Me rastin e 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, ka organizuar pritje për femrat të cilat punojnë në institucionin e komunës. Me ç’rast ai ju ka uruar atyre këtë ditë dhe ju ka ndarë disa dhurata simbolike. …
Më shumë...Monthly Archives: March 2022
Tefta Cani: Qofsh i mallkuar o kryetari Putin si dhe e gjithë klika jote qeveritare e ushtarake, që po vrisni edhe fëmijë
Ju bëj thirrje në këtë 8 mars si grua, që lind e mbron jetën e si nënë ju trupave ushtarake dhe oficerëve të Rusisë: Ndërgjegjësohuni, se po bëni një luftë të padrejtë, për t’u shërbyer oligarkëve tuaj me presidentin Putin, si më i korruptuari në Rusi! Ndërgjegjësohuni, …
Më shumë...Sadete Islamaj: “Patriotët” që rrahin gjoksin për luftën në Ukrainë e kanë harruar luftën e UÇK-së
Lufta në Ukrainë na ka mbërthyer të gjithëve rreth ekraneve televizive, na ka bërë sy e vesh dhe secili në mënyrën tonë i komentojmë ngjarjet duke i shfaqur opinionet tona rreth luftës dhe qëndresës së popullit ukrainas kundër pushtimit rus. Në fakt kjo rezistencë u bë edhe si leksion për …
Më shumë...“NEVER FORGET” – GJENOCIDI SERB MBI SHQIPTARËT – 1844-1999
(Libër xhepi nga Prof. Dr. Nusret Pllana dhe MSc. Agim Aliçkaj ) Ky libër doli nga shtypi këto ditë dhe i kushtohet Epopesë së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe përkujtimit të rënies heroike të Komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij për lirinë e Kosovës …
Më shumë...Kryetari Haliti përkujton ish kryetarin e Gjilanit, Xhemajl Hyseni
Me rastin e përvjetorit të vdekjes së ish kryetarit të komunës së Gjilanit, Xhemajl Hysenit, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka përkujtuar atë. E nderuara familja Hyseni dhe të gjithë ata që e keni njohur Xhemajl Hysenin. Sot në përvjetorin e kalimit në amshim të Xhemajl Hysenit, dëshiroj …
Më shumë...Me një akademi solemne u manifestua 7 Marsi-Dita e Mësuesit
Për nder të 7 Marsit-Ditës së Mësuesit, është organizuar një akademi solemne në sallën e kuvendit të komunës së Vitisë, ku u fol për rolin e mësuesit dhe arsimin shqip në Kosovë, në etapa të ndryshme. Drejtoresha e Arsimit Fatbardha Emini, në fjalën e saj ka shprehur falënderime për punëtorët …
Më shumë...Ftesë për fermerët rahovecas për pjesëmarrje në prezantimin i cili ka për qëllim informimin për sigurime bujqësore
Të nderuar fermerë, Drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në Komunën e Rahovecit, ju fton që të merrni pjesë në prezantim i cili ka për qëllim informimin tuaj lidhur me sigurimet bujqësore duke synuar rritjen e njohurive tuaja mbi sigurimet bujqësore. Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe …
Më shumë...Po punohet me përkushtim të shtuar në hartimin e Strategjisë së Zhvillimit të Turizmit për Komunën e Ferizajt 2022-2026
Këtë të martë është mbajtur takimi i dytë i grupit punues për hartimin e Strategjisë së Zhvillimit të Turizmit për Komunën e Ferizajt 2022-2026. Pjesë e këtij takimi ishte edhe nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Lulzim Aliu. Ai me këtë rast e ka vlerësuar tejet lart hartimin e kësaj strategjie …
Më shumë...Fadil REXHA: SHKOLLËS SË PARË SHQIPE
7 mars 1987 SHKOLLËS SË PARË SHQIPE (në kuadër të 100-vjetorit) Mbiu si manushaqe Lule e parë Aroma e saj U ndie në botën mbarë U luftua nga ferrat Tentuan që ta zhdukin Por rrënjët e saja U përhapën gjithëkundi Gonxhet e saja Njerëz të rrallë Letrarë …
Më shumë...Avokati i Salih Mustafës, njofton se sot mbahet konferenca përgatitore, pasi ka dorëzuar listën e dëshmitarëve dhe të provave
Avokati i Salih Mustafës, njofton se sot pritet të mbahet konferenca përgatitore pasi ai ka dorëzuar listën e dëshmitarëve dhe të provave. Në pajtim me Urdhrin e Trupit Gjykues 1 dhe në pajtim me Rregullën 119 të Rregullores së Procedurës dhe Provave para Gjykatës Speciale mbrojtja e z. Salih Mustafa …
Më shumë...Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas sot po mbahen marshe në disa qytete të Kosovës
Grupi organizativ “Marshojmë, nuk festojmë”, sot, duke filluar nga ora 10:00 ka marshuar për të kundërshtuar dhunën ndaj grave. Ky marsh, përveç në Prishtinë, do të organizohet edhe në Kastriot, Mitrovicë, Pejë, Rahovec dhe në Gjilan. Organizatorët e marshit, pretendojnë se janë gjykatat, prokuroritë dhe mbrojtësit e viktimave shkaktarët kryesorë …
Më shumë...Kryetari i PD-së zyrtare, Lulzim Basha, përpara përgjegjësisë për humbjen e thellë që pësoi në zgjedhjet vendore të 6 marsit
Kryetari i PD-së zyrtare, Lulzim Basha është vënë përpara përgjegjësisë për humbjen e thellë që pësoi në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit. Në mbledhjen e grupit parlamentar, e cila zgjati deri pas mesnate, deputetë të ndryshëm i kanë kërkuar atij dorëheqjen. Burimet kanë bërë të ditur se një …
Më shumë...Musa Dervishaj: Ti ministër, Armend Meha çka lype në Kostërc, pa Sami Lushtakun, Jetullah Gecin, Avni Ibrahimin, Xhevahir Gecin, Musa Dervishajn, Sanije Rexhajn e shumë të tjerë
Ish shefi i personelit të Brigadës 112 “Arben Haliti” në Zonën Operative të Drenicës, Musa Dervishaj, Komandant vendor i UÇK-së për fshatin Kostërc, gjatë luftës, ka reaguar lidhur me vizitën e ministrit të Mbrojtës, Armend Meha me 6 mars 2022 në fshatin e tij, në një të ashtuquajtur “shtab” dhe …
Më shumë...Kuvendi i Shqipërisë, me 123 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, miratoi rezolutën për mbështetjen e sovranitetit të Ukrainës
Kuvendi i Shqipërisë miratoi në një seancë plenare me 123 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, rezolutën për mbështetjen e sovranitetit dhe tërësisë territoriale të Ukrainës dhe mbrojtjen e parimeve të së drejtës ndërkombëtare dhe të sigurisë evropiane. Në rezolutën e miratuar dënohet agresioni ushtarak rus në Ukrainë dhe …
Më shumë...Është sulmuar Konsullata e Nderit e Republikës së Shqipërisë, në Ukrainë
Është sulmuar Konsullata e Nderit e Republikës së Shqipërisë, në Ukrainë. Kjo konsullatë ndodhet në qytetin Karkov. Lajmin për sulmin e ndërtesës së Konsullatës së Shqipërisë e ka konfirmuar vet konsullata përmes në postimi në internet. Konsulli i Nderit dhe stafi i konsullatës janë aktualisht të sigurt”, është thënë në …
Më shumë...Pas ngritjes së fundit të çmimeve të karburanteve ka reaguar kryetari i kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku
Në reagimin e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas ngritjes së fundit të çmimeve të karburanteve, ai thënë se Qeveria aktuale po tregohet e paaftë në përballjen me krizën aktuale. “Sot, çmimi i naftës ka arritur në 1.60 euro për litër. Nga ky çmim, qytetarët e Kosovës i paguajnë plot …
Më shumë...
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
