Kryetari i Turqisë, Erdoğan tha se beson se së shpejti do të arrihet “rezultat i mirë” në drejtim të ringjalljes së marrëveshjes së drithërave të Detit të Zi që do të përmbushë pritshmëritë e nevojshme, raporton Anadolu. “Rivitalizimi i nismës është prioritet për gjithë botën. Ne jemi në kontakt të …
Më shumë...Yearly Archives: 2023
Faton B.Mehmetaj: Këmbanat e vjetra të Kishës së Deçanit-njëra ishte pronë e kishës së Shën Nikollës në Belle
Falsifikimet e formuluara si “argumente historike” të krijuara nga qendrat pansllave, shërbejnë si dëshmi për të treguar “të drejtat historike” dhe ta shtroj rrugën për arsyetimin e politikës së tyre ekspansioniste. Akademia e Shkencave të Serbisë, por edhe Shkolla Antropologjike Serbe dhe recidivat e saj, të cilët vazhdojnë me interesa …
Më shumë...“UDHËTIMI I GJATË DREJT NATËS” shfaqja më e mirë e edicionit të sivjetmë të Festivalit të Teatrove në Ferizaj
Nga 27 Gushti deri më 4 Shtator, 10 shfaqje teatrore nga teatro të gjeografisë shqiptare u shfaqën para publikut fantastik ferizajas, në kuadër të edicionit të 53-të të Festivalit të Teatrove në Ferizaj. Në këtë festival me trupat e tyre teatrore, morën pjesë Teatri “Adriana” me shfaqjen “Gënjeshtari”, Qendra Multimedia …
Më shumë...Përfundoi instalimi i ndriçimit publik me drita digjitale SMART (ESCO) në Zatriq të Rahovecit
Sonte përfundoi instalimi i ndriçimit publik me drita digjitale SMART (ESCO), në Zatriq të komunës së Rahovecit, fshat ky që i dha shumë luftës dhe përpjekjes për liri. Ky projekt është një fakt që edhe Zatriqi bën pjesë në hartën e gjerë të investimeve në komunën e Rahovecit. Zatriqi ka …
Më shumë...Përurohet vepra ”Semimaturantët e parë të Malishevës 1963/1964” – autor, Fatmir F. Krasniqi
Vepra më e re e autorit, Fatmir F. Krasniqi, ku për tematikë hulumtuese dhe studiuese ka,”Semimaturantët e Parë të Malishevës”, në periudhën e viteve 1963/1964, u përurua sot, përurim i cili ishte nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati. Në fjalën e rastit të Kryetari të Komunës …
Më shumë...Në fshatin Tërnafc të Skenderajt nisi të ndërtohet trotuari
Një punë tjetër e mirë filloi sot në fshatin Tërnafc të komunës së Skenderajt, ku nisi të ndërtohet trotuari, një projekt ky shumë i nevojshëm dhe i rëndësishëm për sigurinë e këmbësorëve, sidomos nxënësve në vajtjet ardhjet e tyre shtëpi-shkollë dhe anasjelltas. Kryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura, dhe …
Më shumë...Sot është publikuar Marrëveshja e nënshkruar më 5 korrik të këtij viti në mes të Shqipërisë dhe Kosovës, në Tiranë
Sot është publikuar Marrëveshja e nënshkruar më 5 korrik të këtij viti në mes të Shqipërisë dhe Kosovës, në Tiranë. Kjo marrëveshje synon lehtësimin e procedurave doganore për inspektimin e produkteve me origjinë joshtazore. Ajo është miratuar në mbledhjen e fundit të qeverisë shqiptare në 30 gusht. Marrëveshja, e cila …
Më shumë...MAPL: Përfundoi hartimi i Udhëzimit Administrativ për iniciativën e qytetarëve lidhur me largimin e Kryetarit të Komunës nga funksioni
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka përfunduar hartimin e Udhëzimit Administrativ për iniciativën e qytetarëve për largimin e Kryetarit të Komunës nga funksioni. Këtë e bëri të ditur ministri i MAPL-së, Elbert Krasniqi. Sipas tij, udhëzimi ka për qëllim përcaktimin e procedurës së inicimit, organizimit dhe dorëzimit të iniciativës …
Më shumë...Në 25-vjetorin e rënies në Polluzhë nderohen dëshmorët Shani Hoti dhe Afrim Bajraktari si dhe të martirët nga ky fshat
Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, me bashkëluftëtarë e bashkëpunëtorë, me familjarë e bashkëvendës, u bashkuan në Polluzhë, në 25-vjetorin e rënies dhe përjetësimit, ku nderuan kujtimin dhe veprën e dëshmorëve të atdheut, Shani Hoti dhe Afrim Bajraktari si dhe të martirëve nga ky fshat. Kryetari Latif mekëte rast …
Më shumë...Në moshën 66-vjeçare ka ndërruar jetë, veprimtari, publicisti e profesori, Qerim Feriz Rexhaj, nga fshati Cercë i komunës së Burimit
Në moshën 66-vjeçare ka ndërruar jetë, veprimtari, publicisti e profesori, Qerim Feriz Rexhaj nga fshati Cercë i Komunë së Burimit. Qerimi i përket një familjeje të njohur atdhetarësh, intelektualësh e liridashësish, të cilët kurdoherë në kthesat e mëdha shoqërore e kombëtare u radhitën në anën e duhur të historisë. Ndarja …
Më shumë...Diskutohet procesi i dëgjimeve buxhetore në Komunën e Ferizajt
Organizuar nga Misioni i OSBE-së në Kosovë, gjatë ditës së sotme është mbajtur një punëtori me temë-avancimi i llogaridhënies në planifikimin financiar komunal. Në hapjen e kësaj punëtori Afrim Nesreti nga OSBE, ka thënë se kjo punëtori është e një rëndësi shumë të madhe me vet faktin që po diskutohet …
Më shumë...Kryetari Aliu, ka takuar kryetarin e Federatës së Tenisit të Kosovës, z. Jeton Hadërgjonaj
Tenisi është një nga sportet në zhvillim në Komunën e Ferizajt e ku sot kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, ka takuar kryetarin e Federatës së Tenisit të Kosovës, z. Jeton Hadërgjonaj, për të biseduar mbi mundësitë e bashkëpunimit në dobi të një infrastrukture më të qëndrueshme për zhvillimin …
Më shumë...Vitia pjesë e projektit “Kontrata Sociale”
Komuna e Vitisë është pjesë e projektit të USAID-it “Kontrata Sociale” dhe për këtë arsye zyrtarët komunal dhe drejtorët nga kjo komunë, në krye me kryetarin e saj, Sokol Haliti po marrin pjesë në një punëtori konsultative. Qëllimi i kësaj punëtorie është për të identifikuar objektivat për pjesëmarrje publike dhe …
Më shumë...Komuna e Malishevës dhe Qatar Charity përkrahin 50 fermerë me serra dhe 10 bletarë
Komuna e Malishevës dhe Qatar Charity, në kuadër të realizimit të programit të përbashkët në bujqësi, i kanë nënshkruar kontrata me 50 fermer lokal, për ndërtimin e serrave për këta përfitues, si dhe me 10 bletarë të cilët përkrahen me bletë dhe mekanizëm përcjellës. Në këtë ceremoni mori pjesë edhe …
Më shumë...OEA: Importet e lidhura me kompanitë amerikane, në Kosovë, po pakësohen me një ritëm alarmues, po rriten importet me Serbinë
Oda Ekonomike Amerikane e Kosovës, përmes një reagimi publik, kërkon urgjentisht nga Qeveria-Kurti të rishqyrtojë masat që kufizojnë importet nga Serbia, e të cilat pengojnë interesat komerciale të kompanive ndërkombëtare. Sipas Odës importet nga kompanitë me pronësi të konsiderueshme amerikane kanë rënë me mbi 39 për qind krahasuar me vitin …
Më shumë...Dëshmitari i Prokurorisë së Gjykatës Speciale, Agim Idrizi, thuhet se ka qenë pjesëtar i policisë lokale serbe në vitin 1998
Në gjykimin kundër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka vazhduar marrjen në pyetje të dëshmitarit të radhës, Agim Idrizi, e i cili po prezantohet pa masa mbrojtëse. Në pyetjet e para nga prokuroria, ai tregoi për mbajtjen në ndalim nga pjesëtarë të UCK-së. Ndërkohë është përballë me një dokument …
Më shumë...
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
