Yearly Archives: 2024

Pak kohë pas mesnate, një tërmet është regjistruar në Shqipëri

Pak kohë pas mesnate, një tërmet është regjistruar në Dushk të Lushnjës. Lëkundjet e korës së tokës të shkaktuara nga tërmeti janë ndjerë edhe në qytete të tjera, përfshirë Tiranën, Durrësin, Elbasanin e Vlorën. Bëhet e ditur se tërmeti ka qenë i fuqisë prej 4.6 shkallë të Rihterit. Mediet në …

Më shumë...

Ahmet Qeriqi: Konsolidimi i ngadalshëm i radhëve në Radio dhe në Agjenci, 14 janar, 1999

Ahmet Qeriqi: Konsolidimi i ngadalshëm i radhëve në Radio dhe në Agjenci, 14 janar, 1999

Elez Durmishi e ka porositur Mentor Qeriqin, djalin e kushëririt tim, Vehbiut, që me Nivën e Luanit, mua dhe Qemalin të na përcjellë deri te  Gryka e Kizharekës, meqë Ali Mullini është i zënë. Mentori na ka përcjellë deri në vendin e caktuar. I kam thënë që të mos vijë …

Më shumë...

Peter Stano: Në Davos të Zvicrës nuk është planifikuar takim trepalësh, BE-Kurti-Vuçiq

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryetari  i Serbisë, Aleksandar Vuçiq javën e ardhshme do të marrin pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës. Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano ka thënë për këtë rast se nuk është planifikuar takim trepalësh. Zyra e Qeverisë së Kosovës ka bërë …

Më shumë...

Kujdesi për mirëmbajtjen e hapësirave publike mbetet fokusi i komunës së Ferizajt

Kujdesi për mirëmbajtjen e hapësirave publike mbetet fokusi i komunës së Ferizajt, tashmë janë shtuar ndjeshëm kapacitetet njerëzore e teknike duke zgjeruar gamën e veprimeve që po ndërmerren me qëllim që mirëmbajtja e hapësirave publike të njoh një nivel krejt të ri e krejt të ndryshëm për Ferizajn më të …

Më shumë...

Komisioni Evropian kërkesa që liberalizimi i vizave të vlejë edhe për bartësit e pasaportave të Serbisë, që banojnë në Kosovë

Komisioni Evropian

Komisioni Evropian pret që në procesin e përbashkët ndërinstitucional në Bashkim Evropian  të miratohet kërkesa që liberalizimi i vizave të vlejë edhe për bartësit e pasaportave të Serbisë, të cilët banojnë në territorin e Kosovës. Ky propozim është kundërshtuar nga Qeveria e Kosovës, e cila u është drejtuar KE-së dhe …

Më shumë...

Vitia e shpalli qytetar nderi ish ambasadorin William Walker

Kuvendi Komunal i Vitisë, me nismën e kryetarit të komunës Sokol Haliti, e ka shpallur “Qytetar Nderi” ish-ambasadorin e OSBE-së dhe diplomatin amerikan, z. William Walker. Ky titull ju dha atij në një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal të Vitisë. Gjithashtu u bë edhe zbulimi i bustit të z. …

Më shumë...

Në 1 vjetorin e ndarjes nga jeta me homazhe dhe Akademi Përkujtimore u nderua e jeta dhe vepra e Prof. Dr. Sabahajdin Cenës

Sot, në sallë e Kuvendit Komunal në prani të kryetarit Latifi, familjes Cena, bashkëluftëtarët e kolegët e tij, familjet e dëshmorëve, organizatat që përfaqësojnë vlerat e luftës çlirimtare, Rektorin e Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, prof. dr. Mentor Alishani, qytetarëve u përkujtua një personalitet që la gjurmë në kujtesën tonë …

Më shumë...

Drejtoresha Krasniqi ka takuar drejtorët e shkollave të mesme të ulëta dhe të mesme të larta

Drejtoresha për Arsim dhe Edukim për Komunën e Malishevës, Arbëreshë Krasniqi, me ekipin e drejtorisë takuan, drejtorët e shkollave të mesme të ulëta dhe të mesme të larta, diskutuan për mbarëvajtjen e procesit mësimor në përgjithësi dhe përfundimin e gjysmëvjetorit të parë të vitit shkollor 2023/2024. Lansimi i tabelës me …

Më shumë...

Kryetari Kastrati i gatshëm të përkrah qytetarët që i përkushtohen shkencës

Kryetari i Komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati, bashkë me drejtoreshën për Arsim dhe Edukim, znj. Arbëreshë Krasniqi, kanë pritur në takim, znj. Ganimete Zogaj, profesoreshë universitare, që së fundmi ka fituar edhe titullin “Doktor i shkencave shoqërore nga fusha e sociologjisë kulturore”. Kryetari Kastrati, mes diskutimeve të shumta gjatë …

Më shumë...

U mbajt mbledhja e parë e Komitetit për Komunitete në Deçan

U mbajt mbledhja e parë e Komitetit për Komunitete në komunën e Deçanit. Në mbledhje morën pjesë, anëtarët e Komitetit për Komunitete, Policia e Kosovës,  OSBE, dhe UNMIK-u. Takimi u kryesua nga z. Shkelzen Berisha, i cili i përshëndeti të gjithë të pranishmit dhe i  informoi për pikat  e rendit …

Më shumë...

Kryesuesi Sutaj ka qëndruar në Tiranë për një vizitë pune

Kryesuesi i Kuvendit të komunës së Deçanit, z. Hajdar Sutaj sot bashkë me një delegacion nga Kuvendi Komunal i Deçanit, kanë qëndruar në Tiranë për një vizitë pune, ku janë pritur ngrohtësisht nga Nënkryetari i Bashkisë se Tiranës z. Andi Seferi, Kryetarja e Këshillit të Bashkisë së Tiranës znj. Rumina …

Më shumë...

YLLI MEÇE: DO TË KEMI LUFTË TË TRETË BOTËRORE.. APO REVOLUCION SOCIALIST TË PËRBOTSHËM \?

Ylli Mece

Një ndër pyetjet e sotme që më shumë vend ze në faqet e shtypit ne radio e televizion, pra në të gjithë “pushtetin e katërt “ që është mas-media, pra nga të gjitha anët e gazetave dhe mikrofonëve televizive nuk rend së pushuari pyetja tronditëse për njerëzimin se jemi thuajse …

Më shumë...

Arian Zeka: Sanksionet e vendosura nga BE-ja po e dëmtojnë Kosovën nga aspekti monetar dhe anëtarësimin nëpër organizata

Zeka: Shtrirja e trafikut hekurudhor deri në Adriatik do ta bëjë Kosovën nyje lidhëse me shtetet e Ballkanit

Drejtori i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë,  Arian Zeka, tha se masat e vendosura nga Bashkimi Evropian përveç që janë duke e dëmtuar Kosovën nga aspekti monetar, po e dëmtojnë vendin edhe në rrugën drejt anëtarësimit në organizata ndërkombëtare. Ai tha se masat e BE-së janë duke ndikuar në reputacionin …

Më shumë...

Kurt Bassuener: Mesazhi që Amerika po i dërgon Serbisë, duke i shitur raketa Kosovës, tregon ftohje të marrëdhënieve

Mesazhi që Shtetet e Bashkuara po dërgojnë në Serbi, duke paralajmëruar shitjen e raketave kundërtanke në Kosovë, është se Beogradi zyrtar nuk konsiderohet partner i besueshëm, tha Kurt Bassuener, hulumtues i latë në Këshillin për Demokratizim të Politikave me seli në Berlin. Amerika ja njoftoi më 11 janar se ka …

Më shumë...

Prokuroria e Gjykatës Speciale ka dorëzuar një aktakuzë të përbashkët kundër: Sabit Januzit, Ismet Bahtijarit e Haxhi Shalës

Zyra e Prokurorit të Specializuar shkel urdhrin e trupit gjykues në rastin e krerëve të UÇK-së

Prokuroria e Gjykatës Speciale, në Hagë, ka dorëzuar një aktakuzë të përbashkët në rastin e pretenduar dhe të paragjykuar penal  kundër: Sabit Januzit, Ismet Bahtijarit dhe Haxhi Shalës. Lajmin e ka bërë të ditur Zyra e Prokurorit të kësaj gjykate e cila, bastis, arreston dhe akuzon vetëm  luftëtarë të lirisë …

Më shumë...

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka spikatur disa zhvillime të brendshme, objektive, që ndikojnë në përparimin e FSK-së

Ministri i Mbrojtjes,   Ejup Maqedonci, ka spikatur disa zhvillime që kanë ndikuar dhe po ndikojnë në përparimin e FSK-së. Duke folur për largimin e disa kuadrove ai tha se ato  mund të jenë për shkak të mundësive të reja, që janë krijuar jashtë institucionit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, …

Më shumë...