e Sllupi, përkrah Tahirit bien edhe dëshmorët: Selman Lokaj, Imer Lokaj, Hajdar Lokaj, e Beqë Lokaj, Xhemajl Mazrekaj, Bekim Mazrekaj e Bekë Mazrekaj dhe Astrit Hadërgjonaj, nëntë dëshmorë nga Hereqi dhe Veli Noci e Blerim Jonuzaj nga Dujaka e Gjakovës.

Trupi i dëshmorit Tahir Mazrekaj dhe i dëshmorëve të tjerë nga Hereçi e Turjaka, pasi tërhiqen nga morgu i spitalit të Gjakovës, varrosen në vendlindjen e tyre.

Rrugën e luftës për liri e ndoqi deri në rënie në altarin e atdheut edhe vëllai i Tahirit, Agimi.

Familja e dëshmorit Tahir Mazrekaj është nderuar me shumë mirënjohje nga institucionet e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për gjakun e derdhur të bijëve të saj, Tahirit e Agimit.

Për figurën e dëshmorit Tahir Mazrekaj dhe të vëllait të tij, Agimit, bashkëluftëtari dhe miku i tij, Abdyl Mushkolaj, ka thurur një poezi të karakterit folklorik, me strofën:

“Tahir Mazreku e vëlla Agimi
janë lulëkuqe me aromë prilli
krah me tjerët luftojnë krenarë
Sot shndërrisin në lapidar”

Dëshmori Tahir Mazrekaj la pas vetes bashkëshorten, Hatixhen dhe pesë fëmijët: Raifin, Elvisin, Mërgimin, Timën dhe Florentinën. (Z. Gj.)

Kontrolloni gjithashtu

Avdylgafurr Merxhan Luma (12.4.1961 - 22.5.1999)

Avdylgafurr Merxhan Luma (12.4.1961 – 22.5.1999)

Në agun e 12 prillit të vitit 1961, derisa bora e Sharrit ende dyluftonte me ...