Qendra e Studentëve në Prishtinë hap konkursin për pranimin e 1.600 studentëve të rinj

Gjatë ditës së sotme fillon testimi për COVID-19 i personave që janë në karantinë në Qendrën Studentore

Vendosja e të kthyerve në Kosovë në karantinë tek Qendra Studentore në Prishtinë nisi me datën 19 mars kurse deri më tani aty janë vendosur 493 persona. Me rekomandim të bërë nga mjekët e Mjekësisë Familjare tek konviktet janë liruar për vetizolim 53 persona, në QKUK janë transferuar dy persona prej të cilëve vetëm njëri ka rezultuar pozitiv për COVID-19, duke vazhduar kështu trajtimin në Klinikën Infektive. Tani për tani në karantinë janë 438 persona, ndërsa prej sot pritet të fillojë testimi i atyre që kanë kaluar më shumë se 14 ditë në karantinë dhe fillon largimi i tyre prej aty. “Deri të shtunën duhet të testohen 145 raste, ata do të lëshohen në shtëpi në vetizolim edhe 14 ditë tjera.E gjithë kjo punë ështe realizuar nga Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga MSH e perkrahur nga shumë ministri të qeverisë!Menaxhimi i gjithë këtyre njerëzve do të ishte i pamundur pa punën e palodhshme të stafit të Qendrës së Studentëve,Policisë së Kosovës, ekipeve mjekësore të Mjekësisë Familjare, ekipeve të palodhshne të IKSHPK”, thuhej tutje në njoftim.

 

Kontrolloni gjithashtu

Prokuroria hedh poshtë kallëzimin penal ndaj Hysen Berishës, deklaratat televizive nuk u cilësuan vepër penale

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka hedhur poshtë kallëzimin penal e paraqitur ndaj ish-deputetit Hysen Berisha, …