Aktivistët e komunitetit truAktiv sot organizuan aksionin rrugor “1651 storie pa za” në kuadër të Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut përpara Parlamentit dhe Qeverisë së Kosovës. Kjo revoltë vjen si pasojë e neglizhencës institucionale për 1651 persona të cilët vazhdojnë të jenë të pagjetur nga lufta e fundit …
Më shumë...Yearly Archives: 2019
Mark Rutte: Holanda nuk e kundërshton zgjerimin, por Shqipëria nuk është e gatshme të fillojë bisedimet e pranimit
“Holanda nuk e kundërshton zgjerimin e BE-së”, tha kryeministri holandez, Mark Rutte, por shprehet se Shqipëria nuk është e gatshme të fillojë bisedimet e pranimit për momentin, ndërsa Maqedonia e Veriut është afër këtij qëllimi. I pyetur nëse ishte 2025 një afat realist për pranimin e një prej vendeve të Ballkanit …
Më shumë...Nga sot Avokati i Popullit, Hilmi Jashari takon individualisht secilin qytetarë që lajmërohet për takim më të në zyrën e tij
Qytetarët e interesuar sot prej orës 10:00 mund të takojnë Avokatin e Popullit, Hilmi Jashari. Në këto takime, Avokati i Popullit takon në mënyrë individuale secilin qytetarë që lajmërohet për takim, duke u respektuar parimin e konfidencialitetit, që të parashtrojnë ankesat e tyre për shkeljet eventuale apo t’i drejtohen për …
Më shumë...Borrell: Prioriteti im do të jetë afrimi i Ballkanit Përendimor në BE dhe arritja e marrëveshjes Kosovë – Serbi
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka deklaruar se përparësia kryesore e diplomacisë së tij do të jetë afrimi i Ballkanit Perëndimor me BE-në dhe arritja e një marrëveshjeje në dialogun Kosovë-Serbi. Në një letër të publikuar përpara takimit të parë të Këshillit të BE-së, Borrell theksoi përparësitë …
Më shumë...Lukas Mandl: Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave por është bllokuar për arsye politike
Lukas Mandl, anëtar i Parlamentit Evropian. ka thënë se liberalizimi i vizave për Kosovën u bllokua për arsye politike. “Unë kam qenë shumë i sinqertë për këtë çështje. Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave me Bashkimin Evropian. Kjo është bllokuar për arsye politike. Pesë vende …
Më shumë...Nënshkruhen kontratat e para në kuadër të projektit “Ndërtimi i rrugëve rajonale të Kosovës”
Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, të martën ka nënshkruar kontratat e para në kuadër të projektit “Ndërtimi i rrugëve rajonale të Kosovës”, i financuar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Me nënshkrimin e këtyre kontratave, Lekaj theksoi se zgjerimi i kapaciteteve rrugore, ndikon në zhvillimin ekonomik dhe …
Më shumë...DKA në Deçan është përgjegjëse për detyrat që i takojnë
Drejtori i drejtorisë për Arsim në komunën e Deçanit Bekim Vishaj bashkë me Drejtorin e SHMP “Tafil Kasumaj” Zenel Kasumaj, nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi me ALLED2 – Projektin “Harmonizimi i Arsimit dhe Aftësimit me Nevojat e Tregut të Punës – Faza e II-të”, projekt i financuar nga BE-ja me bashkëfinancim nga …
Më shumë...Komuna e Deçanit organizon takimin e dytë publik për vitin 2019
Komuna e Deçanit e organizon takimin e dytë publik për vitin 2019 me qytetarët e kësaj komune i cili do të mbahet me datë 26 Dhjetor 2019 (e Enjte) në Sallën e Konferencave në Objektin e Komunës kati i III-të, me fillim në ora 11:00. Në këtë takim do të …
Më shumë...Pacolli dorëzon në Prokurorinë Speciale një material me 10 mijë faqe dëshmi për krimet e Serbisë në vendin tonë
Ministri i Punëve të Jashtme në detyrë, Behxhet Pacolli, ka treguar sot se do të dorëzojë në Prokurorinë Speciale një material me 10 mijë faqe dëshmi për krimet e Serbisë në vendin tonë. Në një konferencë për media, ai ka deklaruar se këto dokumente tregojnë thellësinë e krimeve të luftës …
Më shumë...Veseli: Vitet e 90-ta kanë qenë vite të rënda por lufta çlirimtare ka qenë luftë mbrojtëse kundër gjenocidit serb
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli, ka përfunduar intervistimin në Dhomat e Specializuara në Hagë. Ai tha para mediave se lufta çlirimtare ka qenë luftë mbrojtëse kundër gjenocidit të ushtruar nga Serbia. Veseli ka thënë se vitet e 90-ta kanë qenë vite të rënda për …
Më shumë...Erdogan: Çmimi Nobel për një racist nuk do të thotë asgjë tjetër përveç se shpërblim për shkeljen e të drejtave të njeriut
Kryetari i Turqisë, Rexhep Tayyip Erdogan dënoi dhënien e çmimit Nobel për Letërsisë për shkrimtarin Peter Handke, i njohur si mbështetës i politikave të ish-udhëheqësit serb Slobodan Milosheviq, i gjykuar për krime lufte. “Dhënia e çmimit Nobel në Letërsi një personi racist nuk do të thotë asgjë tjetër përveç se …
Më shumë...Ura në fshatin Prilep drejt përfundimit
Punimet në ndërtimin e urës së re në lumbardhin që kalon nëpër fshatin Prilep të komunës së Deçanit janë në fazën e fundit. Është bërë mbushja e urës me beton dhe së shpejti qytetarët do ta kenë qarkullimin më të lehtë në këtë pjesë! Për ti pa se si po …
Më shumë...Kryetari Thaçi: Masakra e Reçakut është pika kulmuese e masakrave të kryera nga shteti i Serbisë në Kosovë
Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi ka bërë sot homazhe në kompleksin përkujtimor në Reçak, pak ditë pasi kryetari i Serbisë, Aleksandër Vuçiq e ka quajtur atë si ‘trillim’. Kreu i shtetit tonë me këtë rast bëri thirrje që masakra e Reçakut të mos harrohet asnjëherë, pasi ajo është pika kulmuese …
Më shumë...Sadik Halitjaha: Përse maltretohet populli, zgjedhjet u kryen
Përse maltretohet populli! Zgjedhjet u kryen. Ajo që ishte në dorën e popullit shkoi si që është ma se miri. Numërimet e rregulla. A nuk patën kohë deputetet e 6 legjislaturave të nxjerrin rregullore ligje e norma për zgjedhjet?! Me siguri me qëllim duan mjegull po mos të kishin qëllim …
Më shumë...Pal Lekaj: Vetëvendosje dhe LDK nuk kanë të drejtë të thonë se Autostrada e Dukagjinit nuk do të ndërtohet
Ministri në detyrë i Infrastrukturës Pal Lekaj, është regjistruar si deputet i legjislaturës së shtatët të Kuvendit të Kosovës. Ai ka komentuar deklaratat e dy partive që po synojnë të formojnë Qeverinë e re, të cilët kanë paralajmëruar se Autostrada e Dukagjinit nuk do të ndërtohet. Lekaj shprehet i bindur se …
Më shumë...WP: Tri administratat e Shtëpisë së Bardhë, mashtruan publikun për mangësitë dhe dështimet në luftën 18-vjeçare, në Afganistan
Gazeta “Uashington Post” ka publikuar një raport, të bazuar në dokumente të fshehta të qeverisë amerikane, ku thuhet se tri administratat e Shtëpisë së Bardhë, kishin mashtruar publikun për mangësitë dhe dështimet në luftën 18-vjeçare në Afganistan. Raporti zbulon se lufta, në të cilën janë vrarë 2.300 ushtarë amerikanë ka …
Më shumë...
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
