Vetëvendosje

95.99 për qind të anëtarëve të Vetëvendosjes kanë votuar pro koalicionit me LDK-në, sipas parimit “një anëtar-një votë”

Pas arritjes së marrëveshjes për bashkëqeverisje me Lidhjen Demokratike të Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje kishte organizuar një peticion për anëtarët e saj. Përmes këtij peticioni, Vetëvendosje dëshironte të dinte nëse anëtarët e saj janë të kënaqur me marrëveshjen e nënshkruar mes krerëve të partive, pavarësisht vullnetit të qytetarëve të shprehur më 6 tetor të vitit të kaluar shkruan lajmi.net. Rezultatet e këtij referendumi tregojnë se 95.55 për qind e anëtarëve të Vetëvendosjes kanë votuar pro marrëveshjes, 3.64 për qind kundër dhe 0.37 për qind kanë qenë votime të pavlefshme.

Kontrolloni gjithashtu

Donika Gërvalla dhe Xhelal Sveçla refuzojnë dorëheqjen pas vrasjes së Arlinda Zekajt

Vrasja e Arlinda Zekajt ka nxitur protesta dhe kërkesa për llogaridhënie institucionale, ndërsa ministrja e …