Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, i ka bërë thirrje SBAShK-ut që të mbledhë sa më shpejt Këshillin Drejtues dhe të marrë vendim për ndërprerje të grevës. “Pas një angazhimi të gjatë dhe intenziv të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, kryeministrit Haradinaj, zëvendëskryeministrit Limaj, në lidhje me grevën e filluar …
Më shumë...Monthly Archives: January 2019
Kryeministri Haradinaj kërkon që të ndërpritet greva në arsim duke prezantur ofertën e Qeverisë për mësimdhënësit
Kryeministri Ramush Haradinaj ka pritur në takim kryetarin e SBASHK-it, Rrahman Jasharaj, të cilit ia ka prezantuar ofertën e Qeverisë së Republikës së Kosovës për ndërprerjen e grevës në arsim. “Të dashur qytetarë të Republikës Kosovës. Kam pritur në takim kryetarin e Sindikatës së SBASHK Rrahman Jashari, të cilit ia …
Më shumë...MIRATOHET PROPOZIMI I MASHT-IT PËR RRITJE TË PAGAVE TË MËSIMDHËNËSVE, KËRKOHET NDËRPREJA E GREVËS
Pas një angazhimi të gjatë dhe intensiv të ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, Qeverisë së Kosovës, kryeministrit Haradinaj, zëvendëskryeministrit Limaj, në lidhje me grevën e filluar në arsim, si dhe pas shumë takimeve të Ministrit me përfaqësues të Qeverisë dhe Parlamentit, Qeveria e Kosovës dhe Komisioni Parlamentar …
Më shumë...Komuna e Vitisë apelon tek mësimdhënësit
Pas reflektimit pozitiv të Qeverisë së Republikës së Kosovës për rritje të pagave në sektorin e arsimit, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka kërkuar nga mësimdhënësit e Komunës së Vitisë që të rifillojnë mësimin, me qëllimin më të mirë që fëmijët tanë të mos humbasin orët e mësimit. …
Më shumë...Juniku njofton të gjithë qytetarët se të hënën me datë 21.01. 2019, fillon mësimi në të gjitha shkollat
Komuna e Juniku njofton të gjithë qytetarët se të hënën me datë 21.01. 2019, fillon gjysëmvjetori i dytë në të gjitha shkollat në Komunën së Junikut sipas orarit paraprak. Të gjithë mësimdhënësve dhe nxënësve ju urojmë suksese! Thuhet në njoftimin e komunës së Junikut.
Më shumë...Kryetari Ramosaj takoj drejtorët e shkollave të Komunës së Deçanit
Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, të dielën në ora 21:00, së bashku me drejtorin e DKA-së, ka takuar drejtorët e shkollave të Komunës së Deçanit. Në këtë takim të jashtëzakonshëm u dakordua që të hënën me 21 janar të fillojmë me procesin mësimor. Ftoj të gjithë mësimdhënësit dhe …
Më shumë...Arbër Jashari: Unë, i biri arsimtarit, kundërshtari i grevës
Në mos i pari, i dyti gjithë ma bënë “like”. Atë natë, as i pari, as i dyti, as i treti as hiq. Më gjasë ishte hera e parë që po ndodhte. Unë e kisha shkruar një status kundër grevës në arsim dhe babai im arsimtar nuk po e pëlqente. …
Më shumë...Vetëvendosja shprehet kundër hetimit dhe përçmimit të që po i bëhet luftës së UÇK-së nga Gjykata Speciale
Lëvizja Vetëvendosje nuk dëshiron të hetohet lufta e UÇK-së si luftë kriminale, sepse ajo ka qenë luftë çlirimtare ndaj një pushtuesi kriminal, por ky subjekt dëshiron dhe do të punojë vazhdimisht që të gjykohen të gjithë ata që kanë abuzuar me pushtetin, të korruptuarit që po e gërryejnë Kosovën përbrenda …
Më shumë...Hashim Thaçi, planet për shkëmbim të territorit me Serbinë, i bën me qëllim të pranimit të Kosovës në BE dhe në NATO
Gazeta austriake, “Tiroler Tageszeitung” shkruan se Hashim Thaçi i sheh planet për një shkëmbim të territorit me Serbinë, si mënyrën më e mirë për ta çuar përpara pranimin e Kosovës në BE dhe NATO. Sipas tij, marrëveshja do të krijojë më shumë stabilitet dhe paqe në rajon. Ai ka thënë …
Më shumë...A. Haxhiu: Në kohën kur po hetohet për korrupsion, Bahri Hyseni, bëhet shef për emërimin dhe shkarkimin e prokurorëve
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulenë Haxhiu, ka vlerësuar se nga subjekt dyshimi e hetimi për aferë korruptive, Bahri Hyseni bëhet shef i organit për emërimin dhe shkarkimin e prokurorëve, përfshirë këtu edhe kryeprokurorin. Sa herë pushteti aktual flet për sistemin e drejtësisë, në fakt është e qartë që po përgatiten …
Më shumë...Janus Bugajski: Vizita triumfale e Putinit në Beograd kishte për qëllim t’i konsolidonte pozitat ruse në Ballkan
Analisti i mirënjohur, Janus Bugajski ka deklaruar se vizita triumfale e kryetarit të Rusisë, Vladimir Putin në Beograd kishte për qëllim të konsolidonte pozitat ruse në Ballkan. Serbia dhe Rusia nuk kanë aleancë të ngushtë, por çiftosje asimetrike përmes së cilës Kremlini shfrytëzon dominimin e vet dhe e trajton Beogradin …
Më shumë...Sot u prezantua veprimtaria letrare, publicistike e artistike e veprimtarit, shkrimtarit dhe luftëtarit të lirisë, Martin Çuni
Në kuadër të aktiviteteve tradicionale, tematike e kulturore, “Flaka e Janarit”, sot u prezantua veprimtaria letrare, publicistike e artistike e veprimtarit, shkrimtarit dhe luftëtarit të lirisë, Martin Çuni. Ora letrare e cila do të mbahet me këtë rast është organizuar nën bashkëpunim dhe koordinimin e shkollës shqipe “Dituria” në Heidelberg …
Më shumë...Më 21 janar 2019 bëhen homazhe dhe nderohen dëshmorët e kombit: Skënder Rexhepi dhe Fitim Duraku
Me rastin e 20-të vjetorit të rënies heroike të dëshmorëve të kombit, Skender Rexhepi nga fshati Mrasor dhe Fitim Duraku, nga Krusha e Madhe, të hënën më 21 janar 2019 do të bëhen homazhe dhe nderohen dëshmorët e kombit sipas kësaj agjende: Në ora 10: 30- homazhe dhe nderime tek …
Më shumë...Nexhat Llumnica: Trimat e SBASHK-ut nuk guxojnë të bëjnë Protesta para Qeverisë
Trimat e SBASHK-ut nuk guxojnë të bëjnë Protesta para Qeveris, thotë Nexhat Llumnica nënkryetar i Sindikatës së Re, “Korporata Energjetike e Kosovës”. Ata dinë vetëm të ngujohen brenda dhe bojkotojnë punën me GREVË. Kjo grevë e tyre i dëmton nxënësit e qeveria nuk mërzitet fare as për nxënësit e as …
Më shumë...Shpallet konkursi për bursa studentore
Drejtoria për Arsim e Komunës së Skenderajt ka shpall konkursin publik për ndarjen e bursave për studentë të komunës. Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, në një paraqitje në Facebook, ka shkruar se vlera e përgjithshme e kësaj mbështetjeje është 50 mijë euro, nga të cilat do të përfitojnë …
Më shumë...Rekorde si asnjë herë më parë në Termocentralet e KEK-ut
“Njësia B2” është në prodhim pa ndërpre që nga data 25.09.2018. Me kapacitete të plota prodhuese prej 284 MW/h energji elektrike. Njëkohësisht dhe me 25 MW energji termike nga ku mundësohet ngrohja e kryeqytetit të Prishtinës. Nëse llogaritet me ditë pune, është fjala pa ndërprerje fare, kjo njësi nuk është …
Më shumë...
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
