Mediet serbe citojnë kryeministren e Serbisë, Ana Brnabiq të ketë deklaruar se do të nënshkruaj gjithçka që është në interes të serbëve, qoftë edhe që Kosova të ketë një vend në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. “Nuk do të trembem dhe as nuk do të hezitoj të nënshkruajë çfarëdo që …
Më shumë...Yearly Archives: 2018
Kuvendi mban seancë të jashtëzakonshme
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme. Temë qendrore e debatit do të jetë çështja e personat e pagjetur, ku edhe pas 19 vjetësh pas përfundimit të luftës në Kosovë ende nuk dihet për fatin e mbi 1600 personave të zhdukur. Seanca do të fillon në ora 10.00. Po sot, në …
Më shumë...Maja Kocijançiq: Kosova urgjentisht ta zbatojë marrëveshjen për themelimin e AKS-së!
Bashkimi Evropian i kërkon Qeverisë së Kosovës, që urgjentisht dhe pa asnjë vonesë të zbatojë marrëveshjen për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, në Kosovë. Zëdhënësja, Maja Kocijançiq e cilësoi si pozitiv faktin që ka nisur puna në hartimin e statutit të Asociacionit dhe tha se autoritetet kosovare …
Më shumë...Vrasësi i 14 civilëve shqiptarë të familjes Bogujevci, është liruar nga burgu para kohe për sjellje të mirë
Vrasësi i 14 civilëve shqiptarë që i takonin familjes Bogujevci, është liruar nga burgu para kohe, kjo për shkak të sjelljes së tij të mirë gjatë vuajtjes së dënimit. Sasha Cvjetan, ish pjesëtari i grupit famëkeq “Skorpionët”, ishte dënuar për krimin e rëndë kundër 14 civilëve shqiptarë, ku shtatë prej …
Më shumë...Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyçi ka, vizituar komunën e Drenasit, ku ka përfunduar testi “PISA”
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyçi ka vizituar komunën e Drenasit, ku ka përfunduar testin PISA, që kishte filluar më 11 prill, dhe është mbajtur në të gjitha shkollat e përzgjedhura për organizimin e këtij testi ndërkombëtar. Ministri me këtë rast përmendi faktin se testi PISA do të …
Më shumë...MTI dhe komuna e Therandës nënshkruan memorandum bashkëpunimi për funksionalizimin e parkut të biznesit
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë me komunën e Therandës kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi për funksionalizimin e parkut të biznesit në vlerë 2-3 milionë euro, me qëllim që bizneset të ushtrojnë veprimtarinë e tyre dhe të punësojnë njerëz në këtë komunë. Memorandumi është nënshkruar ndërmjet ministrit të MTI-së, Bajram Hasani …
Më shumë...Kryetari, Hashim Thaçi, së shpejti do të shkojë për një vizitë në Berlin
Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi në takimin me kryetarin e Këshillit të Evropës Donald Tusk, tha se shumë shpejt do të shkojë për një vizitë në Berlin. Ai tregoi se ka marrë ftesë nga kancelaria, Angela Merkel, për një vizitë në Berlin më 9 maj, pikërisht në Ditën e Evropës. …
Më shumë...Në ministrinë për FSK u mbajt konferenca e tetë, ”FSK dhe Partnerët’’
Në Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, sot filloj punimet konferenca dy ditore ,,FSK dhe Partnerët’’ me pjesëmarrje të ambasadorëve dhe atasheve ushtarak të shteteve partnere. Kryeministri i Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj shprehu falënderim për miqtë ndërkombëtarë: ,, Ua kemi borxh të jemi partner me ju, sepse na …
Më shumë...U realizua ,,Dita profesionale” e Ushtrimit Fushor ,,Silver Sabre 2018-1”
Në kuadër të realizimit të Ushtrimit ,,Silver Sabre 2018-1” sot në kazermën ,,Evropianët e rinjë’’ në Pomozotin u realizua ,,Dita Profesionale” ku pjesëmarrës ishin shumë studentë nga kolegji ,AAB” , Universiteti Amerikan, Kadetët e Qendrës për Studime Universitare të Forcës së Sigurisë së Kosovës), dhe pjesëmarrës Akademia e Kosovës për …
Më shumë...Donald Tusk përgëzon Kosovën për Demarkacionin: Jeni më afër heqjes së vizave dhe model për fqinjët
Kryetari i Këshillit të Evropës, Donald Tusk,i cili po qëndron për një vizitë zyrtare në Kosovë, është takuar me kryetarin e vendit, Hashim Thaçin. Pas takimit, në një konferencë të përbashkët për media me Thaçin, Tusk deklaroi se vizita e tij në Kosovë rikonfirmon edhe njëherë mbështetjen e BE-së për integrimin …
Më shumë...RKL: Dilema e Serbisë për pozicion definitiv me Rusinë apo me Perëndimin po thellohet edhe më shumë
Mediet dhe portalet, në Serbi kanë filluar një fushatë kundër shteteve, që e kanë njohur dhe e përkrahin pavarësinë e Kosovës. Gjithnjë duke e paraqitur Serbinë si viktimë të presionit ndërkombëtar me Amerikën, Anglinë dhe Francën në krye, ato ankohen se këto dhe shtete të tjera e paskan vënë Serbinë …
Më shumë...Besim Xhelili: Shkëmbime letrare dhe kulturore në Vjenë të Austrisë
Nga përvoja e mirë e shkëmbimeve dhe përafrimeve kulturore mes popujve dhe shteteve, nën moton “Të rizbulojmë të përbashkëtat”, viti 2018 u shpall nga ana e dy shteteve mike, Austrisë dhe Shqipërisë si Viti i Kulturës Austri-Shqipëri. Me këtë rast përgjatë gjithë vitit një mori aktivitetesh të ndryshme kulturore, letrare, …
Më shumë...Shtëpia e radhës të cilën po e ndërton Komuna e Malishevës është për Rrahman Kovaçin nga fshati Banjë
Në kuadër të rritjes së mirëqenies për qytetarët e Komunës së Malishevës dhe krijimit të kushteve më të mira për jetesë, dhe me qëllim të sigurimit të banimit, ka filluar ndërtimi edhe i një shtëpie, për një familje e cila jeton në kushte të rënda socio ekonomike dhe në kushte …
Më shumë...Për tre muaj në aksidente trafiku në vendin tonë janë mbytur 17 veta afër 3 mijë janë lënduar
Numri i aksidenteve është në rritje e sipër. Burimet nga Policia e trafikut bëjnë të ditur se në periudhën janar-mars 2018, në aksident të ndryshme kanë humbur jetën 17 persona, ndërsa 2 mijë e 661 të tjerë janë lënduar. Policia bën të ditur se tiketa të shumta janë shqiptuar për …
Më shumë...Zëvendësministri i Bujqësisë vizitoi GLV “Vitia”
Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Vesel Krasniqi, ka vizituar Grupin e Veprimit Lokal “Vitia”, me që rast është njoftuar me aktivitetin dhe sfidat e këtij mekanizmi. Ai u pritë nga nënkryetari i komunës së Vitisë Hasan Aliu, kryetarja e GVL “Vitia” Fadile Demelezi dhe anëtarët tjerë të këtij …
Më shumë...Filloj asfaltimi I rrugë Junik – Nivokaz
Në prani të shume qytetarëve të fshatit Nivokaz dhe kryetari të komunës së Junikut, Agron Kuçi dhe zyrtarëve komunal, filloj asfaltimi i rrugës që lidh Komunën e Junikut me fshatin Nivokaz. Ndërsa kryetari i komunës së Junikut Agron Kuçi ju premtoj qytetarëve të fshatit Nivokaz që sipas mundësive ligjore do …
Më shumë...
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
