Yearly Archives: 2025

Në procesin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, kërkohet pranimi i 74 dëshmive të reja me shkrim

Në gjykimin kundër ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-krerëve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë, mbrojtësi i viktimave ka kërkuar që në prova materiale të pranohen edhe dëshmitë e 74 dëshmitarëve me shkrim. Kërkesa është bërë nga Simon Laws dhe Maria Radziejowska, por vendimi ende nuk është marrë …

Më shumë...

Sulmet ndaj Gjykatës Kushtetuese rrezikojnë besueshmërinë institucionale

Koordinatorja e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali, ka reaguar ashpër ndaj Gjykatës Kushtetuese, duke e akuzuar se me masat e saj po e shndërron Kosovën në “etnokraci”. Deklarata e saj është cilësuar si problematike nga analistët, pasi vë në pikëpyetje legjitimitetin e organit që garanton rendin kushtetues në vend. …

Më shumë...

Uk Lushi: Sjellja e kastës politike është e papërgjegjshme, zgjidhja janë zgjedhjet e reja

Aktivisti kosovar në SHBA, Uk Lushi, ka kritikuar ashpër klasën politike në Kosovë, të cilën e cilësoi të papërgjegjshme dhe të paaftë për të ofruar zgjidhje për krizën aktuale. Ai tha se qytetarët do t’i ndëshkojnë partitë me votë në zgjedhjet e ardhshme, të cilat sipas tij duhet të mbahen …

Më shumë...

Haki Abazi akuzon Kurtin për krizë politike: “Po e dënon vendin se nuk mori 500 mijë vota”

Deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi, ka deklaruar se përfundimisht i ka ndarë rrugët me kryeministrin, Albin Kurti

Ish-deputeti i Vetëvendosjes dhe tani anëtar i AAK-së, Haki Abazi, ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti, duke e akuzuar se qëllimisht po e çon vendin drejt krizës institucionale. Sipas tij, Kurti po i dënon qytetarët e Kosovës për faktin që nuk arriti të marrë 500 mijë vota në zgjedhjet e …

Më shumë...

Osmani për kopshtet dhe çerdhet: Çdo investim tek fëmijët është investim në të ardhmen

Osmani për kopshtet dhe çerdhet: Çdo investim tek fëmijët është investim në të ardhmen

Arsimi parashkollor është themeli mbi të cilin ndërtohet suksesi i çdo fëmije, por edhe e ardhmja e gjithë shoqërisë sonë. Vitet e para të jetës janë më të rëndësishmet për formimin e personalitetit, për zhvillimin e tyre, për gëzimin dhe sigurinë e tyre. Prandaj them: çdo investim tek fëmijët është …

Më shumë...

BDI: Memorandum i rrezikshëm: Maqedonia e Veriut sfidon sovranitetin e Bosnjë e Hercegovinës

Deklaratat e fundit të përfaqësuesve qeveritarë se “nuk mjafton një vit për ndryshimet kushtetuese” janë dëshmi e mungesës së vullnetit politik dhe e dështimit të kësaj qeverie për ta çuar vendin drejt integrimit europian dhe për të respektuar vetë Marrëveshjen e Ohrit. Prej ditës së parë të mandatit, përveç bllokimit të perspektivës evropiane, kjo qeveri dhe partnerët e saj kanë sulmuar themelet e barazisë dhe të Marrëveshjes së Ohrit: • kanë shfuqizuar balancuesin, duke cenuar përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve dhe komuniteteve tjera; • kanë zhvlerësuar Marrëveshjen e Ohrit duke ia dorëzuar implementimin figurave me bindje antishqiptare dhe antiperëndimore, si Ivan Stoillkoviç; • kanë fshirë diasporën nga përfaqësimi politik dhe kanë zvogëluar shqiptarët në përllogaritjet zyrtare; • nuk respektojnë përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe dhe kanë zhvlerësuar Inspektoratin e gjuhëve dhe Agjencinë e gjuhëve. Sot, përveç dështimit me ndryshimet kushtetuese, kjo qeveri hap fronte të reja kundër mekanizmave të barazisë si shumica e Badenterit, një nga shtyllat më të forta kushtetuese që garanton stabilitetin ndëretnik, barazinë reale në vend dhe mbron nga majorizimi. Çdo tentativë për ta relativizuar ose rishikuar Badenterin është tentativë për ta kthyer shtetin pas në përjashtim dhe diskriminim. Jemi dëshmitarë se gjithnjë e më shumë po zënë vend ide të rrezikshme, që përfaqësojnë ata që besojnë se shtetet multietnike nuk funksionojnë dhe se duhet ndërtuar shtete etnike. Kjo qasje manifestohet në dy drejtime: përmes goditjeve të Marrëveshjes së Ohrit, që rrënojnë barazinë e brendshme, dhe përmes bllokimit të rrugës europiane, që e izolon vendin dhe e kthen mbrapa. Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet forca politike që ka mbrojtur dhe do të mbrojë Marrëveshjen e Ohrit, kursin euroatlantik të vendit dhe dinjitetin e qytetarëve. Shqiptarët nuk do të lejojnë kthimin e shtetit në padrejtësi dhe përjashtim. Tetori është afër dhe populli do të flasë fuqishëm. Ora e përgjegjësisë politike dhe juridike po afron. Marrëveshja e Ohrit nuk cenohet, barazia nuk negociohet.

Jemi thellësisht të shqetësuar dhe të skandalizuar nga nënshkrimi i fundit i Memorandumit të Mirëkuptimit mes Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë së Veriut dhe Fondit të Sigurimit Pensional të Republikës Serbe (RS). Në një moment kur Bosnjë e Hercegovina është nën presion të vazhdueshëm nga forcat separatiste, …

Më shumë...

Kryetari Bashkim Ramosaj u takua me qytetarët e Deçanit

Kryetari i komunës së Deçanit në kuadër të takimeve të rregullta me banorët e fshatrave të komunës së Deçanit, sot u takua me banorët e qytetit. “Kënaqësi e veçantë ta nis ditën me kafe mëngjesi dhe bashkëbisedim me qytetarët e Deçanit! Bashkë me Nënkryetarin Sami Cacaj dhe shumë qytetarë, diskutuam …

Më shumë...

Shëndeti i fëmijëve tanë është prioritet!

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi ka njoftuar përmes një postimi në facebook se komuna e Rahovecit do të subvencionijë policën e sigurimit shëndetësor për çdo fëmijë në çerdhet e komunës. “Komuna e Rahovecit do të subvencionojë policën e sigurimit shëndetësor për çdo fëmijë në çerdhet e komunës. …

Më shumë...

Po vijojnë punimet për asfaltimin e rrugës që lidh fshatrat Tërrn- Kosinë dhe lagjen Lubovc

Meriton Hajdini, Drejtor i Infrastrukturës, dhe Burim Bajrami, Drejtori i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në komunë e Ferizajt, vizituan punimet për asfaltimin e arteries rrugore që lidh një grup fshatrash si fshatin Tërrn, Kosinë dhe lagjen Lubovc të komunës së Ferizajt. Kjo rrugë është me rëndësi të posaçme e …

Më shumë...

Kryetari Haliti nderoi me mirënjohje dy mësimdhënës për kontributin e dhënë në arsim me rastin e daljes në pension

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në një ceremoni të veçantë dy mësimdhënësit e dalluar të kësaj komune, Ibadete Jahiri, arsimtare e gjuhës shqipe në shkollën fillore “Mirali Sejdiu” në Goshicë, dhe Abedin Tahiri, mësues në shkollën “Dëshmorët e Lubishtës” në Lubishtë, me rastin e pensionimit të …

Më shumë...

Ilir Kulla: Dronët amerikanë, lajm i mirë për Kosovën përballë fuqisë militariste të Serbisë

Ilir Kulla

Eksperti i gjeopolitikës dhe sigurisë, Ilir Kulla, ka vlerësuar si lajm të mirë ardhjen e dronëve pa pilot në Kosovë, duke theksuar se mbrojtja nuk është luks, por detyrim. Ai tha se Serbia është kthyer në fuqinë më militariste të rajonit dhe Kosova duhet të përgatitet. Forca e Sigurisë së …

Më shumë...

Hisen Berisha: Kosova të mobilizohet për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, thotë se ministri, Xhelal Sveçla, ka qenë dezertor i luftës, ndërsa Albin Kurti nuk është veteran

Një ndër komandantët e Betejës së Koshares dhe ish-deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka deklaruar se i tërë mekanizmi shtetëror i Kosovës duhet të angazhohet për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së në procesin gjyqësor që po zhvillohet në Hagë. Ai tha se cilësimi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës si ndërmarrje …

Më shumë...

Enver Hasani: Procesi ndaj krerëve të UÇK-së në Hagë ka karakter politik

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Profesori dhe ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka deklaruar se procesi gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka karakter politik dhe ngjan me gjykimet e Tribunalit Penal Ndërkombëtar. Hasani kritikoi mungesën e transparencës në procedura dhe refuzimin e mbrojtjes në liri për të akuzuarit, pavarësisht se provat ishin …

Më shumë...

Ganimete Musliu: UÇK është më e madhe se PDK, VV dhe partitë e tjera

Ganimete Musliu: Dejona Mihali duhet të shpallet person non-grata, po i dirigjon deputetët e Vetëvendosjes se si të votojnë në Kuvend

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar ndaj punimit shkencor të kryetarit të Kuvendit, Dimal Basha, në të cilin Ushtria Çlirimtare e Kosovës kritikohet ashpër. Musliu tha se Basha do të duhej të jepte dorëheqje ose të shkarkohej sapo studimi të bëhej publik. Ajo shtoi se më …

Më shumë...

Lahi Brahimaj kërkon falje për votën ndaj Bashës: “Po ta dija për punimin kundër UÇK-së, nuk do ta votoja kurrë”

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Lahi Brahimaj, ka pranuar se ka bërë një nga gabimet më të mëdha politike në Kuvend kur votoi për Dimal Bashën si kryetar të parlamentit. Brahimaj tha se nuk do ta kishte dhënë kurrë votën e tij nëse do ta dinte se Basha …

Më shumë...

BE dhe EULEX reagojnë ndaj sulmeve të Vetëvendosjes ndaj Gjykatës Kushtetuese

Pas akuzave të fundit të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe ish-kryeparlamentarit Glauk Konjufca ndaj Gjykatës Kushtetuese, edhe Bashkimi Evropian ka reaguar duke kërkuar që politikanët të përmbahen nga ndërhyrjet në gjyqësor. Zëdhënësi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Nikola Gaon, tha se pavarësia e gjyqësorit është parim themelor i …

Më shumë...