Yearly Archives: 2019

Kapen në Ferizaj mallra pa datë prodhimi, dyshohet për kontrabandë

Rreth orës 8:30, pas njoftimit nga Policia e Kosovës – Njësia e Trafikut se kanë ndaluar një mjet transportues – furgon në fshatin Dardani, i cili po bartte produkte ushqimore, me dyshimin se ishin mallra kontrabande, në vend ndalimin e mjetit transportues, dolën Inspektorati i Komunës së Ferizajt. Nga kontrolli …

Më shumë...

Aftësohen 10 vitias në fushën e kuzhinës

Në kuadër të një projekti të Fondacionit Kosovë-Luksemburg në Komunën e Vitisë u bë certifikimi i 10 personave në fushën e kuzhinës. Të certifikuarit janë nga kjo komunë dhe ata kanë ndjekur trajnimet profesionale në një periudhë prej 5 muajsh. Me këtë rast Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti …

Më shumë...

KK i Malishevës, mbajti mbledhjen e dytë të rregullt për këtë vit

Kuvendi i Komunës së Malishevës, i drejtuar nga kryesuesi Rrahim Morina, ka mbajtur mbledhjen e dytë të rregullt, ku ka shqyrtuar dhe miratuar disa raporte të punës së komiteteve, trupa të kuvendit, si dhe ka shqyrtuar disa raporte tjera të komisioneve dhe sektorëve të ndryshëm. Kuvendi i Komunës së Malishevës, …

Më shumë...

Ministri Gashi: Vlerat frankofone të nevojshme për kulturën e Kosovës

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Aleancën Franceze të Prishtinës me qëllim të mbështetjes financiare të projekteve që kanë të bëjnë me promovimin e Frankofonisë në Kosovë, tashmë pas avancimit të statusit të Kosovës si anëtare e asocuar në Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë (OIF). Në …

Më shumë...

NISË FUSHATA “VENDOSE RRIPIN, PËR SIGURINË TUAJ”

“Vendose rripin, për sigurinë tuaj” është fushata e lansuar të premten nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, me anë të së cilës synohet vetëdijesimi i pjesëmarrësve në komunikacionin rrugor, për rëndësinë e vendosjes së rripit të sigurisë, si një nga indikatorët më të mëdhenj të parandalimit të lëndimeve të shkallës …

Më shumë...

Komuna e Vitisë dhe “Let’s Do It Kosova” lanësojnë kampanjën edukative “Ngritja e kapaciteteve të nxënësve në fushën e edukimit mjedisor”

Në “SHFMU Dëshmorët e Vitisë” në Viti është bërë lanësimi i kampanjës edukative “Ngritja e kapaciteteve të nxënësve në fushën e edukimit mjedisor” nga organizata “Let’s Do It Kosova” në bashkëpunim me Komunën e Vitisë. Me rastin e lanësimit të kësaj kampanje i pranishëm ishte Kryetari i Komunës së Vitisë, …

Më shumë...

Zëvendëskryetari Berisha priti një delegacion nga Organizata ,,Rogro”

Zëvendëskryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha priti një delegacion të Organizatës, “Rogro”, që vepron në Republikën e Kosovës, në përbërje të të cilit ishin: Bahri Tahiri, Deli Nitaj,  Klaus Stroer dhe Bujar Hysenaj. Zëvendëskryetari, Berisha  pasi u shprehi falënderim delegacionit theksoi: ”Ne si institucione komunale jemi të gatshëm t’i …

Më shumë...

Ministri Rrustem Berisha priti sot ambasadorin e Turqisë në Kosovë z. Ҫagri Sakar

Ministri Rrustem Berisha priti sot ambasadorin e Turqisë në Kosovë z. Ҫagri Sakar

Ministri i Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës, z. Rrustem Berisha, ka pritur sot, në një takim njohje, ambasadorin e ri të Turqisë në Kosovë, z. Çagri Sakar. Me këtë rast, ministri Berisha, fillimisht i uroi detyrën ambasadorit Sakar, si dhe e njoftoi atë, me procesin e tranzicionit të …

Më shumë...

Kryetari Jashari pret në takim zyrtarë të OSBE-së

Kryetari i Komunës së Skenderajt Bekim Jashari, ka pritur në takim drejtorin e Zyrës rajonale të OSBE-së, Ilija Bondaleski dhe zyrtarin e lartë për çështje të komuniteteve, Jordan Colon, me të cilët ka diskutuar për bashkëpunimin në mes Komunës së Skenderajt dhe OSBE-së. “Në kuadër të bashkëpunimit të mirë që …

Më shumë...

Edi Rama: Aty ku shqiptarët bashkohen janë më të mirët dhe fitojnë gjithmonë

Edi Rama: Aty ku shqiptarët bashkohen janë më të mirët dhe fitojnë gjithmonë

Kryeministri i Shqipërisë,  Edi Rama në Samitin e Diasporës, deklaroi se aty ku shqiptarët bashkohen janë më të mirët dhe fitojnë gjithmonë. Nuk ka nevojë t’ju them se sa të rëndësishëm jeni dhe sa e rëndësishme është diaspora, por besoj se është e nevojshme të ndaj me ju vëllazërisht disa …

Më shumë...

Në asnjë rrethanë dhe me asnjë çmim nuk do të lejojmë as të qarkullojnë idetë për Union Ballkanik, thotë kryetari Hasnim Thaçi

Në asnjë rrethanë dhe me asnjë çmim nuk do të lejojmë as të qarkullojnë idetë për Union Ballkanik, thotë kryetari Hasnim Thaçi

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, në fjalën e tij në Samitin e dytë të Diasporës që po mbahet në Tiranë, ka thënë se organizimi i ndonjë konference me Rusinë, shkëmbimi i territoreve, ndarja e vendit dhe ideja e Unionit Ballkanik kurrë nuk do të ndodhin. “Nuk do të lejojmë në …

Më shumë...

Albin Kurti, ka ftuar votuesit e Malësisë së Madhe në Mal të Zi që ta votojnë numrin 5 në zgjedhjet për Komunën e Tuzit

Albin Kurti

Kryetari i Vetëvendosje, Albin Kurti, ka ftuar votuesit e Malësisë së Madhe në Mal të Zi që ta votojnë numrin 5 në zgjedhjet për Komunën e Tuzit. “Është hera e parë që partitë shqiptare dalin me listë të përbashkët për të artikuluar interesat politike të shqiptarëve, dhe për t’ia kthyer …

Më shumë...

Në Institutin Albanologjik është mbajtur Akademi Përkujtimore kushtuar akademikut Idriz Ajeti

Në Institutin Albanologjik është mbajtur Akademi Përkujtimore kushtuar akademikut Idriz Ajeti

Në Akademinë Përkujtimore, e cila sot i ka  kushtuar akademikut, Idriz Ajeti, mori pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili me këtë rast ai tha se profesor, dokrot Idriz  Ajeti gjatë tërë gjysmës së dytë të shekullit të kaluar ishte shenjë identifikuese e gjuhës shqipe në botë, krahas …

Më shumë...

OAK kërkon nga Kryetari Veliaj sqarime shtesë për rastin ELKOS

OAK

Oda e Afarizmit të Kosovës ditë më parë i është drejtuar Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, z. Erion Veliaj në lidhje me deklaratat e publikuara nga z. Ramiz Kelmendi nga i cili ka marrë një përgjigje nga e cila OAK nuk ka qenë plotësisht e kënaqur. Në letrën e dërguar …

Më shumë...

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli thotë se çdo kërkesë e SHBA-ve duhet të jetë edhe kërkesë e shtetit të Kosovës

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, regoi në veprimet e fundit të Albin Kurtit, lidhur me reciprocitetin ndaj Serbisë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka folur pas mbledhjes së Kryesisë. Duke folur për taksën, Veseli ka thënë se çdo kërkesë e SHBA-ve duhet të jetë edhe kërkesë e Kosovës. Ai tha se nuk duhet të dramatizohet situata dhe në këtë mënyrë të krijohen kundërthënie që nuk i …

Më shumë...