leoni

Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi kërkon kushte më të mira për Policinë e Kosovës

Selimi: 26 mijë manipulantë të pranuar si veteranë do të duhet të ndiqen penalisht për deklarim të rrejshëm

Gjatë një debatit televiziv, deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi ka thënë se numri i veteranëve nuk mund të shkojë mbi 20 mijë,  dhe 26 mijë të tjerë do të duhej të ndiqeshin penalisht për deklarim të rrejshëm, po ashtu edhe komisioni, si dhe ish-kryeministri Hashim Thaçi. Ai ka thënë se janë edhe mbi 800 invalidë dhe nëse do të ishin kaq shumë në cilin spital janë  shtrirë ky numër kaq i madh i tyre.  Ndërsa sekretari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku ka akuzuar Qeverinë se po bën lojëra sa i përket pagesës së veteranëve, të cilat ende nuk janë paguar për këtë muaj. “Mos bëni lojëra, nuk mund t’i ndaleni pensionet e veteranëve sepse kjo është e paraparë me ligj”, ka porositur ai. Deputeti i LDK-së, Nurendin Ibishi, është cituar të ketë deklaruar me këtë rast   se fryrja e listave të veteranëve të UÇK-së, është pesëfish më e madhe në Zonën e Llapit.

Kontrolloni gjithashtu

Jehona Lushaku-Sadriu: Bota është kthyer kundër Kosovës, për faj të Qeverisë Kurti

Jehona Lushaku: Lirinë e medias duhet ta duam siç kemi dashur Kosovën e lirë

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku, ka reaguar me tone të forta pas publikimit të indeksit …