Yearly Archives: 2023

Blinken: Nëse zbatohet marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, pavarësia e saj do të pranohet nga 5 vendet e BE-së që ende nuk e kanë njohur

Blinken

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken u shpreh se nëse marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë zbatohet, kjo do t’i hapte rrugën njohjes së Kosovës nga pesë vendet e Bashkimit Evropian që nuk e kanë njohur atë. Sekretari Blinken i bëri komentet në përgjigje të një pyetjeje të senatores demokrate, Jeanne …

Më shumë...

Bilall Kasami: Shqiptarët në Maqedoni kanë dhjetë ministri por çalon keq përdorimi i gjuhës shqipe

Bilall Kasami: LSDM-ja po tregon një sens më të madh për çështjen shqiptare

Në qeverinë maqedonase, shqiptarët përfaqësohen me 10 ministra nga 20 në total që ka kabineti qeveritar. Edhe zëvendës-kryeministri dhe kryetari i Kuvendit  janë të dy shqiptarë e megjithatë gjuha shqipe flitet  me vështirësi. Vetë shqiptarët drejtojnë gishtin nga shqiptarët e politikës, pasi kanë bërë kompromise për përfitime personale. Në kohën …

Më shumë...

Jeff Hovenier: E mbështesin plotësisht tranzicionin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në një forcë mbrojtëse territoriale multietnike

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e mbështesin plotësisht tranzicionin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në një forcë mbrojtëse territoriale multietnike. Përmes një postimi, me këtë rast ambasadori Hovenier  ka njoftuar se ka mirëpritur për një vizitë në Kosovë ambasadoren,  Kate …

Më shumë...

KQZ: Përfundoi afati për aplikim për pjesëmarrje në zgjedhjet e 23 prillit në komunat e veriut të Kosovës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mblidhet sot për të proceduar konform vendimeve të Gjykatës Supreme

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është përmbyllur afati për aplikim për certifikim të subjekteve politike dhe kandidatëve që duan të marrin pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në komunat: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq dhe në zgjedhjet e parakohshme për kuvendet komunale: Zveçan dhe Leposaviq, …

Më shumë...

Carsten Meyer-Wiefhausen: Nëse nuk ka pjesëmarrje në zgjedhjet vendose në veri të Kosovës, nuk do të ketë as Asociacion

Carsten Meyer-Wiefhausen: Nëse nuk ka pjesëmarrje në zgjedhjet vendose në veri të Kosovës, nuk do të ketë as Asociacion

Zëvendës shefi i misionit të ambasadës gjermane, në Beograd, Carsten Meyer-Wiefhausen, deklaroi se pa pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës në zgjedhjet lokale, të parakohshme që do të mbahen në katër komunat në veri të vendit, nuk do të ketë krijim të Asociacionit. Mediat në Serbi, raportojnë se z. Meyer-Waifhausen ka …

Më shumë...

Petro Koçi i ka bërë thirrje organizatës së veteranëve të LANÇ-së të gjejnë mirëkuptimin dhe të shuajnë konfliktet në proceset organizative

Petro Koci

Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi i ka bërë thirrje sot organizatës së LANÇ-it, të gjejë mirëkuptimin dhe të shuajë menjëherë konfliktet në proceset organizative. Në një intervistë për ATSH-në, Koçi foli për situatën e krijuar në zgjedhjet e Organizatës së Veteraneve të LANÇ. Ai theksoi rëndësinë që ka organizata …

Më shumë...

Me rastin e ditës së Sulltan Nevruzit, kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj, vizitoi Selinë e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane

Me rastin e ditës së Sulltan Nevruzit, kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj, vizitoi Selinë e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane

Me rastin e ditës së Sulltan Nevruzit, kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj, vizitoi Selinë e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, ku u takua me Kryegjyshin Botëror të Bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj. Presidenti Begaj përfitoi nga rasti të shprehte një urim për të gjithë besimtarët bektashianë në përfundim të vizitës së tij. …

Më shumë...

Kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, do të përballet në zgjedhje me forcat kundërshtare të opozitës pas udhëheqjes së tij 20-vjeçare

Erdogan

Kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, do të përballet në zgjedhje me forcat kundërshtare  të opozitës pas  udhëheqjes së tij 20-vjeçare. Në zgjedhje presidenciale dhe parlamentare do të mbahen më 14 maj, do të vendoset jo vetëm se kush do ta udhëheqë Turqinë, por edhe si do të qeveriset ajo, kah …

Më shumë...

Albin Kurti më në fund pranon dhe konfirmon se do të ketë Asociacion të Komunave me shumicë serbe

Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një paraqitje në RTK  ka thënë se në planin evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është edhe Asociacioni i Komunave me shumicë serbe. Ai thotë se Kosova dhe Serbia, të dyja palët e konfirmuan obligimin e tyre për t’i zbatuar marrëveshjet …

Më shumë...

Kompania “LIKA Group AG” me seli në Zvicër ka dhuruar 50 pako ushqimore dhe higjienike, si dhe 100 thasë miell për familjet në nevojë në komunën e Deçanit

Kompania “LIKA Group AG” me seli në Zvicër, me pronar z. Esat Likaj, ka dhuruar 50 pako ushqimore dhe higjienike, si dhe 100 thasë miell për familjet në nevojë në komunën e Deçanit. Komuna e Deçanit e falënderon përzemërsisht për gëzimin që i dha këtyre familjeve në prag të muajit …

Më shumë...

Një tjetër vepër publike që po merr formë, është edhe salla e sporteve në Fshat të Vjetër të komunës së Ferizajt

Një tjetër vepër publike që po merr formë, është edhe salla e sporteve në Fshat të Vjetër të komunës së Ferizajt, për t’i ofruar të rinjve, më të mirën – sportin e po ashtu për t’i shërbyer klubeve sportive e sportdashësve me hapësirë e infrastrukturë të re sportive.

Më shumë...

Kryetari Haliti takoi banorët e fshatit Sadovinë e Muhaxherëve

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtorë, kanë vizituar fshatin Sadovinë e Muhaxherëve, ku takoi banorët dhe biseduan rreth projekteve në këtë fshat dhe rreth asfaltimit të platosë së kompleksit memorial të dëshmorit Florin Maliqi, busti i të cilit pritet të zbulohet më 6 maj 2023, konkretisht në …

Më shumë...

Plotësim ndryshimi i statutit të Komunës së Malishevës në përfundim e sipër

Puna e komisionit për plotësimin dhe ndryshimin e statutit të Komunës së Malishevës, si akti më i lartë juridik i komunës, është drejt përfundimit, pasi përveç përgatitjes teknike, ky komisionin e ka përfunduar punën dhe së shpejti drafti i statutit pritet të dal edhe në diskutim publik. Ky komisionin, e …

Më shumë...

Komisioni Komunal i Aksionarëve mbajti mbledhjen e dytë të rregullt

Kryesuesi i Komisionit Komunal të  Aksionarëve në Komunën e Malishevës, Halil Morina,  para anëtarëve paraqiti rendin e punës së kësaj mbledhje dhe pas një diskutimi nga anëtarët u miratua unanimisht. Në këtë mbledhje u shqyrtua raporti i punës i Komisionit Komunal të Aksionarëve për vitin 2022, raport i cili do …

Më shumë...

Nënkryetari Iska priti në takim trajnerin e shkollës së basketbollit “Halit Hoxha”

Nënkryetari i Komunës së Rahovecit, z.Fatmir Iska, bashkë me drejtorin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z. Afrim Dina dhe shefin e kabinetit z.Ali Morina, pritën në takim trajnerin e shkollës së basketbollit “Halit Hoxha”, z. Admir Mullabazi dhe pionierët e kësaj shkolle, të cilët fituan Kupën e Kosovës, në kategorinë …

Më shumë...

Në nderim të “Epopesë së Dukagjinit” është organizuar aktiviteti sportiv “Rruga e Lirisë”

Në nderim të “Epopesë së Dukagjinit”, komuna e Deçanit në bashkëpunim me DKA-në, ka organizuar aktivitetin sportiv, tashmë tradicional, krosin “Rruga e Lirisë” me nxënësit e shkollave fillore. Po ashtu është bërë hapja e ekspozitës “Marsi i Lirisë”, me punime të nxënësve kushtuar Epopesë së Dukagjinit. Nderimi i dëshmorëve të …

Më shumë...