Këshilli Drejtues i Sindikatës të Policisë së Kosovës, në mbledhjen e mbajtur ka shqyrtuar situatën e krijuar dhe vazhdimin e pakënaqësive të shumta të pjesëtarëve të policisë lidhur me mospërfshirjen në pakon emergjente që është e përcaktuar me ligj, ku përfshihen tani mo pagesa prej 300 eurove, mos pagesa e orëve shtesë, mos pagesa e shujtës dhe mospagesa e ndërrimit të natës sipas ligjit. Sipas komunikatës, duke e ditur dhe duke u bazuar në kushtet e vështira dhe në rrethanat në të cilat po vazhdon të punon Policia e Republikës së Kosovës në këtë situate pandemie, Sinadikata e Poicisë së Kosovës, fillimisht me datë 21.07.2020 iu është drejtuar me një kërkesë urgjente kryeministrit të Republikës së Kosovës Avdullah Hotit, si dhe Ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliu me të cilin ka realizuar një takim, me qëllim të realizimit të kërkesave tona sindikale.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti sulmoi mediat dhe opozitën gjatë fushatës në Kamenicë, edhe pse thotë se ato ‘ama nuk po kanë kurrë farë rëndësie’
Kryeministri Albin Kurti, në një tubim elektoral të mbajtur në Kamenicë, ka vazhduar kritikat kundër …