Monthly Archives: December 2023

Lumir Abdixhiku: Kryeministri, Albin Kurti është vonuar dy vjet për ta hartuar projekt-statutin e Asociacionit

Lumir Abdixhiku: Pas një viti me marrëveshjen e Qeverisë Kurti nuk do të flitet më për Asociacion, por për autonomi territoriale

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se kryeministri Albin Kurti është vonuar dy vjet për ta hartuar draft-statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. LDK-ja  dhe të gjithë miqtë e Kosovës ka dy vite që i kërkojnë Kurtit ë të hartojë draft statutin e Asociacionit, si një dokument …

Më shumë...

Prokuroria e Posaçme në Tiranë kërkon rikthimin në burg të të akuzuarit për korrupsion, Jamarbër Malltezi, dhëndër i Sali Berishës

Prokuroria e Posaçme në Tiranë,  ka depozituar ankesë  në Gjykatën e Lartë për Jamarbër Malltezin, dhëndrin e ish kryeministrit Sali Berisha, ku kërkon rikthimin e tij në qeli. Më herët, Gjykata e Apelit ndryshoi masën për Malltezin nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie”. Jamarbër Malltezi është arrestuar me akuzën …

Më shumë...

Kristofer Hill: Amerika pret vazhdimin e bashkëpunimit me Qeverinë e Serbisë për çështje me interes të përbashkët

Christopher Hill

Ambasadori amerikan, në Beograd, Kristofer Hill, ka publikuar një mesazh me rastin e zgjedhjeve në Serbi, në të cilin ka thënë se qeveria e ShBA-së pret vazhdimin e bashkëpunimit me Qeverinë e Serbisë për çështje me interes të përbashkët. Kjo, natyrisht, përfshin çështjet rajonale, por edhe dëshirën e Serbisë për …

Më shumë...

Partia Socialiste, kërkon masë disiplinore për disa deputetë të opozitës që po shkaktojnë kaos në Kuvendin e Shqipërisë

Partia Socialiste e Shqipërisë, kërkon masë disiplinore për disa deputetë të opozitës që shkaktuan kaos në Kuvend gjatë seancës parlamentare të ditës së djeshme ku u miratua kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit të Sali Berishës, që i hap rrugë arrestimit të tij. Deputetët e opozitës u përplasën me …

Më shumë...

Autoritetet turke i kanë arrestuar 304 të dyshuar për lidhje me grupin militant, Shteti Islamik, gjatë një operacioni në 32 provinca

Autoritetet turke i kanë arrestuar 304  të dyshuar për lidhje me grupin militant, Shteti Islamik, gjatë një operacioni në 32 provinca, tha ministri i Brendshëm i Turqisë, Ali Jerlikaja. Shumica e të dyshuarve u kapën në tri qytetet më të mëdha të Turqisë, Ankara, Stamboll dhe Izmir, tha ai. Ne …

Më shumë...

Mbahet takimi i Komitetit Komunal Veprues në komunën e Rahovecit

Sot, nënkryetari i Komunës së Rahovecit, z. Fatmir Iska, mbajti takim me Komitetin Komunal Veprues për zbatueshmërinë e  planit të veprimit për përfshirjen e komunitetit Rom dhe Ashkali në shoqërinë kosovare 2023-2025 në Komunën e Rahovecit. Shefi i Zyrës për Komunitete dhe Kthim, njëherit koordinator i këtij komiteti, z. Lendrit …

Më shumë...

Pensionohet mësimdhënësi vitias, Bajram Avdiu

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, zëvendësi i tij, Hasan Aliu dhe drejtoresha e Arsimit, Arta Ajeti kanë pritur sot në takim mësimdhënësin vitias, Bajram Avdiu i cili është pensionuar. Me këtë rast kryetari Haliti,  e ka falënderuar atë për kontributin e tij shumëvjeçar në fushën e arsimit të …

Më shumë...

Radio-Kosova e Lirë më 4 janar 2024 mbush 25 vjet të jetës, gjashtë muaj të kohës së luftës dhe 24 vjet e gjysmë të pas luftës

Ahmet Qeriqi

Kush janë ata që po pretendojnë  ta promovojnë vetveten, madje edhe si themelues të Radios dhe “kuadro të jashtëzakonshëm”,  pa të cilët nuk do të kishte funksionuar Radio Kosova e Lirë, ndërsa në Radio kanë punuar nga gjashtë muaj e jo  25 vite. Duke shfrytëzuar refuzimin e pronësisë  së Radios …

Më shumë...

Njoftim dhe sqarim për Kalendarin e Vitit të Ri 2024 të Radios-Kosova e Lirë – Luftëtarë të NDSH-së II

Njoftim dhe sqarim për Kalendarin e Vitit të Ri 2024 të Radios-Kosova e Lirë – Luftëtarë të NDSH-së II

Prej vitit 1999 e deri tani, Radio-Kosova e Lirë në çdo vit të ri ka nxjerrë Kalendarin me personalitete të njohura të historisë kombëtare, i cili u shpërndahet gratis vizitorëve me rastin e 4 janarit, ditës së shënimit të fillimit të transmetimit të Radios Kosova e Lirë. Deri tani nuk …

Më shumë...

Qeveria-Kurti me rastin e festave të fund-vitit ndanë lëmoshë në shumën nga 100 euro për fëmijët dhe pleqtë e Kosovës

Pagat më të larta të vendit do t’ i ketë treshja: Vjosa Osmani, Albin Kurti dhe Glauk Konjufca më të ulëtat, shërbyesit civilë

Qeveria e Kosovës ka ndarë mjetet për shtesat e njëhershme prej 100 euro për fëmijët dhe pensionsitët, në mbledhjen elektronike që ka zhvilluar mbrëmë. Aprovohet ndarja e mjeteve buxhetore në shumë prej gjashtëdhjetë e tetë milionë e nëntëqind e nëntëdhjetë e katër mijë euro. Shtesat për lehona dhe shtesat për …

Më shumë...

Fatmir Limaj: Po punohet në terren për përgatitjen e një fronti të përbashkët opozitar kundër kryeministrit aktual, Albin Kurti

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, iu ka përgjigjur nga Malisheva, kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka deklaruar se po punohet në terren për përgatitjen e një fronti të përbashkët opozitar kundër kryeministrit aktual, Albin Kurti. Ai paralajmëroi se rezultatet e këtij fronti do të shihen së shpejti. Me plotë njerëz jemi duke biseduar lidhur me këtë nismë, u shpreh …

Më shumë...

Bodo Weber, u shprehur skeptik për të ardhmen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, pasi Beogradi zyrtar po luan me këtë proces

Weber: Serbia është shumë afër anëtarësimit në BE, por nuk duhet ta pengojë rrugën e Kosovës drejt Brukselit

Bashkëpunëtori i lartë i Këshillit për Politikat e Demokratizimit në Berlin, dhe eksperti i njohur për Ballkanin,  Bodo Weber, është shprehur skeptik për të ardhmen e procesit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.  Ai ka theksuar  me këtë rast ka shfaqur dyshimet e tij sa i përket progresit në dialog, …

Më shumë...

Lajçak: Nuk është e nevojshme që Serbia të nënshkruajë Statutin e Asociacionit, pasi projekti është dokument i brendshëm i Kosovës

I dërguari i i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, duke folur për çështjen e nënshkrimit të marrëveshjes së Ohrit, Aneksit të Implementimit dhe projekt-Statuti të Asociacionin, ka thënë se ekipi i tij ka shqyrtuar disa herë çështjen e formalizimit sipas kërkesës së Kosovës dhe ka treguar se ia kanë …

Më shumë...

Naim Qela: Kemi shumë rekomandime që presin zbatim nga autoritetet e institucionet e vendit, të cilat i kanë realizuar vetëm 20%

Naim Qelaj: Është e papranueshme mospërfshirjen e katër komunave veriore në kalkulimet e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka thënë se deri më tani 20 për qind e rekomandimeve nga ky institucion janë zbatuar, ndërsa janë në pritje të zbatimit edhe 80 për qind të rekomandimeve. Ai në takimin e Këshillit për Demokraci dhe të Drejta të Njeriu, tha se zbatimi i rekomandimeve …

Më shumë...

Lulzim Basha: Deputetët e PD-së mbeten të vendosur në mbështetjen e SPAK-ut dhe heqjen e imunitetit të Sali Berishës

Lulzim Basha

Pasi Kuvendi i Shqipërisë i ka dhënë autorizim SPAK-ut për arrestimin e deputetit, Sali Berisha, kryetari i Partisë Demokratike zyrtare, Lulzim Basha, ka deklaruar  se deputetët e kësaj partie mbeten të vendosur në mbështetjen e SPAK-ut dhe heqjen e imunitetit të çdo personi që është kërkuar nga drejtësia. Ky është …

Më shumë...

Milazim Krasniqi: Vizitat e fundit të Kurtit me synime elektorale janë sinjal më shumë lidhur me përgatitje të vendit për zgjedhje

Milazim Krasniqi: Qeveria Kurti është totalisht e dështuar, ajo nuk di të ballafaqohet me krizat ekonomike, energjetike, arsimore

Profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka thënë se vizitat e fundit të Albin Kurtit nëpër disa vende në  Kosovë janë sinjal shtesë për përgatitje të vendit për zgjedhje. Ai, përmes një postimi  shprehet se ka dilema se a po bëhet Vetëvendosja parti konservatore apo do të bëhen majtistë, ata me të …

Më shumë...