Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, në shoqërimin e nënkryetarit Iska dhe kabinetit të tij, mbajti takimin e rregullt me drejtorët e drejtorive komunale. U raportua për aktivitetet javore dhe ato që planifikohen të zhvillohen më tej gjatë kësaj jave.
Më shumë...Yearly Archives: 2022
Edhe 44 Lopë Qumështore për fermerët deçanas
Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj së bashku me drejtorin e bujqësisë, Rifat Stojkaj, kanë takuar, përfaqësuesit e Organizatës për Zhvillim Rajonal “Mëshqerra” me të cilët kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për kontingjentin e dytë me lopë qumështore. Në kuadër të këtij kontingjenti edhe 44 ekonomi familjare do të përkrahen …
Më shumë...Albin Kurti: Propozimi i BE-së, që Kosova të mos shqiptojë gjoba e Serbia mos të lëshojë targa KM, është i papranueshëm
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas takimit rreth 8 orë me serb Aleksandar Vuçiq, dhe Shefin e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell si dhe me Emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se propozimi i BE-së që Kosova mos të shqiptojë gjoba …
Më shumë...Josep Borell: Kryeministri Kurti nuk e pranoi propozimin e Be-së, por atë e ka pranuar kryetari i Serbisë, Vuçiq
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka thënë se së bashku me emisarin Lajcak kanë bërë një propozim për targat, të cilin e ka pranuar kryetari serb, Vuçiq por jo edhe Kryeministri, Albin Kurti. Borrell njofton se nuk është arritur asnjë marrëveshje pas rreth 7 orësh. Të dyja …
Më shumë...Albin Kurti e Aleksandër Vuçiq, nuk kanë arritur ndonjë marrëveshje faktike për targat e automjeteve të pronarëve serbë
Nga Brukseli bëhet e ditur se në takimin shumë-orësh, të mbajtur sot në Bruksel nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, nuk është arritur ndonjë marrëveshje për çështjen e targave të automjeteve të pronarëve serbë. Vuçiqi ka dalë nga takimi trepalësh duke njoftuar deklaruar se nuk …
Më shumë...Nuk kemi arritur asnjë marrëveshje me Albin Kurtin, ka thënë kryetari i Serbisë, Aleksander Vuçiq, për mediet në Serbi
Mediet në Beograd shkruajnë se kryetari i Serbisë, Aleksander Vuçiq ka deklaruar se nuk është arritur asnjë marrëveshje me Albin Kurtin, gjatë takimit të sotëm në Bruksel. Ai ka thënë se për arsye të paqarta për mua, nuk arritëm fare asnjë marrëveshje. Pala serbe ishte krejtësisht konstruktive dhe ne pranuam …
Më shumë...Sot në Bruksel, prej orës 8 të mëngjesit ka vazhduar takimi trepalësh mes Kosovës e Serbisë, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian
Sot në Bruksel, prej orës 8 të mëngjesit ka vazhduar takimi trepalësh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Në pamjet e publikuara nga BE-ja, shihen momentet e takimeve të ndara, që zhvilloi shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin …
Më shumë...Milosh Vuçeviq: Nuk jam optimist sa i përket një ujdie mes Kosovës dhe Serbisë, në Bruksel
Ministri i mbrojtjes së Serbisë, Milosh Vuçeviq ka deklaruar se nuk është optimist sa i përket një ujdie mes Kosovës dhe Serbisë, në Bruksel, por shtoi se sado që të zgjasin negociatat e sado që të jenë të vështira do të ishin një zgjidhje më e mirë se konflikti. Po …
Më shumë...Më shumë se 8.300 civilë janë vrarë deri më tani në luftën e Rusisë kundër Ukrainës, thanë hetuesit në Kiev
Më shumë se 8.300 civilë janë vrarë deri më tani në luftën e Rusisë kundër Ukrainës, thanë hetuesit në Kiev. Midis tyre janë 437 fëmijë, tha prokurori i Përgjithshëm, Andrij Kostin, raporton agjencia ukrainase të lajmeve UNIAN. Sipas tij, më shumë se 11.000 njerëz u plagosën në luftën, e ka …
Më shumë...Mehmet Elezi: Standardi i gjuhës shqipe duhet të reformohet pa prekur bazën e toskërishtes
Standardi i gjuhës shqipe duhet të reformohet pa prekur bazën e toskërishtes nga dijetarë të mençur që iu rreh zemra shqip”, kështu deklaroi në një intervistën për Merita Haklajn, gjuhëtari Mehmet Elezi, pasi në të kundërt gjuha shqipe është e rrezikuar. “Nuk jam kurrsesi për përmbysjen. Ky standard duhet të …
Më shumë...Kryetari Nura ka vizituar fshatrat Llaushë, Tushilë dhe Kllodernicë
Kryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura, ka vizituar fshatrat Llaushë, Tushilë dhe Kllodernicë, ku gjendja paraqitet stabile, falë ndërprerjes së të reshurave të shiut, por edhe punës së shërbimeve publike që u angazhuan deri në orët e vona të mbrëmjes së kaluar. Ndërkohë që edhe tani po vijon puna …
Më shumë...Në Bruksel është duke vazhduar takimi trepalësh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian
Në Bruksel është duke vazhduar takimi trepalësh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Në pamjet e publikuara nga BE-ja, shihen momentet e takimeve të ndara që zhvilloi shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb Aleksandar Vuçiq. Gjithashtu BE-ja …
Më shumë...Reshjet e shiut kanë shkaktuar vërshime në disa fshatra dhe në qytetin e Skenderajt
Reshjet e shiut kanë shkaktuar vërshime në disa fshatra, madje edhe në qytetin e Skenderajt. Gjendja më e rëndë ishte në fshatrat Llaushë, Tushilë dhe Kllodernicë. Qysh në orët e hershme të mëngjesit, kryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura bashkë me drejtorin e Shërbimeve Publike, Alban Shala dhe me …
Më shumë...NJOFTIM PËR RRUGËT E BLLOKUARA NË KOMUNËN E MALISHEVËS
Njoftohen të gjithë qytetarët e Komunës së Malishevës dhe qytetarë të tjerë, se për shkak të situatës me vërshimet që e kanë kapluar gjithë vendin, aktualisht këto rrugë janë të pa kalueshme: RRUGA MIRUSHË – GURBARDH (ura të liqeni) RRUGA MIRUSHË-LUMISHTË (ura të liqeni)
Më shumë...Gjendja nën kontrollë në komunën e Rahovecit pas reshjeve të shumta të shiut
Kryetari i komunë së Rahovecit Smajl Latifi ka dalë në teren për të përcjellë gjendjen nga reshjet e shiut që po vazhdojnë. Kryetari Latifi ka njoftuar se ka pasur ndërhyrje në disa vende dhe për fat deri tash nuk ka dëme të mëdha në amvisëri dhe toka bujqësore. Shtretërit e …
Më shumë...Është ndarë nga jeta poeti e studiuesi Ramadan Thaçi
Në moshën 63 vjeçare është ndarë nga jeta poeti e studiuesi Ramadan Thaçi. Ramadan Thaçi ka lindur në Smallushë të Lypjanit. Ishte magjistër i shkencave juridike. Një kohë ka punuar në arsim, ndërsa pastaj në MPB, kurse ka ligjëruar edhe në kolegjin “Biznesi” në Prishtinë. Ramadan Thaçi ka qenë poet, …
Më shumë...
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
