Pirro Prifti: Greferendumi – a ka pasoja edhe në Shqipëri?

Referendumi grek ose e thënë me një bashkim fjalësh: Greferendumi i ditës së diel, më 5 korrik,  mbetet një shprehej e demokracisë së përkryer në të cilën mund të thuhët me plot gojën se: `Vox Popoli , Vox Dei`  (Zëri i Popullit është Zëri i Zotit). 


Ky referendum i ndërtuar për ti`u përgjegjur një fraze të thjeshtë : `A jeni dakort me  kërkesat e BQE dhe FMN për huadhënien?  përfundoi në favor të fjalës `OXI`-JO, me 61% përkundrejt 39%  `NAI`-PO.


Përkthimi i kësaj vote ka shqetësuar direkt BE dhe  veçanërisht  binomin Francë-Gjermani përsa i përket të ardhmes së fqinjit tonë grek në BE.


Deklaratat e Kryeministrit majtist Tsipras se vota `JO` nuk do të thotë dalje nga eurozona, por do të thotë huadhënia duhet ristrukturuar në dobi të popullit grek sepse populli grek nuk meriton të dëmtohet edhe më tej nga kjo barrë e rëndë fiskale , barrë e cila po e shkatërrn Greqinë.


 


Mbyllja e Bankës Qëndrore greke deri të mërkurën shpreh edhe një herë mungesën e plotë të likuiditetit të Bankës qëndrore greke, dhe kjo do të përkthehet me pamundësi për të dhënë rrogat, pensionet, asistencën, investime, shlyerje borxhesh.


Pa i hyrë hollësirave financiare, në këtë rast mund të diskutohet se cfarë shërbeu si trigger në ndryshimin e qëndrimit të qeverisë greke të re të kryesuar nga Tsipras nga qeveritë e mëparshme dhe se pse qeveria e drejtuar nga Samaras nuk fitoi zgjedhjet e kaluara me gjithe sukseset e pjesëshme të tij koalicioni qeveritar në pagesat e borxhit grek i cili sot me gjithe përqindjet llogaritet në 323.4 miliard euro?


Pikërisht pika e kthesës dhe votat në favor të Kryeministrit majtist Tsipras, shërbyen pikërisht masat tejet shtrenguese që rekomandoi FMN dhe BQE në drejtim të shkurtimeve drastike në pensionet, asistencat,dhe në buxhetine Mbrojtjes. Këtu qeveria e Tssipras fitoibesimin e popullit grek me këmbënguljen e tyre për të mos ulur nivelin e jetesës , nivel i cili është arritur me mund e sakrifica që nga hyrja e Greqisë në BE dhe në Eurozonë si një vënd i zhvilluar (developed country). Pavarësisht këmbenguljes për të mos paguar këstet e rradhës të huasë totale prej 322.4 miliard euro (kësti mujor është 1.5 miliard euro në muaj), qeveria Tsipras i paraqiti BE dhe veçanërisht Merkel-it pamunësinë e pagesës duke propozuar shleyrjen e borxheve.


Gjithashtu, nëpërmjet bllofeve politike të Varufakis-it qeveria greke e Tsipras-it i kujtuoi Gjermanisë që ajo i ka një borxh të luftës prej 230 miliard euro(?!), gjë që e zemëroi pa masë opinionin gjerman, pa shtuar se Ministri i Jashtëm grek u tregua profane në debatet me europarlamentarët dhe me FMN (të paktën nga ana etike) për zgjidhjen e këtij ngërçi, aq sa pas referendumit FMN dhe BQE i dërguan një letër, ku shpreheshin që….. do ta vlerësonin mos ardhjen e Ministrit të Jashtëm grek Varufakis në takimet e rradhë….. Kjo shkaktoi dorëheqjen e Ministrit Varufakis dhe zëvëndësimin e tij me z. Tçakalliotis një grek inteligjent i rritur jashtë Greqisë. Shprehja  `OXI`  e votuesve grekë shpreh edhe një herë dëshirën e popullit grek për të mos pranuar masat shtrënguese, por gjithashtu sipas Tsipras shpreh dëshirën për të qëndruar në eurozonë duke ristrukturuar borxhin; me sa duket ose duke bërë një ndërprerje 1-2 vjeçare dhe pastaj rifillimin e pagimit, ose duke zgjatur kohën pagesat.


Kjo i përket bisedimeve të ardhshme.


Shkaqet e këtij borxhi janë spjeguar  në forma të ndryshme por sipas opinionit tim, ky borxh ka filluar që kur u bë Olimpiada në Greqi në 2004-2005, për shkak të derdhjes si lumë të investimeve të mëdha në një vënd të vogël si dhe keqpërdorimit nga ana e qeverive greke të borxhit.


 


Asnjë vend në botë prej 11 milionë banorësh nuk ka marrë një hua prej 300 miliard eurosh për një kohë të shkurtër, hua e cila duhej të ishte përdorur për investime. Në fakt kjo hua u përdor për të rritur buxhetin e Ministrisë së Mbrotjejs duke blerë aeroplanë, armatime nga vëndet e BE me pretekstin e mbrojtjes nga Turqia e fqinjët?!


Së dyti huaja u përdor për të rritur rrogat, pensionet, asistencën, dhe numrin e punonjësve në administratë si dhe për reklama.


Pra jo për investime strukturore dhe strategjike.


 


Praktikisht grekët punonin 10 muaj në vit, merrnin 14 paga dhe kishin rroga të njëjta me Gjermanët të cilët dihet se si punjnë.Kontrollet e BQE, FMN, Troikës dhanë rezultate të papritura dhe të padëshërueshme sepse e tregonin shtetin grek që po majmej dhe parazitonte duke u ushqyer me huatë e dhëna për qëllime të tjera.


 


Dihet që qeveria Tsipraa është qqeveri e majtë, por edhe qeveritë e tjera greke janë sjellë si qeveri socialiste të kohës së bllokut komunist duke mbajtur një ekonomi të centralizuar, gjë që ka sjellë dështimin ekonomik të rëndë të cilën po e vuan populli grek.


 


Pyetje se Merkelit pse nuk është shkurtuar buxheti i Mbrojtjes me anë të të cilit mund të paguhen këstet e borxhit, Tsipras i u përgjegj se Mbrojtja duhet forcuar si p.ash., kundër Turqise(?!) Merkel i u përgjegj se Turqia nuk sulmon një vënd të NATO-s sepse është vend në NATO, por edhe sepse Greqia sa do të bleje armatim, nuk mund të krahasohet me Turqinë e cila ka një potencial ushtarka shumë më të madh.


 


Tsipras kundërshtoi se kjo shumë marramëndëse e paesës nga ana e Greqisë  dëmton dinjitetin grek sepse Greqia uk mund të ulë standartin e jetesës së popullit grek, standart të arritur me vite (dhe me të drejtë); por Merkel i u përgjegj se për cfarë dinjiteti flitet , dinjitet kishte Greqia e Lashtë e jo kjo Greqi e cila është e përberë nga rraca të ndryshme serbesh, turqish shqiptarësh, etj. Bëni AND i tha Tsipras-it  Merkel-i e zemëruar.


 


Kjo e zemëroi Tsipras-in i cili kërkoi votbesimin nëpërmjet Referendumit, referendum i cili përkrahu qëndrimin e Tsiprasit nga ana e popullit grek me anë të `OXI`.


 


Problemet e Greqisë janë të mëdha , por si fqinjë të mirë që jemi shpresojmë që Greqia të mos dalë nga eurozona dhe aq më pa nga BE, por fjai i këtij borxhi të madh është i dyanshëm.


 


Nga njëra anaë BE:


 


Së pari, dha pa kursim hua të mëdha që e kalonin kapacitetin dhe likuiditetin grek


 


së dyti nuk i kontrolloi se ku vajtën këto para


 


Së treti ka shumë mundësi korrupsioni i kontrollorëve të BE,


 


Nga ana e Greqisë:


 


Së pari nuk i përdorën paratë për investime strategjike


 


Së dyti i shpërdoruan duke i përdorur për qëllime konsumiste dhe klienteliste politike.


 


Ka dhe një problem tjetër që qeveria Tsipras (e cila nuk ka faj për gjëndjen por po përpiqet ta rregullojë) duhet ta bëjë në bashkëpunim me BE por që mund të jetë e parealizueshme: nxjerrjen para ligjit të të gjithë klasës së vjetër politike greke paraligjit e cila jo vetëm shpërdoroi paratë por me sa dihet, ka rreth 280 milione euro tek individë private të ndryshëm grekë, në bankat e Zvicrës dhe Qipros të cilatsigurisht duhen parë se nga janë përvehtësuar.


 


Sigurisht  duhen nxjerrrë para ligjit edhe politikanët e BE që kanë dhënë huanë Greqisë.


 


A mund të realizohet kjo?


 


Kjo nuk dihet .


 


Të shohim.


 


Problemi i korrupsionit të klasës politike është edhe në Shqipëri, dhe dihet që është kjo klasë politike disa vjeçare që ka shpërdoruar paratë e shqiptarëve duke i shkaktuar Shqipërisë një borxh buxhetor prej  70-80% të buxhetit shqiptar, borxh që ka vënë në vështirësi ekonominë shqiptare e cila po dëmtohet edhe nga problemi i fqinjit tonë grek ku banojnë rreth 700.000 shqiptarë, një pjesë e të cilëve është duke ardhur në Shqipëri si të papunë.


 


N ë përfundim them se përmirësimi i ekonimisë greke dhe shlyerja e bozrxhit grek me ndihmën e FMN dhe BQE, do të ndihmojë edhe Shqipërinë të dalë nga `zeit not-i` ekonomik.


[email protected]

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …