Agim Vuniqi

Agim Vuniqi: Patriotizmi dekorativ llomotitës

Partitë politike në Kosovë herë rreshtohen majtas e herë djathtas, sipas komandës patriotike dhe ushtarake, rreshtohu; bëhen e përbehen se janë të djathta dhe se mendojnë për qytetarin, kush nuk thotë se nuk janë të djathta “iu pifshin dhëmbët”, janë ekstreme të djathta, ato mendojnë për xhepin e tyre…! Me ba ndonjëra me lakue në të majt mos vet halli, akuzohen si pro-enveriste ose pro-titiste…krejt janë pallavra këto; mendojnë si me hy në parlament, pastaj në qeveri, me nda “tallin”… Vetëm lexoni shtypin vendor, jo hyri AAK në koalicion qeveritar jo s’hyri, u pajtuan që Ramushi të emërohet kryeministër, jo zëvendës-kryeministër, jo u pajtuan, jo s’u pajtuan, jo Ramushi ka përgatitur programin qeveritar për qeverisje, jo se presidenti në detyrë Thaçi është më i suksesshëm…dhe i tërë koncepti i shteteformimit sillet në rrethin vicioz jo hyri jo s’hyri…

Ky patriotizëm dekorativ, llomotitës është tipik me regjimin despotik (absolut), i cili i ka humbur lidhjet me qytetarët dhe i cili fshehë dobësit e veta të brendshme me retorikë llomotitëse, dhe thirret e ç’thirret në demokraci dhe në “air” sharjet e shumta të politikanëve llomotitës. Koha në të cilën jetojmë nuk ka të bëjë asgjë as me demokraci as me liri, nuk është as heroike, por është kohë e njerëzve me karakter të dyfishtë edhe nacional edhe politik. Në njërën anë kemi patriotizmin e rrejshëm, por gjithashtu edhe frikën, qëndrimin frikacak para “klyshëve” të pushtetit të dirigjuar nga jashtë, duke krijuar ndjenjën e frikësimit dhe të nënshtrimit pa fjalë, e mbrojtur nga ky regjim feud.

Shenjtërimi…athua pse India nuk ka njohur RKS-në

E çfarë duhet të jetë qëndrimi i këtij pushteti antipopullor për politikën e jashtme dhe gjendjen politike në Kosovë, kur ministrat  e quajnë kryetarin e partisë si të shenjtë, nuk kam ditur që është aq shumë religjioz, dhe pa asnjë procedurë fillestare i gradon shenjtërit, pa dëshmuar së paku një mrekulli shërimi, apo diçka që i veçon nga të tjerët…dhe mburret për këtë, tash kuptova pse India nuk e ka pranuar Republikën e Kosovës, ngase shumica e popullatës religjioze e konsiderojnë lopën si të shenjtë dhe të dobishme, ajo milet, jep qumësht, ka proteine, prej saj prodhohen bylmetet e tjera si kosi djathi… edhe prodhimi i çokolatave realizohet si produkt përzierës së kakaos me qumshtin, e pranoj se shumëçka të dobishme ka lopa, ka edhe simbolikë, edhe rritja e fëmijës bazohet në thithjen e gjirit të nënës, në mungesë të qumështit të saj zëvendësohet me të lopës, është pra plotë jetë, plot gjallëri… Kjo retorikë e politikanëve “dinamik” ka mbjellur huti në popull që nuk ka guxim moral të kundërshtoj asgjë.

Përfaqësuesit zyrtar të pushtetit, që në zhargonin politik ditor iu thuhet pozitë, edhe shtypi zyrtar edhe gjysmë zyrtar kultivon në mënyrë të posaçme deklaimimin (“declaiming”) nëpër fjalimet patriotike “e luftuam luftën, do e fitojmë edhe paqen” me rezolutat “fol e rruj vo” dhe artikujt e lakejve partiak.

Reshen fjalë pa përgjegjësi, llomotitet me të madhe evro-integrimi në BE dhe në NATO, recitohen me pompozitet në mënyrë megalomane tribunët partiak. A nuk është ky patriotizmi dekorativ e llomotitës…(?) dhe aludohet në integrimin e veriut, në kosovarishten dhe kosovarizmin e denjë, në krahinarizëm…, dhe dëgjohet me plotë zhurmë bashkimi e ribashkimi kombëtarë nga ata që kanë mbetur pa punë. Ku ka bashkim pa veriun, i cili çdo ditë e më shumë po largohet përmes bisedimeve nga Kosova, Serbia nuk ka hy në bisedime me dorëzu veriun…

 

Ndërkombëtarizimi i sportit…

Ne shqiptaro-kosovarët menduam se kryem punën tonë, pavarësinë në kartolinë, FIFA dakordohet që çunat shqiptarë t’i lë të luajnë top, por edhe të duan Republikës e Kosovës, nëse nuk hatrohet Serbia…, dhe tash mund të hapim gojën ngeshëm sa të na doj qefi, mund të dremitemi, te shkrryhemi dhe te flejmë… dhe kur t’na mërzitet edhe kjo, mundemi sa për tallje, te dalim me pa çka po ndodhe ne vendet tjera…

Diplomacia dhe liritë seksuale

Çka është personifikimi i vuajtjes së “bythaxhinjëve” në Kosovë, a është në nivelin e pranueshëm, apo korrespondon me procese jo evolutive të spostuara edhe në nivel seksi me kafshë, flas gjithnjë nga aspekti i korpusit të të drejtave dhe lirive të njeriut, dhe a është i drejtë ky gjykim si më i dinjitetshëm se analfabetizmi…a është ky personifikim i durimit dhe tërheqjes për bythe më i rëndësishëm sesa njeriu i ngjitur në zgjedhën e anarkisë absolute. Kështu duke mbrojtur denjësisht këto të drejta po harrohet se dhuna e njëmendët është e hapur, gratë po rrihen me kamxhik, me përulje dhe pa zë nga puthadorët në pushtet.

A kështu mbrohen liritë dhe të drejtat qytetare, ku qëndrojnë këto të drejta të tyre…? Punët qe i kanë bërë me marrëveshje kontrate martesore mashkulli e femra, po bëka të bëhen edhe me shtazë, edhe këto liri janë disi të mangëta…, e të tjerat si mbrojtja shëndetësore, sigurimi, personal, pensional, janë çështje të kryera…a po nuk janë?

Sigurisht do t’i bëjmë punët e gjallërisë edhe duke “pallë” publikisht “për aaaa!” Ku qëndrojnë të drejtat autoriale të tyre…E si do te rexhistrohen në listat e votimit, a është paraparë në to gjinia asnjanëse… pastaj është shumë me rëndësi si pordhin bythaxhinjtë, u trazuan diplomatët nga pordhët e tyre…deri para një kohe kishin një jetë normale, apo përnjëherë dolën ne pah çrregullimet hormonale, edhe këtë çështje sigurisht është qartësuar me kushtetutë, ashtu si e thonte këshilltari i jashtëm i Thaçit, Petrit Selimi…

Dëshirat politike…

Më ra ndërmend diçka e re që e preferojnë miqtë ndërkombëtarë… të jetë unikate dhe kështu të bëhet hit i shtypit botëror, kryetari i ardhshëm të zgjidhet me çelës, të jetë “bythaxhinj” (pa gjini), zgjedhja e mundshme e re të fuqizohet me një marrëveshje të re politike, së paku dy-tre palëshe, kështu do të dinamizohet politika shtetërore, edhe mediat kanë për çka të shkruajnë, sa herë arnohen bythët demokratike… solucioni pra u gjet, t’ia fillojmë nga e para… zgjedhjet e ardhshme te mbahen nen moton “bythmadhi”… le te fiton bytha më e mirë, sesa për mend…, nuk na duhen fare, kemi shume, edhe per eksport bile, a nuk shihni se çdo ditë shesin mend adhuruesit e rinjë: Buzhala, Haxhiu…edhe  po shkruajnë hajmali…, kështu mbahet tregimi i mirë për shtetin e ri…

Të pyeten qytetarët…

Thonë i ra gurit e drunit atje ku njerëzit “grihen e copëtohen” për të drejta seksi, kush i pengon të bëjnë seks…? Mirëpo seksi në publik kudo në botë është i ndaluar, është i pamoralshëm, as në televizionet publike amerikane, as në ato kabllovike nuk ka storie seksi, ashiqare, mund të paguash kanale ekstra private për ta dëfryer epshin, por jo ato të përbashkëta, e si do të edukohet fëmija atëherë…? Nuk është e pëlqyeshme të veshë kostume larjeje të ngushta, apo brekë të shkurtra, që shqetësojnë pushuesit në pishinë, nuk më ka ndodhur të shoh dikë të largohet, mirëpo të gjithë u përmbahen rregullave në komunitet, edhe po të duash nuk mund të blesh kostume tjera, jo të përshtatshme.

Ndërsa në anën tjetër në Kosovë pengohen fushatat kundër pjesëmarrësve aktiv për veshje të arsyeshme, apo edhe ato të mbuluara, duke ndërhyrë hija e pushtetit. Qytetarët kanë të drejtë të reagojnë kundër lëvizjeve jolegale, të cilat shqetësojnë opinionin, le të hapen klubet e tyre private të seksit, nëse marrin leje valide, mund edhe të regjistrohen në regjistrin e lëvizjeve jo qeveritare dhe shoqatave, le të jenë ato edhe të bythaxhinjëve, le të lobojnë në parlament, të adresojnë të drejtat e tyre në institucionet relevante, por jo të shqetësojnë rehatinë e qytetarëve prodhues, për të gjitha duhet pyetur ata!

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …