Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve dega Vushtrri, njofton të gjitha familjet e dëshmorve, veteranë e invalidë të UÇK-së, bashkëluftetarë të dëshmorit e qytetarë se më daten 30.08..2018 ditë e enjte nga ora 11:00 do të bëhen homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve, në Bletajë të Vushtrrisë, në 20 vjetorin e rënies heroike …
Më shumë...Monthly Archives: August 2018
Të vështira, por të mundshme i vlerëson Mogherini negociatat në mes të Hashim Thaçit e Aleksander Vuçiqit
Negociata të vështira, por të mundshme për një marrëveshje të qëndrueshme i ka quajtur bisedat Kosovë Serbi, shefja për politikë të jashtme e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini e cila ka mbërritur në Vjenë, ku ajo do të kryesojë një takim joformal dyditor, me ministrat e Punëve të Jashtme të shteteve …
Më shumë...Lëvizja për Bashkim i numëron “humbjet” dhe fitoret e Kosovës në rast të ridefinimit të kufijve me Serbinë
Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, i ka dalë në përkrahje kreut të shtetit, në lidhje me idenë e korrigjimit të kufijve, siç po e quan ky i fundit. Murati i ka numëruar “humbjet” dhe përfitimet e Kosovës në rast të ridefinimit të kufijve me Serbinë, ndërsa ka thënë …
Më shumë...Për partinë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, kufijtë e vendit janë të panegociueshëm
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, njëherit kryeministri Ramush Haradinaj gjatë të mërkures ka takuar udhëheqjen e lartë të partisë. Për këtë takim ka shkruarnë rrjetin social, nënkryetari i AAK-së, Pal Lekaj. Ai ka njoftuar se kjo parti është pro çdo nisme që ka për qëllim paprekshmërinë e kufijve …
Më shumë...Jakup Krasniqi: Kuvendi nuk e ka mandatuar asnjë drejtues të ndonjë institucion të bëjë pazare me territorin e vendit
Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi ka vlerësuar se Kuvendi si organi më i lartë i shtetit, nuk e ka mandatuar as një institucion të lartë të shtetit dhe asnjë drejtues të ndonjë institucion që të bëjë pazare me territorin e vendit. Po të ndodhte kjo, atëherë …
Më shumë...Veteranët e UÇK-së të Brigadës 113 “Mujë Krasniqi”, do të protestojnë për largimin nga lista të veteranëve të rremë
Protesta të reja do të mbahen në Prishtinë, për të kërkuar largimin e veteranëve të rremë nga lista e përfituesve të pensioneve. Këtë herë, vet veteranët e UÇK-së të ‘Brigadës 113 Mujë Krasniqi’, që kanë vepruar në kuadër të Zonës Operative të Drenicës, do të protestojnë me datën 3 shtator, …
Më shumë...Brok: Nuk është mirë të nxitet ndryshimi kufijve, por nëse dy palët arrijnë të merren vesh, atëherë është një gjë tjetër
Eurodeputeti gjerman i CDU-së, z Brok, me influencë të madhe në Parlamentin Evropian dhe partinë gjermane për të përditshmen austriake „Der Standard“ ka komentuar zhvillimet e fundit politike në Ballkan, pas hapjes së ide për korrigjimin e kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Europeduteti i partisë së Angela Merkelit ka theksuar …
Më shumë...Xhevat Bislimi: Për dhe kundër “lojës” Thaçi Vuçiq
(Heshtja dhe “neutraliteti” i Tiranes zyrtare te pajustifikueshme!) Gati njezete vite pas Luftes se LPK-UÇK-se dhe te kombit shqiptar per çlirimin e Kosoves shqiptare nga thundra serbe dhe dhjete vite pas Shpalljes se Pavaresise liria dhe fati i Kosoves vazhdojne te diskutohen dhe kontestohen! Per fajin e klases politike (te …
Më shumë...MINISTRIA E INFRASTRUKTURËS, NGRIT CILËSINË E AFTËSIMIT TË LIGJËRUESVE PROFESIONAL PËR PATENTË SHOFER
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, të mërkurën ka nënshkruar udhëzimin administrativ NR. 09/2018 për ndryshim dhe plotësim të udhëzimit administrativ NR. 21/2017 për mbajtjen e trajnimeve dhe seminareve në fushën e patentë shoferit. Plotësimet dhe ndryshimet e bëra kanë për qëllim përmirësimin dhe lehtësimin e procedurave për aftësimin e ligjëruesve …
Më shumë...NIS PROJEKTIMI I AUTOSTRADËS MË TË GJATË NË KOSOVË
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, të mërkurën ka nënshkruar kontratën për “Hartimin e projektit zbatues për ndërtimin e autostradës Istog – Pejë – Deçan – Gjakovë – Prizren”. Rruga që do të lidhë këto qytete do të ketë gjatësinë 91 kilometra. Vlera e kontratës së projektimit është 1,039,532.80 €, ndërsa …
Më shumë...Nënshkruhet memorandumi që hap rrugë për investim të tre milion eurove
Pas kërkesës së MKRS-së dhe miratimit të saj nga Kuvendi Komunal i Obiliqit, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Federata e Futbollit e Kosovës kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi që kësaj të fundit t’i kalohen në shfrytëzim dy parcela në Komunën e Obiliqit, në një hapësirë totale prej 102,817 m2. …
Më shumë...Ferizaj nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me francezët për shkëmbimin e praktikave të mira në menaxhimin e ujërave
Paraditen e së mërkurës, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu i shoqëruar edhe nga drejtorët e drejtorive komunale të infrastrukturës dhe shërbimeve publike kanë pritur në takim Atasheun për Bashkëpunim në Ambasadën e Francës në Kosovë Joseph Giustiniani dhe Sekretaren e Përgjithshme në Departamentin për Bashkëpunim dhe Veprimtari Kulturore …
Më shumë...Kryetari Haliti u prit nga U.D të ministrit të MMPH Fatmir Matoshi
Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, është pritur në një takim nga ushtruesi i detyrës i ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Fatmir Matoshi. Në këtë takim, u bisedua rreth projekteve të kanalizimit, ujësjellësit, impiantit të ujërave të zeza, si dhe mundësisë së ngritjes së një dige në Lumin …
Më shumë...Kryetri Muharremaj del me një komunikatë për shtyllat e dëmtuara të rrjetit elektrik
Shumë prej jush më keni njoftuar për shtyllat e dëmtuara dhe probleme të tjera në rrjete elektrike. Ju njoftoj se për këtë duhet t’i drejtoheni KEDS-it, ngase për këtë Komuna nuk është kompetente”. “Unë kam vullnet tu ndihmoj, ngase jam në shërbimin tuaj duke e kontaktuar KEDS-in, mirëpo për këtë …
Më shumë...Ministri i Infrastrukturës viziton Suharekën
Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, ka vizituar Komunën e Suharekës, ku së bashku me kryetarin e Komunës së Suharekës Bali Muharremaj, kanë dalë në terren për të parë nga afër punimet që po zhvillohen në vend-punime të ndryshme. Kryetari Muharremaj në profilin e tij në facebook ka shkruar: “Puna në …
Më shumë...Nënkryetari, Berisha inspekton punët në terren
Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha inspektoi punimet që janë në fazën më të lartë të punës, nëpër disa fshatra dhe institucione. Në fshatin Drenoc, punimet për hapjen e kanalizimit në gjatësi prej 650 m, i pa nga afër, nënkryetari Berisha dhe kërkoi nga punëkryerësit që të punohet me …
Më shumë...
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
