Monthly Archives: May 2021

Bekim Haxhiu: Derisa Qeveria ka refuzuar vaksinat që janë ofruar nga Shqipëria, qytetarët tanë po shkojnë në Serbi për t’u vaksinuar

Bekim Haxhiu e akuzon përsëri ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitinë, për keq menaxhim të pandemisë

Anëtari i Komisionit Parlamentar  për Shëndetësi, nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu, ka thënë se derisa Qeveria e Kosovës ka refuzuar vaksinat që janë ofruar nga Shqipëria, qytetarë nga Komuna e Gjilanit, Prishtinës e nga pjesa veriore, po shkojnë në Serbi për t’u vaksinuar. Ai ka deklaruar se pasi qeveria …

Më shumë...

Organizatat e dala nga lufta, biseduan me Albin Kurtin për hallet e tyre, jo për krerët e UÇK-së që po mbahen në burg

Organizatat e dala nga lufta, biseduan me Albin Kurtin për hallet e tyre, jo për krerët e UÇK-së që po mbahen në burg

Kryeministri, Albin Kurti, sot priti në takim përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta, Faton Klinaku dhe Emin Lati nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fadil Shurdhaj nga Shoqata e Invalidëve të Luftës së UÇK-së dhe Xhavit Jashari nga Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve të …

Më shumë...

AAK-ja ka bërë të ditur zyrtarisht se deri më tani ka paracaktuar 10 kandidatë për kryetarë komunash

AAK

Emrat e kandidatëve që pritet të votojnë për kryetarë komunash nga AAK-ja  tashmë janë drejt finalizimit. Për postin e kryetarit të Prishtinës, në garë nga AAK-ja është Daut Haradinaj, i cili së fundi liroi postin e deputetit të Kosovës. Në komunën  e Pejës, Arbër Tolaj, në Besianë, Besnik Tahiri kurse …

Më shumë...

IKSHPK raporton për 49 raste të reja me virusin korona të konfirmuar sot dhe 346 pacientë të shëruar

IKSHPK

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 1 mijë e 494 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 49 raste pozitive dhe  tri humbje jete nga pasojat e infektimit me …

Më shumë...

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj takohet virtualisht me homologen e tij nga Mali i Zi, Olivera Injac

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj takohet virtualisht me homologen e tij nga Mali i Zi, Olivera Injac

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka zhvilluar një takim online me homologen e tij nga Mali i Zi, Olivera Injac. Me këtë rast, ministrja Injac  ka shprehur vullnetin në zgjerimin e mëtejmë të bashkëpunimit bilateral në kuadër të Memorandumit të Mirëkuptimit në mes dy ministrive në fushat me interes të …

Më shumë...

Ramush Haradinaj: Qeveria të ndërmarrë veprime konkrete për të ndalur thellimin e deficitit të bilancit tregtar

Ramush Haradinaj

Ish-kryeministri dhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se ekonomia e vendit po rrezikon të shkojë në pikën zero dhe se Qeveria duhet të ndërhyjë urgjentisht, duke i përkrahur prodhuesit vendorë, ndërsa ka përmendur dhkallën e lartë të deficitit. “Ekonomia e vendit kërkon vëmendje të …

Më shumë...

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka pritur sot në takim ambasadorin austriakm, Christoph Weidinger

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka pritur sot në takim sot ambasadorin austriakm, Christoph Weidinger

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka pritur në takim sot ambasadorin austriak, Christoph Weidinger. Haxhiu më këtë rast e informoi më gjerësisht rreth prioriteteve të Ministrisë. Ambasadori austriak, z. Christoph Weidinger e uroi ministren Haxhiu për detyrën e saj, si dhe ofroi mbështetjen e ambasadës austriake, në mënyrë që ligji …

Më shumë...

Naim ef. Tërnava: Shpreh brengën e thellë dhe të besimtarëve mysliman për dhunën e ushtruar ndaj palestinezëve

Myftiu Tërnava i uron besimtarët në prag të Kurban Bajramit dhe i fton ata për kujdes për respektim të masave ndaj virusit korona

Kreu i Bashkësisë Islame Naim Tërrnava ka folur për situatën në Jerusalem, duke theksuar se eskalimi i konfliktit nga i cili u morën jetë të njerëzve të pafajshëm palestinez nga radhët e civilëve në fund të muajit të madhëruar të Ramazanit dhe në prag të festës së Fitër Bajramit dëmton …

Më shumë...

Kryetari Kuçi ka pritur në vizite ambasadorin e Gjermanisë ne Kosove, Peter Blomyer

Kryetari i komunës së Junikut Agron Kuçi, e ka pritur në vizite ambasadorin e Gjermanisë ne Kosove, Peter Blomyer, te cilin e njoftoi rreth zhvillimeve ne Komunën e Junikut. Ambasadori Blomyer u impresionua me trashëgiminë e pasur kulturo- historike te Junikut dhe trajtimin e saj nga qeveria komunale si dhe …

Më shumë...

NJOFTIM PUBLIK NGA KOMUNA E RAHOVECIT

Me rastin e përmbylljes së javës së Dëshmorëve në Komunën e Rahovecit, nesër me datë 12 Maj, 2021 (e mërkure) në ora 10:30, bashkë me zyrtarë nga Komuna e Rahovecit,  zyrtarë nga Shoqatat e dala nga lufta dega në Rahovec, këshilli i fshatit Krushë e Madhe dhe me familjarë, në …

Më shumë...

Në Han të Elezit mbahet takimi i parë për Hartimin e Planit Lokal për Veprim në Mjedis

Në Komunën e Hanit të Elezit është organizuar punëtori të zyrtarëve të Komunës së Hanit të Elezit në bashkëpunim me Environment & Business Solution, me temën “Diskutimi për përgatitjen e draftit të parë të Planit Lokal të Veprimit në Mjedis 2021-2026 për Komunën e Hanit të Elezit”. Objektivi i kësaj …

Më shumë...

Brenda 24 orëve asnjë i infektuar në komunën e Vitisë

Në mbledhjen e Këshillit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim, është raportuar për gjendjen aktuale me Pandeminë në komunën e Vitisë, ku u tha se ka shënuar rënie numri i të infektuarve në komunën e Vitisë. Kryetari i komunës Sokol Haliti që kryeson këtë këshill, bëri të ditur se brenda 24 …

Më shumë...

Vendosën kamerat e sigurisë në qytetin e Vitisë

Të shtunën në qytetin e Vitisë, janë vendosur kamerat e sigurisë dhe atë në kuadër të bashkëpunimit të komunës së Vitisë me UNMIK-un dhe policinë. Me këtë rast Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka parë nga afër punimet që po zhvilloheshin në instalimin e tyre. Ai theksoi se …

Më shumë...

BASHKVENDASI HASAN HOMEZ MIFTARI VAZHDON TRADITËN E PËRKRAHJES SË 15 FAMILJEVE ME PAKO USHQIMORE

Bashkatdhetari nga Juniku Hasan Homez Miftari si çdoherë për festa po vazhdon traditën e furnizimit të familjeve në nevojë me pako ushqimore. Bashkëvendësi ynë ka përkrahur 15 familje me pako ushqimore në vlerë 40 Euro. Komuna e Junikut falënderon të gjithë humanistët që solidarizohen me qytetarët e Komunës së Junikut.

Më shumë...

Gjoba për ata të cilët ndotin ambientin

N.P.L ,,Higjiena’’ në Deçan, po vazhdon të mbajë qytetin e pastër dhe të gjitha fshatrat. Në qytetin e Deçanit, mbeturinat largohen çdo ditë ndërsa në fshatra katër herë brenda muajit , kjo bën të kuptohet se në tersi komuna e Deçanit është duke u menaxhuar në mënyrën më të mirë …

Më shumë...

Avdullah Hoti: Qeverisë Kurti i janë dorëzuar të gjitha dokumentat e nevojshme edhe ato për dialogun me Serbinë

Avdullah Hoti

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti është sqaruar edhe njëherë për sa i përket dorëzimit të dokumenteve të dialogut, tek kryeministri aktual Albin Kurti. Për mosdorëzimin e këtyre dokumenteve Kurti është ankuar edhe tek kryediplomati evropian, Josep Borell. Sot gjatë ditës Hoti ka publikuar listën e dokumenteve mbi procesin e dialogut …

Më shumë...