Yearly Archives: 2023

Vazhdojnë punimet në ndërtimin e kanalit të kullimit të tokave bujqësore nga Rahoveci deri në Fortesë

Vazhdojnë punimet në ndërtimin e kanalit të kullimit të tokave bujqësore nga Rahoveci deri në Fortesë. Është kryer një hap i rëndësishëm, pasi është përfunduar betonimi i urës së tretë nga gjithsej 6, të cilat janë të planifikuara me këtë projekt. Momentalisht, punimet vazhdojnë në ndërtimin e bazës dhe skarpateve …

Më shumë...

DSHMA në Skenderaj organizoi piknik në natyrë për anëtarë të Shoqatës Handikos

Nën organizimin e Drejtorisë për Shëndetësi e Mirëqenie Sociale në Komunën e Skenderajt, anëtarë të Shoqatës Handikos kanë realizuar një piknik në natyrë, ku ishte e pranishme edhe drejtoresha e kësaj drejtorie, Rrezarta Hasani – Ibrahimi, me ç’rast është kaluar një ditë e mrekullueshme nën tingujt e muzikës, me lojëra …

Më shumë...

Nezir Tolaj nga fshati Beleg ka dhurua 500 ulëseve për Stadiumin e qytetit “Ruzhdi Ramosaj” në Deçan

Nezir Tolaj nga fshati Beleg i Komunës së Deçanit ka dhurua 500 ulëseve (donacion) për Stadiumin e qytetit “Ruzhdi Ramosaj” në Deçan. Montimin e këtyre ulëseve e ka bërë bashkatdhetari ynë, Malsor Tafaj nga Isniqi me vendbanim në Zvicër, në mënyrë vullnetare. Komuna e Deçanit dhe kryetari i sajë Bashkim …

Më shumë...

Filluan punimet në asfaltimin e segmentit të rrugës nga rrethrrotullimi në Isniq deri tek stadiumi i qytetit

Filluan punimet në asfaltimin e segmentit të rrugës nga rrethrrotullimi në Isniq të komunës së Deçanit deri tek stadiumi i qytetit, në kuadër të investimeve kapitale të mirëmbajtjes verore dhe dimërore të rrugëve në Komunën e Deçanit. Rrugë kjo e rëndësishme në lehtësimin e qarkullimit të automjeteve dhe qytetarëve, e …

Më shumë...

U mbajt mbledhja e VI- të e rregullt e Komitetit për Komunitete në komunën e Deçanit

U mbajt mbledhja e VI- të e rregullt e Komitetit për Komunitete në komunën e Deçanit, në takim morën pjesë: anëtarët e Komitetit për Komunitete, OSBE, UNMIK-u, PK-ja. Takimi u kryesua nga z. Shkelzen Berisha, i cili i përshëndeti të gjithë të pranishmit dhe i  informoi për pikat  e rendit …

Më shumë...

Pasi Qeveria nuk po tërhiqet nga veprimet skandaloze, në Prishtinë, protestuan mijëra qytetarë, veteranë e invalidë të luftës së UÇK-së

Pasi Qeveria nuk po tërhiqet nga veprimet skandaloze, në Prishtinë, protestuan mijëra qytetarë, veteranë e invalidë të luftës së UÇK-së

Pasi Qeveria e Kosovës nuk po tërhiqet nga veprimet skandaloze, sot në Prishtinë, kanë protestuar   mijëra qytetarë liri-mbrojtës, veteranë e invalidë të luftës. Ata kanë protestuar edhe kundër koordinimit me Milan Radojçiqin, kundër shkeljes së të drejtave të ushtarëve të UÇK!  Gjatë protestës u kërkua  nga Mimoza Kusari  ta dorëzojë …

Më shumë...

Avni Ajeti: Të drejtat s’ po na mohohen nga regjimi i huaj, por nga Qeveria e Shtetit, për të cilin kemi dhënë gjithçka që kishim

Avni Ajeti: Të drejtat s' po na mohohen nga regjimi i huaj, por nga Qeveria e Shtetit, për të cilin kemi dhënë gjithçka që kishim

Para  protestuesve, sot në qendër të  Prishtinës foli edhe veterani i UÇK-së, Avni Ajeti. Ai tha  se veteranët nuk do të heqin dorë nga kërkesat e tyre, se kurrë nuk  do të zmbrapsen, derisa  t’ i realizojnë ato. Ai kritikoi rëndë deputetët që cilët në Kuvendin e Kosovës votuan ligjin …

Më shumë...

Lumir Abdixhiku: Deklarata e ministrit të Punëve të Brendshme është pamatur, nxitëse e ofenduese

Lumir Abdixhiku: Pas një viti me marrëveshjen e Qeverisë Kurti nuk do të flitet më për Asociacion, por për autonomi territoriale

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas deklaratës së ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla lidhur me protestën e thirrur për sot, i cili ka thënë se është e çuditshme se si po thirret një protestë në të njëjtën ditë kur ka protesta edhe në …

Më shumë...

Doarsa Kica-Xhelili: Ministri, Sveçla duhet ta ndalë thirrjet e rrezikshme për krizë e të largohet menjëherë nga pozita

Doarsa Kica-Xhelili

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka thënë se ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla duhet ta ndalë thirrjet e rrezikshme për krizë dhe duhet të largohet menjëherë nga pozita që ka. Për çdo shkronjë të statusit të tij ku ndërlidh akterë kosovarë me Serbinë mban përgjegjësi jo vetëm politike por ligjore.  …

Më shumë...

Ramush Haradinaj i kërkon Albin Kurtit, t’ i tërheq sejmenët e tij dhe t’ i lejojë qytetarët të protestojnë, në sheshet e Prishtinës

Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj,  ka reaguar pas deklaratës së ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, i lidhi protestën e veteranëve sot dhe përgjimet e publikuara mes shefes së GP të Vetëvendjes, Mimoza Kusari-Lila me nënkryetarin e Listës Srpska, Sllavko Simiq, me “luftën hibride” të presidentit serb Vuçiq kundër Kosovës. Haradinaj …

Më shumë...

Anëtari i kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj, ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e sotme të veteranëve, në Prishtinë

Daut Haradinaj

Anëtari i kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj, ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e sotme të veteranëve pa dallim partie. Daut Haradinaj ka thënë se mbrojtja e vlerave të luftës është obligim moral i secilit. Pjesëmarrja në protestën e sotme, është obligim moral, për të demonstruar që asnjë …

Më shumë...

Memli Krasniqi: Një ministër i pa karakter si Xhelal Sveçla, fyen veteranët e gazetarët dhe nxit përplasje qytetare

Memli Krasniqi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar pas deklaratave të ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, duke konstatuar se Qeveria po kërkon përplasje për ta larguar vëmendjen nga përgjimet e publikuara me shefes së Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila me nënkryetarin e Listës Serbe, Sllavko Simiq. Përmes një deklarate skandaloze …

Më shumë...

Fatmir Graiçevci: Arsyetimi i sofistëve dhe i avokatëve të Qeverisë Kurti është tipik makiavelist!

Fatmir Graiqevci

Pas dhunës së manifestuar në Kuvend, armata e sofistëve dhe avokatëve të Qeverisë Kurti arsyetohen se dhuna e Vetëvendosjes ishte e arsyeshme ndërsa e partive të sotme opozitare është e paarsyeshme (!). Përse!? Sepse sipas tyre, Vetëvendosja ka pasur kauza të mëdha dhe se kjo madhështi e kauzës arsyeton mjetet …

Më shumë...

Të quhet grackë e Serbisë, protesta e veteranëve, këtë mund ta bëjë vetëm një njeri krejt i papërgjegjshëm si Xhelal ministri

Të quhet grackë e Serbisë, protesta e veteranëve, këtë mund ta bëjë vetëm një njeri krejt i papërgjegjshëm si Xhelal ministri

Ministri i Brendshëm i Kurtit, Xhelal Sveçla, ka thënë se kryetari  i Serbisë, Aleksandër Vuçiqi po e humb betejën në terren me Kurtin, dhe se prandaj edhe po i kthehet luftës hibride që përmes mekanizmave që ka në kontroll të tentojë të nxisë trazira në Kosovë. Luftë hibride të Vuçiqit, …

Më shumë...

Sekretari i OVL UÇK-së iu ka përgjigjur kryeministrit Kurti i cili ka thënë se duhet që të definohet qartë numri i veteranëve

Faton Klinaku

Sekretari i OVL UÇK-së, Faton Klinaku,  iu ka përgjigjur kryeministrit Kurti i cili ka thënë se duhet që të definohet qartë numri i veteranëve. Ai ka thënë se pasi dosjet janë në Prokurori dhe lënda në gjykatë e që me insistimin e tyre ka filluar që të merret drejtësia me …

Më shumë...

Ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa, ka dëshmuar 4 ditë në Gjykatën Speciale, në mbrojtje të UÇK-së

Sot në Gjykatën Speciale, ka vazhduar gjykimi në rastin e pretenduar penal kundër kreut të UÇK-së me dëshmitë e Rrustem Mustafës

Ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa ka dëshmuar katër ditë në Gjykatën Speciale, në Hagë në mbrojtje të luftës së UÇK-së dhe krerëve të saj të paragjykuar për krime lufte. Avokati i Hashim Thaçit, Lluka Misetiq e ka pyetur komandant Remin  lidhur me funksionimin e  UÇK-së në Llap, …

Më shumë...