Yearly Archives: 2025

Edi Rama nga Aeroporti i Vlorës: Shpëtimtare e Kosovës ishte UÇK-së me në krye Hashim Thaçin

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka vizituar sot Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës, ku aktualisht po zhvillohen testimet teknike dhe pritet të realizohet fluturimi i parë certifikues. Gjatë kësaj vizite, Rama ka takuar disa nga punëtorët që kanë kontribuar në ndërtimin e aeroportit, përfshirë edhe qytetarë nga Kosova. Në një bisedë …

Më shumë...

Kadetët e FSK-së marrin pjesë për herë të parë në garën ndërkombëtare “Sandhurst” në West Point, SHBA

Kadetët e Qendrës për Studime Universitare të Forcës së Sigurisë së Kosovës, kanë marrë pjesë për herë të parë në garën prestigjioze ndërkombëtare të aftësive ushtarake “Sandhurst Military Skills Competition”, e cila mbahet çdo vit në Akademinë Ushtarake të ShBA-së në West Point. Ky përfaqësim shënon një moment historik për …

Më shumë...

Turqia do të marrë sërish drejtimin e KFOR-it në Kosovë nga tetori 2025

Ministria e Mbrojtjes e Turqisë ka njoftuar se vendi do të marrë përsëri drejtimin e Komandës së Forcës Paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë, duke filluar nga tetori i vitit 2025, për një mandat njëvjeçar. Sipas njoftimit zyrtar, Turqia tashmë e ka përmbushur me sukses këtë detyrë gjatë periudhës tetor 2023 …

Më shumë...

Reshat Gashi: Në moshën 66 vjeçare ka ndërruar jetë Nysret Gashi- veteran i UÇK-së

Me dhembje të thellë dhe zemër të pikëlluar njoftojmë miqtë, të afërmit dhe dashamirët se sot më 8 maj 2025, ka ndërruar jetë më i dashuri ynë: Nysret Ragip Gashi, Veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Nysreti ishte shembull i përkushtimit, guximit dhe dashurisë për atdheun. Ai i përket brezit …

Më shumë...

150 studentë dhe 35 nxënës përfitojnë bursa nga Komuna e Rahovecit

Drejtoria Komunale e Arsimit të komunë së Rahovecit ka shpallur listën e përfituesve të bursave komunale, në të cilën janë përfshirë sipas konkursit 150 studentë dhe 35 nxënës. Të gjithë studentët dhe nxënësit që nuk janë përfshirë në këtë listë, afati i ankesave është 5 ditë pune. Ndërkohë, gjatë këtyre …

Më shumë...

Kryetari Haliti pret në takim veteranët e arsimit

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor ka pritur sot në takim disa nga figurat e shquara që kanë kontribuar në veçanti në fushën e arsimit, konkretisht ish veteranët Mujë Berisha, Esat Kamberi dhe Kurtesh Devaja. Me këtë rast ai i falënderoj ata për siç tha kontributin e …

Më shumë...

Eurodeputeti Thijs Reuten: BE-ja duhet të heqë pengesat dhe të njohë Kosovën si partnere të barabartë

Eurodeputeti holandez Thijs Reuten ka bërë një thirrje të fuqishme në Parlamentin Evropian, duke kërkuar nga Këshilli i Bashkimit Evropian që të ndalë bllokimin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në BE dhe të njohë zyrtarisht shtetësinë e saj. Në fjalimin e tij, Reuten theksoi se Kosova është një partner …

Më shumë...

AAK përjashton bashkëpunimin me VV-në: Kadrijaj konfirmon vijën e kuqe ndaj Kurtit

Time Kadriaj

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka deklaruar se partia e saj nuk do të bashkëpunojë me Lëvizjen Vetëvendosje në asnjë formë qeverisëse, duke theksuar se mbështetja për një Qeveri të re mund të ndodhë vetëm në kuadër të opozitës, por pa përfshirjen e VV-së. “Nuk po …

Më shumë...

Lumir Abdixhiku: Zgjidhja jonë mbetet – LDK fokusohet në zgjedhjet lokale të vjeshtës

Lumir Abdixhiku: Pas një viti me marrëveshjen e Qeverisë Kurti nuk do të flitet më për Asociacion, por për autonomi territoriale

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se partia e tij do të përqendrohet tani në zgjedhjet lokale të vjeshtës 2025, duke lënë anash përkohësisht zhvillimet politike në nivelin qendror. Abdixhiku tha se LDK-ja ka dhënë zgjidhjen e saj për situatën aktuale politike dhe do …

Më shumë...

Enver Hasani: Kushtetuta nuk kërkon votë të fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit

Enver Hasani

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, ka deklaruar se Kushtetuta nuk e përcakton që zgjedhja e kryetarit të Kuvendit duhet të bëhet me votë të fshehtë. Në një intervistë për “Euronews Albania”, Hasani sqaroi se një ndryshim i mënyrës së votimit nuk mund të ndodhë gjatë procesit zgjedhor. …

Më shumë...

Në kuadër të aktiviteteve kulturore e përkujtimore “Java e Dëshmorëve, në Gradish u shfaq premiera koreografike “Mbretëresha e Fundit”

Në kuadër të aktiviteteve kulturore e përkujtimore ,,JAVA E DËSHMORËVE”, mbrëmë në prani të artdashësve që mbushën amfiteatrin në kompleksin përkujtimor të dëshmorëve në Gradish, u dha shfaqja koreografike “MBRETËRESHA E FUNDIT”. Ishte një vepër artistike e veçantë, që përmes vallëzimit bashkëkohor dhe elementeve të folklorit tonë, solli figurën madhështore …

Më shumë...

Gjenerallejtënant Bashkim Jashari informoi homologët e tij për zhvillimet e fundit brenda FSK-së

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në një takim zyrtar Komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Enrico Barduani, si dhe Drejtorin e Ekipit Këshillues Ndërlidhës të NATO-s, Gjeneral Brigade Dr. Sven Lange. Gjatë takimit, Gjeneral Jashari i informoi homologët e tij për zhvillimet e fundit …

Më shumë...

Parlamenti Evropian miraton rezolutën për Kosovën: Kërkohet formimi i institucioneve dhe një kapitull i ri në dialogun me Serbinë

Me 353 vota për, 145 kundër dhe 78 abstenime, Parlamenti Evropian  ka miratuar një rezolutë të rëndësishme për Kosovën, duke shënuar një hap të ri në rrugën e saj drejt integrimit evropian. Debatit që i parapriu votimit i është bashkuar edhe komisionerja për Zgjerim të BE-së, Marta Kos, e cila …

Më shumë...

Zëvendës presidentja e Bullgarisë nderon trupat bullgare në KFOR: “Jeni garanci sigurie për rajonin”

Zëvendës presidentja e Bullgarisë, Iliana Iotova, ka marrë pjesë në një ceremoni të veçantë në Kosovë me rastin e Ditës së Trimërisë dhe Ditës së Forcave të Armatosura Bullgare. Ceremonia u mbajt në nder të kontingjentit bullgar të vendosur në kuadër të misionit të NATO-s në Kosovë. Praninë e ushtarëve …

Më shumë...

Ramush Haradinaj shpreh zhgënjimin ndaj Limajt: “Nuk është respektuar bashkëpunimi kundër Kurtit”

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar publikisht me zhgënjim ndaj Fatmir Limajt, duke theksuar se marrëveshja e bashkëpunimit politik nuk është respektuar. Në një deklaratë për mediat, Haradinaj theksoi se qëllimi i përbashkët ishte krijimi i një fronti opozitar përballë kryeministrit Albin Kurti, por zhvillimet …

Më shumë...

LDK dorëzon kallëzim penal ndaj Albin Kurtit dhe ish-ministrave

Lidhja Demokratike e Kosovës ka dorëzuar sot një kallëzim penal në Prokurorinë Speciale të Kosovës ndaj ish-Kryeministrit Albin Kurti dhe disa ish-ministrave të kabinetit qeveritar, të cilët janë rizgjedhur deputetë në Kuvendin e Kosovës. Kallëzimi është dorëzuar nga deputetet e LDK-së, Hykmete Bajrami dhe Doarsa Kica-Xhelili, të cilat theksuan se …

Më shumë...