Yearly Archives: 2024

Smajl Latifi: Vepra e dëshmorëve rron përjetësisht në kujtesën tonë dhe në histori!

 Bashkë me familjarë, me bashkëluftëtarë, me përfaqësues të OVL të UÇK-së dhe me bashkëpunëtorë, sot, në 26-vjetorin e rënies në përballje me forcat pushtuese serbe, nderuam kujtimin dhe veprën e pavdekshme ndër breza të heronjve tanë: Xhelal Hajda-Toni, Selajdin Mullabazi-Mici, Hamdi Hajrizi, Bektesh Haliti dhe Nezir Ymeri. Janë 26 vjet …

Më shumë...

U inaugurua fillimi i punimeve në një ndër projektet më të mëdha të Prishtinës, ishullin ubran Arbëri

U inaugurua fillimi i punimeve në një ndër projektet më të mëdha të Prishtinës, ishullin ubran Arbëri, Prishtinë. Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, bashkë me Kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku dhe drejtorin për Investime Kapitale, Krenar Xhaferi përuruan punimet e njërit prej projekteve më të …

Më shumë...

Ferizajt i shtohet edhe një hotel i ri në qendër të qytetit

Drejtori i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit ne Ferizaj Balton Derguti bashkë me Kryetarin e Odës së Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës Hysen Sogojeva nga afër kanë vizituar hotelin Metropol, i cili është hapur këto ditë në qendër të qytetit të Ferizajt. Stafi menaxhues i këtij hoteli i ka pritur të …

Më shumë...

Kryetari Haliti priti në takim KFOR-in amerikan

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim Ekipin e ri për Monitorim dhe Ndërlidhje të KFOR-it amerikan (LMT) në Viti, të kryesuar nga togeri Lincoln Miller dhe specialisti Jayden Blondell. Në këtë takim është diskutuar rreth zhvillimeve të gjithë mbarshme në komunën e Vitisë, projektet …

Më shumë...

Donald Trump ka mbajtur fjalimin e tij të fitores para mbështetësve, në Florida

Kryetari  amerikan, Donald Trump ka mbajtur  fjalimin e tij të fitores para mbështetësve, në Florida. Trump e ka cilësuar si historike dhe të jashtëzakonshme fitoren. Ai tha se republikanët siguruan fitoren edhe në shtetet e lëkundura, ndërsa tha se po fitojnë edhe shtetet kritike. Falënderoj amerikanët për nderin që më …

Më shumë...

Të gjithë përfaqësuesit e institucioneve shqiptare në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni i kanë uruar fitoren, Donald Trumpit

Trump: Takimi me Kim Jong Un-in do të mbahet më 12 qershor

Të gjithë përfaqësuesit e institucioneve dhe kryetarë të partive politike shqiptare në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e gjetkë,  i kanë uruar Donald Trumpit  fitoren në zgjedhjet presidenciale në Amerikë, në mesin e tyre edhe, Albin  Kurti, Vjosa  Osmani, në Kosovë,  Bajram  Begaj e Edi  Rama në Shqipëri, e të tjerë. Realisht …

Më shumë...

Fatmir Limaj: Krerët e UÇK-së, po përballen padrejtësisht me akuza të rrejshme

Fatmir Limaj

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur për katër vjetorin e arrestimit të ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale. Limaj theksoi se ata po përballen padrejtësisht me akuza të rreme në Hagë dhe shprehu bindjen e tij se ata do të dalin triumfues edhe nga kjo sfidë. Limaj, i …

Më shumë...

Behxhet Pacolli: Do të vijë shumë shpejt drejtësia për Hashim Thaçin dhe ish-krerët e UÇK-së

Behgjet Pacolli

Në përvjetorin e katërt të arrestimit të eprorëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi nga Gjykata e Hagës, presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka reaguar me një mesazh mbështetjeje. Ai theksoi se drejtësia do të vijë shumë shpejt. Për 4 vitet e …

Më shumë...

Ahmet Qeriqi: Në fshatin Apterushë kanë rënë në pusi të forcave të okupatorit pesë luftëtarë të lirisë, në mesin e tyre edhe Toni e Mici (E premte 6 nëntor, 1998)

Ahmet Qeriqi: Në fshatin Apterushë kanë rënë në pusi të forcave të okupatorit pesë luftëtarë të lirisë, në mesin e tyre edhe Toni e Mici (E premte 6 nëntor, 1998)

Pasi kemi ngrënë bukë Jakup Krasniqi, Ramë Buja dhe Agron Krasniqi janë nisur në drejtim të Kleçkës, së bashku me një ushtar tjetër, po ashtu nga Kleçka. Kam mbetur vetëm me Beratin. Me ne sot është edhe Epiri. Ai po na ndihmon në çdo segment. Tanimë nuk kërkon të shkojë …

Më shumë...

Lahi Brahimaj: Liria e një kombi ndërtohet mbi sakrificat e bijve dhe bijave më të guximshëm

Liria e një kombi ndërtohet mbi sakrificat e bijve dhe bijave më të guximshëm. Këto sakrifica janë themelet e pavarësisë sonë. Në mars të vitit 1998, pas qëndresës heroike në Prekaz dhe Gllogjan, kulla ime u bë strehë për një trim të ri. Xhelal Hajda Toni, hero me përvojë nga …

Më shumë...

Sala Berisha Shala: Heronjë të luftës e të paqes

Heronjë të luftës e të paqes, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi u arrestuan katër vite më parë në Kosovën e lirë dhe të Pavarur Historia e juaj është dhe vazhdon të mbetet shkëlqim që ua vërbon sytë atyre që njihen gllabërues tokash të huaja si dhe …

Më shumë...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar Donald Trumpin për rezultatin e arritur në zgjedhjet e mbajtura në Amerikë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar Donald Trumpin për rezultatin e arritur në zgjedhje. Me anë të një postimi në platformën “X”, Rama shprehet se mezi pret të punojë sërish me Trump, me Presidentin e 47-të të Amerikës. Urime për Donald Trump në këtë fitore të jashtëzakonshme  Ishte një …

Më shumë...

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka uruar Donald Trumpin për fitoren në zgjedhjet parlamentare

Memli Krasniqi është pritur në takim nga drejtori për Ballkanin dhe Evropën Qendrore në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, Adi Muzuroviq

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka uruar Donald Trumpin për fitoren në zgjedhjet parlamentare. Ai në emër të Partisë  i përcjell urimet më të përzemërta kryetarit,  Trump dhe popullit amerikan në një tjetër rrugëtim të përbashkët përpara. Rizgjedhja e Presidentit Trump është dëshmi e forcës së demokracisë amerikane. Lidhja mes …

Më shumë...

Vetëm 74 vrasës e kriminelë serbë, në mesin e mijërave të tillëve, janë dënuar gjatë 26 viteve për krimet e luftës në Kosovë

Edhe pse anë kaluar më shumë se 26 vjet nga përfundimi i luftës në Kosovë,  drejtësia për krimet e kryera nga ushtria dhe policia serbe mbetet minore. Sipas Fondit për të Drejtën Humanitare, vetëm 74 vrasës të shqiptarëve janë dënuar për krimet e luftës, megjithëse mbi 13 mijë civilë shqiptarë …

Më shumë...

Xhavit Haliti: Kosova është tiketuar si faktor destabiliteti, ndërsa duhej të prezantohej si faktor stabiliteti, në Ballkan

Xhavit Haliti

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka kritikuar qeverinë e Kosovës për mos konstruktivitet në raport me Amerikën, duke argumentuar se ky qëndrim ka çuar në sanksione nga Bashkimi Evropian për dy vitet e fundit. Gjatë një debati ai tha se Kosova duhet të ndërtojë një strategji të qartë për t’u …

Më shumë...

Lutfi Haziri: Marrëdhëniet e Kosovës me Amerikën, janë shumë të kufizuara, për shkak të qëndrimit të qeverisë

Lutfi Haziri

Nënkryetari i LDK-së,  Lutfi Haziri,  ka theksuar se marrëdhëniet e Qeverisë së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të kufizuara. Ai vuri në dukje se Serbia ka pasur marrëdhënie të kushtëzuara me Amerikën  dhe vendet e tjera perëndimore që nga vitet e 90-ta, ndërsa Kosova nuk është mësuar …

Më shumë...