Në kohë rekorde po ngre shtatin objekti i ri i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në rrugën “Bedri Asllani” në Ferizaj, i nisur javë më parë, një godinë kjo që ofron shumëfishin e hapësirave për trajtim shëndetësor duke mundësuar kushte dhe cilësi më të lartë të shërbimeve shëndetësore për qytetarët.
Më shumë...Monthly Archives: January 2024
Drejtoria e Arsimit në Ferizaj: Parambrëmjet nuk janë organizime institucionale, prindërit i bartin përgjegjësitë për fëmijët e tyre
Drejtoria e Arsimit në Komunën e Ferizajt, ka pranuar informacione se grupe të nxënëseve në shkolla të mesme, kanë filluar organizimin për të ashtuquajturën “Parambrëmje e maturës” me maturantët e këtyre shkollave. Drejtoria e Arsimit, duke pasur edhe mbështetjen e në koordinim me Këshillin e Prindërve në nivelin lokal, njofton …
Më shumë...Hapen mbi 10,000 metër kanale kulluese për tokat bujqësore në komunën e Ferizajt
Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë në komunën e Ferizajt, në kuadër të aktivitetit të saj, po vijon me punën në projektin për hapjen e kanaleve kulluese për tokat bujqësore. Drejtori i Drejtorisë, Burim Bajrami përkitazi me këtë tha se deri më tani janë hapur mbi 10 kilometër kanale kulluese të …
Më shumë...Kryetari Ramosaj ndan mirënjohje për Organizatën Ndërkombëtare për Migrim IOM
Kryetari i Komunës ë Deçanit, z. Bashkim Ramosaj së bashku me Drejtorinë për Arsim, ndan mirënjohje për Organizatën Ndërkombëtare për Migrim IOM, për mbështetjen e dhënë në realizimin e shumë projekteve në sektorin e arsimit në komunën e Deçanit, në veçanti për projektin për shkollat multietnike, ku përfituese ka qenë …
Më shumë...Arrestohet një person i dyshuar për “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”
Në zbatim të masave për parandalimin dhe luftimin e kriminalitetit, Sektori i Hetimeve në kuadër të Stacionit Policor në Rahovec, ka zhvilluar hetim preliminar lidhur me informatën e pranuar se i dyshuari Sh. H., shtetas i Republikës së Kosovës, posedonte armë në mënyrë të paautorizuar. Me datën 9 janar 2024, …
Më shumë...U mbajt “Takimi i Forumit Ndërkombëtar” për përmirësimin dhe avancimin e situatës së komuniteteve joshumicë
Nën organizimin e organizatës “Advancing Together-AT “, e mbështetur nga UN, është mbajtur “Takimi i Forumit Ndërkombëtar”, me ç’rast znj. Arta Zherka, përfaqësuese e kësaj organizate, i njoftoi përfaqësuesit e komuniteteve joshumicë për bashkëpunimin që ka filluar me Komunën e Rahovecit për përmirësimin dhe avancimin e situatës së komuniteteve joshumicë. …
Më shumë...Është mbajtur takimi i parë i Bordit të Drejtorëve të Komunës së Skenderajt për vitin 2024
Bordi i Drejtorëve i Komunës së Skenderajt i udhëhequr nga Kryetari Fadil Nura, ka mbajtur takimin e parë për vitin 2024, në të cilin janë diskutuar çështje të rëndësishme që kanë të bëjnë më mbarëvajtjen e punëve dhe projekteve për vitin 2024, të cilat janë në interes të qytetarëve të …
Më shumë...Brukseli po angazhohet për ta kushtëzuar anëtarësimin e Serbisë në BE me zbatimin e marrëveshjeve me Kosovën
Komisioni Evropian dhe Shërbimi i Veprimit të Jashtëm i BE-së janë duke punuar për ta ndryshuar kornizën e bisedimeve me Serbinë për anëtarësimin e saj në Bashkim Evropian, në mënyrë që në mesin e kushteve detyruese ta vendosin edhe zbatimin e marrëveshjeve që ajo i ka arritur deri tani me …
Më shumë...Bashkimi Evropian, 9 janarin e Republikës serbe në Bosnje e Hercegovinë e konsideron si festë antikushtetuese
Data 9 janar, e cila në entitetin e Republikën Serbe të Bosnje e Hercegovinës festohet si Dita e Republikës, është festë antikushtetuese, ka deklaruar zëdhënësi i BE-së, Peter Stano. Ai i përsëriti se blloku evropian e mbështet integritetin territorial dhe sovranitetin e Bosnje e Hercegovinës si shtet të bashkuar, duke …
Më shumë...Sot ëshë varrosur nana e Dëshmorit të Kombit Jusuf Hoxha
Në moshën 79 vjeqare ka vdekur Fahrije Shala Hoxha, nana e Dëshmorit të Kombit Jusuf Hoxha. Varrimi i të ndjerës është bërë sot në varrezat e familjes në Komoran të Drenasit.
Më shumë...Dosja e dërguar në Departamentin e Drejtësisë, kundër ish-prokurorit, Jack Smith, kërkohet të shqyrtohet edhe në Gjykatën Speciale
Dosja e dërguar në Departamentin e Drejtësisë, në Amerikë, kundër ish-prokurorit të Gjykatës Speciale, në Hagës, Jack Smith, ka marrë vëmendje për shqyrtim edhe në këtë Gjykatë. Akuzat se Jack Smith ka zhvatur para dhe është përfshirë në sjellje kriminale, avokatët po kërkojnë të hetohen nga Prokuroria. Avokati i Nasim …
Më shumë...Ka filluar procesi gjyqësor kundër policit serb, Millorad Gjokoviqit, për pjesëmarrje në Masakrën e Ozdrimit të Pejës, në vitin 1999
Sot ka filluar procesi gjyqësor kundër Millorad Gjokoviqit, një serb i arrestuar për pjesëmarrje në Masakrën e fshatit Ozdrim të Pejës, në vitin 1999. Sipas aktakuzës i dyshuari nga janari 1998 deri më 21 qershor 1999, në fshatin Ozdrim të Komunës së Pejës, si pjesëtar i forcave policore dhe ushtarake …
Më shumë...Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po e mbanë takimin dy ditor të kabinetit qeveritar, në qytetin e Lezhës
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thirrur kabinetin qeveritar në një takim dy ditor, në qytetin e Lezhës. Ky takim i qeverisë në Shëngjin, sot në ditën e parë, është konceptuar i ndarë në dy pjesë. Pjesa e parë ka një karakter politik. Ajo filloi me paraqitjen e një fjale …
Më shumë...Kryetari Latifi mbajti mbledhjen e radhës me drejtorët e drejtorive komunale
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka mbajtur mbledhjen e radhës të rregullt javore me drejtorët e drejtorive komunale, me të cilët diskutoi një varg çështjesh të angazhimeve ditore, planeve të mëtejme në secilin sektor të komunës, raportet për punën javore, si dhe sfidat me të cilat janë ballafaquar. …
Më shumë...Ali Ahmeti: Pse kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti ankohet kur kryetari i Serbisë, Vuçiq zhvillon aktivitete politike në Kosovë?
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka folur lidhur me përfshirjen e Vetëvendosjes në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut. Ai ka thënë se është pyetur nga ndërkombëtarët lidhur me vendimin e kryeministrit Albin Kurti për përfshirjen e tij në situatën politike në Maqedoninë e Veriut. Duke pasur parasysh …
Më shumë...Pas tri javë pushimi, Trupi gjykues i Gjykatës Speciale, në Hagë, kthehet në sallat e gjykimit
Pas tri jave pushimi, Trupi gjykues i Gjykatës Speciale kthehet në sallat e gjykimit. Sipas kalendarit të kësaj Gjykate, prej ditës së sotme e deri të premten para trupit gjykues do të paraqitet Pjetër Shala, derisa javën tjetër gjykimi do të vazhdojë edhe për krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri …
Më shumë...
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
