Monthly Archives: February 2018

,,Ekspozita Bazë” prezanton artefakte të rralla e të rëndësishme të kulturës e historisë së vendit tonë

Eksponate të periudhave të ndryshme të trashëgimisë kulturore nga periudha e Neolitit e deri te Shpallja e Pavarësisë së Kosovës më 2008, janë prezantuar në hapjen e ‘Ekspozitës Bazë’ në Muzeun e Kosovës, e para e konceptuar si e këtillë. Eksponate të rralla dhe të rëndësisë së veçantë janë prezantuar …

Më shumë...

Kryetari Latifi takoi mjekët dhe infermierët e QKMF-së në Rahovec

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka deklaruar gjatë një takimi me mjekë dhe infermierë se QKMF-ja në Rahovec, se duhet të ofrojë shërbime edhe më cilësore për të gjithë pacientët e komunësë. Kryetari Latifi i ka falënderuar, mjekët dhe infermierët, për punën humane që bëjnë ata, dhe njëkohësisht …

Më shumë...

Kryetari Jashari nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Caritas –Kosova për ngritjen e shërbimeve shëndetësore në Skenderaj

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, i shoqëruar nga Drejtori për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Osman Veliu si dhe Drejtori i QKMF-së, Fazli Kadriu, priti në takim Drejtorin – Gjeneral, Don Viktor Sopi, së bashku me bashkëpunëtorë nga Caritas Kosova, dhe nënshkruajtën marrëveshje bashkëpunimi dhe bashkëfinancimi, për ngritjen e …

Më shumë...

Treshja e BE-së: Junker, Mogherini, Hahn do të vizitojnë vendet e Ballkanit dhe Kosovën

Treshja e BE-së: Junker, Mogherini, Hahn do të vizitojnë vendet e Ballkanit dhe Kosovën

Kryetari i Komisionit Evropian, Zhan Klod Junker, shefja e BE-së, Federica Mogherini dhe Komisioneri për Zgjerim, Johannes Hahn, do të vizitojnë vendet e Ballkanit, por edhe vendin tonë. Vizita në Kosovë e zyrtarëve evropianë, e paraparë më 28 shkurt, bëhet në kuadër të vizitave  të tyre në Ballkan. Ata do …

Më shumë...

Hoxhaj: Bosnja nuk ka politikë të jashtme të pavarur, ajo është direkt e varur nga Beogradi

Enver Hoxhaj paralajmëron edhe masa tjera reciprociteti ndaj Serbisë pas taksës për produktet nga ky shtet

Zëvendës-kryeministri i  Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se duke mos e ftuar Kosovën në takimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, Bosnja po promovon vlera anti-Evropiane dhe politikë përjashtuese e cila e dëmton bashkëpunimin rajonal. Madje, Hoxhaj e ka quajtur këtë sjellje të Bosnjës dëshmi se Bosnja nuk ka politikë të …

Më shumë...

Edhe zëvendës-kryeministri i Maqedonisë, Bujar Osmani, nuk mori pjesë në takimin e Banjallukë për shkak të Kosovës

Edhe zëvendës-kryeministri i Maqedonisë, Bujar Osmani, nuk mori pjesë në takimin e Banjallukë për shkak të Kosovës

Edhe zëvendës-kryeministri i Maqedonisë, Bujar Osmani, ka refuzuar ftesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bosnjë-Hercegovinës për të marrë pjesë në takimin e sotëm që po mbahet në Banjallukë të Bosnjës. Me gjithë faktin se konfirmova prezencën time në atë konferencë, pasi që kuptova se Kosova nuk është ftuar …

Më shumë...

Shqipëria refuzon pjesëmarrjen në konferencën e Banjallukës për shkak të mos ftesës së Kosovës

Shqipëria refuzon pjesëmarrjen në konferencën e Banjallukës për shkak të mos ftesës së Kosovës

Shqipëria nuk do të marrë pjesë në Konferencën e ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor, që nis sot në Banjallukë të Bosnjë-Hercegovinës. Report TV raporton se Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, ka refuzuar ftesën për të marrë pjesë në këtë konferencë, që ka për tematikë “Ballkani Perëndimor …

Më shumë...

ShBA: Rusia ka përgjegjësi unike për vrasjen e mbi 400 njerëzve në Siri gjatë javëve të fundit

ShBA: Rusia ka përgjegjësi unike për vrasjen e mbi 400 njerëzve në Siri gjatë javëve të fundit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kritikuar Rusinë për bombardimet në enklavën e Goutas Lindore të Sirisë, duke thënë se Moska ka “përgjegjësi unike” për vrasjen e mbi 400 njerëzve atje, në javën e fundit. Departamenti Amerikan i Shtetit i ka bërë thirrje Rusisë që të shfrytëzojë ndikimin e saj …

Më shumë...

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj: Ligji për demarkacionin do të votohet kështu siç është

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka thënë se gjithçka është afër për arritjen e marrëveshjes për votimin e demarkacionit. Pavarësisht kësaj, Haradinaj ka bërë me dije për Tv21 se AAK-ja nuk do të heq dorë nga raporti i Komisionit shtetëror për demarkacionin i cili drejtohet nga …

Më shumë...

Ministrja e Integrimit, Dhurata Hoxha, është takuar me ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Per Strand Sjaastad

Ministrja e Integrimit, Dhurata Hoxha, ka pritur në takim, ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Per Strand Sjaastad

 Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka pritur sot në takim, ambasadorin e Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë, Per Strand Sjaastad, me të cilin ka diskutuar për sfidat dhe të arriturat e procesit integrues. Hoxha, e vlerësoi lartë përkrahjen që i erdhi nga vendi mik Norvegjia, si në aspektin politik, ekonomik …

Më shumë...

Deptueti i LV, Rexhep Selimi thotë se do të duhej të kishte konsensus për interes të qytetarëve

Deptueti i LV, Rexhep Selimi thotë se do të duhej të kishte konsensus për interes të qytetarëve

Nuk janë votat e mjaftueshme për demarkacionin. Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, pas shtyrjes së seancës për të mërkurën në orën 10:00, ka thënë se konsensusi do të duhej të ishte në interes të qytetarëve. “Duket qe qeveritaret po flasin natën, parlamenti Kosovës ka mbetur një pistë kur dalin vetëm …

Më shumë...

Bilall Sherifi: Së pari duhet të arrihet një unitet, në mënyrë që ky raport të jetë pjesë integrale e ligjit

Sherifi: Kosova i ka përmbushur kushtet për liberalizim dhe vonesat po bëhen për shkak të procedurave të vet BE-së

Shef i grupit parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, gjatë seancës për demarkacionin e dha mendimin e partisë së tij në lidhje me këtë çështje. “Procesi ka një histori. Se pari kemi një raport mbi bazën e të cilit është arritur marrëveshja, kemi një raport të z. Meha dhe në …

Më shumë...

Kujtim Shala: Projektligji aktual për demarkacionin s’mund të votohet pasi nuk është marrëveshje e qartë e konkrete

Kujtim Shala

Deputeti i LDK-së, Kujtim Shala, ka thënë se Projektligji aktual për demarkacionin nuk mund të votohet pasi nuk është marrëveshje e qartë dhe konkrete. Sipas tij, në këtë projektligj ka dy raporte të cilat bien në kundërshtim me njëra-tjetrën. Ai projektligj si mbështetje ka dy raporte të cilat kundërshtojnë njëra …

Më shumë...

Kryeministri Ramush Haradinaj thotë se asnjë germë nuk po i hiqet ligjit për demrkacionin

Kryeministri i Kosovëd, Ramush Haradinaj - deputetëve të LDK-së: Marre ju koftë!

Sot në Kuvendin e Kosovës, ku po diskutohet Marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi, situata duket e tensionuar. Kryeministri, Ramush Haradinaj në një adresim para deputetëve tha se Projektligji që ka ardhur para deputetëve e ratifikon Marrëveshjen e Demarkacionit të gushtit të vitit 2015. Asnjë germë nuk po i …

Më shumë...

Kryekuvendari Veseli: Nëse sot nuk ratifikohet demarkacioni, 10 ditë nuk kemi të drejtë ta sjellim sërish në Kuvend

Kryekuvendari Veseli: Nëse sot nuk ratifikohet demarkacioni, 10 ditë nuk kemi të drejtë ta sjellim sërish në Kuvend

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, para deputetëve ka thënë se nëse nuk votohet sot marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi. Ai ka thënë se nëse sot nuk ratifikohet demarkacioni, atëherë dhjetë ditë nuk kemi të drejtë ta sjellim sërish në Kuvend.

Më shumë...

Ramadan Bozhlani: Duke u shkundur nga të metat i përfitojmë cilësitë

Ramadan Bozhlani

Pavarësia e Kosovës e ka marr rrugën e përjetshme pavarësisht barrierave që do t’i hasë. Rritja e moshës së saj e obligon shoqërinë tonë të udhëtoj në rrugën e vlerave, emancipimit, kulturës, shkencës dhe arsimimit të mirëfilltë. Edhe pse ambienti i shtetit tonë nuk mundëson kushte të favorshme, ne duhet …

Më shumë...