Yearly Archives: 2023

Nga bashkatdhetari Shpetim Alaj, Klubi i Hendbollit “Deçani” pranoj donacion për klubin

Nga bashkatdhetari Shpetim Alaj, Klubi i Hendbollit “Deçani” pranoj sot donacion për klubin. Mërgimtarët tanë edhe një herë dëshmuan se ia duan të mirën vendit dhe rinisë tonë, duke dhënë përkrahje të vazhdueshme në çdo veprimtari të tyre. Respekt dhe mirënjohje pafund!

Më shumë...

Në Deçan është mbajt trajnimi me temë “Parandalimi dhe trajtimi i rasteve të ngacmimit seksual në vendin e punës”

Në Deçan është mbajt trajnimi me temë “Parandalimi dhe trajtimi i rasteve të ngacmimit seksual në vendin e punës”, në sallën e konferencave nga Agjencia për Barazi Gjinore/ZKM në bashkëpunim me Institutin e Kosovës për Administratë Publike dhe ne koordinim me Zyrtaren për Barazi Gjinore në Komunën e Deçanit. E …

Më shumë...

Kryetari Ramosaj nënshkruan kontratën e re me SH.A. “Higjiena”

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, së bashku me Ndërmarrjen Publike Lokale “Higjiena” SH.A., përfaqësuar nga kryeshefi ekzekutiv z. Kushtrim Loshaj, krahas marrëveshjeve tjera për ofrimin e shërbimeve komunale në komunën e Deçanit, nënshkruan edhe kontratën e re “Në Shtëpi” për periudhën 2023 – 2026, në vlerë prej 799,565.00 …

Më shumë...

Agim Aliu: Janë të rënda e të dhembshme lamtumirat me çlirimtarët

Kryetari i Komunës së Ferizajt z. Agim Aliu ka shkruar një telegram ngushellimi për veteranin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Naser Haliti. Me këtë rast ai ka shkruar: Me pikëllim të thellë, mora lajmin për ndarjen nga jeta të luftëtarit të lirisë, veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, aktivistit politik, …

Më shumë...

Është vendosur gurthemeli i Qendrës Rinore dhe Kulturore në Rahovec

Të mërkurën në Rahovec u vendos gurthemeli i Qendrës Rinore dhe Kulturore në Rahovec. Ky objekt modern do të gjallërojë jetën kulturore dhe aktivitetet e rinisë në komunën tonë, ka thënë Kryetari i Komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi. Objekti ka një sipërfaqe totale prej 6,203.24 m2, me Sallë universale/auditorium, …

Më shumë...

Ahmet Qeriqi: Tri poezi të tre poetëve revolucionarë: Vladimir Majakovski, Ady Endre dhe Migjeni

Ahmet Qeriqi: Tri poezi të tre poetëve revolucionarë: Vladimir Majakovski, Ady Endre dhe Migjeni

“Përgjigjuni”,  Vladimir Majakovski, “Dielli i kuq”,  Adi Endre, “Recital i malësorit”,  Migjeni. Poetët revolucionarë evropianë kryesisht kanë qenë të ndikuar e të frymëzuar nga gjendja e  rëndë sociale të popujve  të tyre në kohën e ndeshjes së ashpër të botës borgjeze-kapitaliste, sidomos në gjysmën e parë të shekullit 20. Poezia …

Më shumë...

Drejtori i AMKMK-së, z. Imer Hakaj me bashkëpunëtor, vizituan Kompleksin Memorial “Zahir Pajaziti” në Orllan

Drejtori i AMKMK-së, z. Imer Hakaj me bashkëpunëtor, vizituan Kompleksin Memorial “Zahir Pajaziti” në Orllan

Me rastin e datëlindjes së heroit tonë kombëtar, Zahir Pajaziti, Drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale z. Imer Hakaj me bashkëpunëtor, vizituan Kompleksin Memorial “Zahir Pajaziti” në Orllan, në përkujtim të veprës dhe sakrificës së heroit dhe bashkëluftëtarëve të tij, fal të cilëve gëzojmë lirinë. Pas …

Më shumë...

KMDLNj: Gjykata Raciste Speciale e ka përvetësuar në mënyrë të përsosur metodën e UDB-së jugosllave e serbe kundër shqiptarëve

KMDLNJ: SBASHK-u është përgjegjes për rezultatet katastrofale në PISA, por po vazhdon me degradimin e sistemit arsimor

Në reagimin e KMDLNJ-së  lidhur me bastisjet e Prokurorisë së Gjykatës Speciale thuhet se Gjykata Raciste Speciale e ka përvetësuar mënyrën si ishte sjell UDB-ja jugosllave dhe serbe ndaj shqiptarëve; marrja në biseda informative, bastisja dhe arrestime. Deri më tani nuk ka as të vrarë e as të plagosur nga …

Më shumë...

Në Moosburg të Bavarisë u mbajtë manifestimi tradicional, “Nëntori Letrar-Kulturor 2023” dhe manifestimi Jubilar i 10-të Vjetorit të veprimtarisë së LKSHM

Lidhja e Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë në bashkëpunim me Klubin Letrar “Martin Camaj” në Mynih dhe me Shoqatën “Bekim Berisha-ABEJA” në Moosburg të Bavarisë, për dy ditë radhazi mbajti takimin “Nëntori Letrar-Kulturor 2023”, Manifestim Jubilar në 10 Vjetorin e veprimtarisë së LKSHM. Ky takim u shoqërua edhe në ditën e dytë …

Më shumë...

Pjesëtarë të Njësitit më elitar të Policisë së Kosovës, kanë protestuar sot para Qeverisë, në Prishtinë

Njësiti më elitar i Policisë së Kosovës, i njohur si FIT ka protestuar para Qeverisë së Kosovës, për të shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj propozimit të Qeverisë së Kosovës për shtesat e rrezikshmërisë.  Përfaqësuesi i FIT-it gjatë protestës theksoi se pakënaqësitë e tyre nuk datojnë nga sot, por janë më …

Më shumë...

Qeveria e Kosovës ka reaguar pasi në disa medie është publikuar projekt-statuti i BE-së për themelimin e Asociacionit, i datës 21 tetor

Qeveria e Kosovës

Qeveria e Kosovës ka reaguar pasi  në disa media është publikuar draft-statuti për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, i propozuar nga Bashkimi Evropian më 21 tetor, mirëpo kjo është demantuar nga Qeveria e Kosovës. Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu përmes një postimi,  ka shkruar se …

Më shumë...

KPK-ja sërish ia ka drejtuar për dekretim Presidencës, emrin e refuzuar të kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Tri javë pasi kryetarja,  Vjosa Osmani, vendosi të mos e dekretojë Blerim Isufajn për Kryeprokuror, Këshilli Prokurorial i Kosovës ia ka çuar edhe një herë për dekretim emrin e kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale.  Në KPK u vendos unanimisht që emri i Isufajt t’i dërgohet sërish shefes së shtetit për dekretim, …

Më shumë...

Kryeministri, Edi Rama, ka reaguar kundër deklaratave të kryetarit të “Republikës Serbe ”, Millorad Dodik për Serbinë e Madhe

Edi Rama: Rajoni ynë nuk mund të bëhet peng i një krize të pafund mes Kosovës dhe Serbisë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar kundër deklaratave të  kryetarit të  “Republikës Serbe ”, Millorad Dodik për atë që e ka quajtur “Serbi të madhe” e ku duhet t’i bashkëngjiten Mali i Zi, Kosova e Bosnja. Rama ka thënë se kanë kaluar tri ditë nga një deklaratë e rrezikshme …

Më shumë...

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq, shpalli zyrtarisht mbajtjen e zgjedhjeve të reja parlamentare me 17 dhjetor 2023

Aleksander Vuçiq u bën thirrje serbëve të Kosovës që të mos bëhen pjesë e Ushtrisë së Kosovës

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq, shpalli zyrtarisht mbajtjen e zgjedhjeve të reja parlamentare me 17 dhjetor. Duke nënshkruar vendimin për shpërndarjen e parlamentit dhe shpalljen e zgjedhjeve, presidenti serb tha se “po jetojmë në kohë të vështira për mbarë botën, në kohën e sfidave globale, luftërave dhe konflikteve, në kohën …

Më shumë...

Doli nga shtypi libri: “Lindja dhe organizimi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës” i autorit, Skënder Hamzaj

Në fundshekullin XX, saktësisht në periudhën e viteve 1997-1999, populli i Kosovës përjetoi dhunën, dëbimin, vrasjet e masakrat më të egra e barbare, që njerëzimi i kish harruar prej kohësh. Këtë fushatë represive të shfarosjes gjer në gjenocid ndaj shqiptarëve po e ushtronte aparati shtetëror policor dhe ushtarak i Serbisë.  …

Më shumë...

Asociacioni i propozuar nga BE-ja siguron vetëqeverisje dhe autonomi substanciale për serbët e Kosovës

Projekt-statuti për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, i propozuar nga Bashkimi Evropian më 21 tetor, siguron një vetëqeverisje kornizë me autonomi substanciale për komunitetin e serbëve të Kosovës. Ky projekt-statut, i dalë nga zyra e  emisarit të BE-së, Lajçak, ka një përmbajtje prej 11-faqesh dhe përmban në …

Më shumë...