Qeveria e Kosovës

Vendimi i Qeverisë se Kosovës për mos-rishikim të buxhetit për këtë vit vlerësohet si veprim i gabuar

Vendimi i Qeverisë se Kosovës për mosrishikim të buxhetit për këtë vit po vlerësohet veprim i gabuar nga udhëheqës të Asociacionit të Komunave të Kosovës dhe ekspertë për çështje ekonomike. Zyrtarë të Qeverisë se Kosovës kanë konfirmuar se nuk do të ketë rishikim të buxhetit, pasi siç thuhet, “buxheti është planifikuar mirë, sa nuk ka nevojë për rishikim”. “Rishikimi i buxhetit nuk është obligim ligjor. Buxheti është përgatitur në përputhje me planin dhe në harmoni me vizionin qeverisës. Prioritetet dhe objektivat zhvillimore janë orientuar bazuar ne dokumentet strategjike”, thotë për Radion Evropa e Lirë Muharrem Shahini, zëdhënës në Ministrinë e Financave. Por, ky veprim i Qeverisë se Kosovës do të dëmtojë posaçërisht projektet kapitale te nivelit lokal, thonë udhëheqës të Asociacionit të Komunave të Kosovës, të cilët kanë dërguar një kërkesë në Ministrinë e Financave që të bëhet rishikimi i buxhetit.

Kontrolloni gjithashtu

Bajraktari: Për një periudhë tejet të gjatë kohore krimet e luftës kanë qenë kompetence e autoriteteve ndërkombëtare

Avokati Ardian Bajraktari ka vlerësuar se trajtimi i krimeve të luftës në përgjithësi dhe atyre …