Adil Fetahu: Çmenduria e një historiani serb

                 Se mendësia serbe, jo vetëm e politikanëve, shtresave të caktuara të shoqërisë dhe e pjesës më të madhe të popullit është e çoroditur, tanimë për këtë janë bindur të gjithë ata që kanë lexuar më tepër nga historia dhe fushat tjera të kulturës serbe. Por, se shkencëtarë të historisë, e aq më keq të drejtësisë, mund të retardojnë deri në atë masë, sa të humbin çdo lidhje me realitetin, për këtë u binda kur lexova  një shkrim në e-novine, e pastaj hulumtova burime tjera, dhe gjeta një të ashtuquajtur Deklarata e Beranës, e miratuar më 16 prill 2013, nga një grup prej 200 vetash, të vetëquajtur përfaqësues të 12 shteteve serbe, të mbledhur në Beranë (Mali Zi). Mbledhjen e ka kryesua dhe Deklaratën, me “vendime të rëndësishme” e ka nënshkruar historiani e akademiku sharlatan serb Jovan I.Deretiq, i njohur si një historian e jurist i shkolluar në Francë dhe Amerikë, por që i indoktrinuar nga mendësia e gënjeshtrës serbe,   ka lansuar teza të rejshme  për lashtësinë e popullit, gjuhës, kulturës, civilizimit serb, si të parit dhe më të rëndësishmit në Evropë. Deretiqin e kundërshtojnë edhe disa kolegë të vet serbë, për tezat e hipotezat e tij të paqëndrueshme e pa kurrëfar baze e argumente shkencore, por ai nuk ndalet nga marrinat e tij. Ai me këmbëngulje, por pa asnjë argument të qëndrueshëm shkencor, pohon  se të gjithë sllavët (madje edhe rusët) janë me prejardhje serbe, dhe se këta ishin populli autokton më i vjetër në Ballkan dhe më i civilizuar në Evropë, se Ilirët, Thrakasit etj, janë vetëm emra tjerë të popullit serb; se Aleksandri i Madh ishte udhëheqës ushtarak serb; se gjuhët indoevropiane rrjedhin nga gjuha serbe, madje se edhe vet Krishti ka folur në gjuhën serbe të quajtur Arameja; se alfabeti serb (“Serbica”) është alfabeti më i vjetër në Evropë, nga i cili  kanë dalë alfabetet e tjera,- dhe broçkulla të tilla pa kurrëfar baze.  Jovan I.Deretiqi është një nga kritikuesit e rreptë të Historisë për klasën VI të shkollës fillore (në Serbi), për shkak se autori i asaj historie ka pohuar se Ilirët ishin popull autokton në Ballkan, dhe kur kanë ardhur sllavët në shekullin VII, si popull barbar, ua kanë marrë shtëpitë e tokat, ndërsa Ilirët janë tërhequr në viset malore për të shpëtuar vet dhe bagëtinë.

 

                 Po, ja çfarë  “margaritarë” përmbanë Deklarata e Beranës, në formë vendimesh të miratuara, e ideuar dhe nënshkruar nga akademiku e doktori i historisë dhe drejtësisë, Jovan I.Deretiq:

 

DEKLARATA E BERANËS

 

“Ne përfaqësuesit e 12 vendeve (lexo: shteteve) serbe: Rashkës, Zetës, Hercegovinës, Dallmacisë, Vojvodinës Serbe, Moravskes, Serbisë së Vjetër-Maqedonisë, Krajinës Sërbe, Bosnjës, Shumadisë, Buzëdetit dhe Sllavonisë,- u takuam në Vasojeviqe, zemrën e tokës serbe të Rashkës, dhe vendosëm e shpallëm këtë

 

DEKLARATË MBI PËRVETËSIMIN E SËRISHËM TË SERBISË

 

Ky vendim përfshinë:

 

*Anulimin e vendimeve të Kongresit Katolik Gjithkroat të vitit 1900, kur të gjithë serbët rimokatolikë u shpallën si Kroatë;

 

* Anulimin e të gjitha vendimeve të AVNOJ-it;

 

* Anulimin e Deklaratës së Korfuzit;

 

* Anulimin e vendimit mbi shpalljen e Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene dhe vendimit mbi shpalljen e të gjitha Jugosllavive: Mbretërisë, Jugosllavisë Demoraktike Federative, Republikës Federative Popullore të Jugosllavisë dhe Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, të cilat nuk llogaritnin të caktojnë dhe ruajnë kufijtë serbë veçse u shërbenin interesave të hueja në copëtimin dhe shkatërrimin e territoreve dhe të popullit serb. Këto vendime nuk përfshijnë vendime mbi bashkëngjitjen e Vojvodinës Serbe (Sremi, Banati, Baçka e Baranja) Serbisë, të datës 24 e 25.11.1918, Malit Zi dt.26.11.1918, Bosnje-Hercegovina dt.28.11.1918, vendimin e SAO Krajina (më vonë Republika Serbe e Krajinës) dt.1.4.1999, që të hyjnë në përbërje të Serbisë, si dhe vendimin e datës 27.4.1992, që Serbia dhe Mali Zi të përbëjnë shtetin e përbashkët;

 

* Anulimin e të gjitha kushtetutave jugosllave, e posaçërisht kushtetutës konfederale të datës 24.2.1974, me të cilën, në hapësirën etnike serbe u shpallën shtatë shtete të pavarura jolegale;

 

* Anulimin e të gjitha vendimeve mbi shpalljen e kombeve të rrejshme, shteteve të rrejshme dhe gjuhëve të rrejshme në dëm të popullit serb, të pasurisë së tij dhe të hapësirës etnike serbe;

 

* Anulimin e vendimit të Britanisë së Madhe dhe Austrohungarisë, që ushtria serbe dhe malazeze ta lëshojë Shkodrën dhe Krahinën serbe Buzëdetare (Shqipëria e sotme), më 1913, e që ky rajon i cili gjithmonë i ka takuar shtetit të Serbisë, të hyjë në përbërjen e shtetit të Shqipërisë, i cili kurrë nuk ka ekzistuar;

 

* Anulimin e të gjitha akteve tjera të mëvonshme të miratuara nga armiqtë e Serbisë, që e kanë detyruar të heqë dorë nga territoret e veta dhe të braktisin vatrat e veta;

 

* Anulimin e vendimeve që në hapësirën etnike serbe të shpallen shtete të krijuara si rezultat i gjenocidit mbi popullsinë autoktone serbe. Veçmas gjykojmë gjenocidin e shtetit Kroat nga Lufta e Dytë Botërore, sukcesorin Republika e Kroacisë dhe Shqipërinë e Madhe gjenocidale, që është rezultat e përpjekjeve të përbashkëta të Turqisë Otomane, Austrohungarisë, fuqive fashiste të Luftës së Dytë Botërore dhe Jugosllavisë Socialiste. Formimin e Kroacisë së Madhe dhe Shqipërisë së Madhe, si krijesa gjenocidale në hapësirën etnike serbe përfundimisht e kryen ShBA-të dhe aleatët e saj në fund të shekullit XX;

 

* Anulimin e mësimit të të ashquajturës shkolla historike vieneze-berlinase, e cila ia ka imponuar historinë e vet të rrejshme dhe e ka detyruar që me gënjeshtra të tilla t’i edukojë gjeneratat e veta;

 

* Anulimin e të ashtuquajturës Lidhja e Prizrenit, e miratuar në qytetin mbretëror serb të Prizrenit, nga ana e ndërhyrësve shqiptarë;

 

* Nxjerrja jashtë ligji e të gjitha ideologjive (komunizmit, demokracisë, jugosllavizmit, globalizmit), të cilat kishin për qëllim të shkatërrojnë shtetet serbe dhe popullin serb;

 

* Nxjerrja jashtë ligjit e ekzistimit të shtetit Kroat dhe shtetit Shqiptar në çfarëdo forme në tokën e grabitur serbe;

 

* Të rishqyrtohen hollësisht dimensionet e gjenocidit të kryer kundër pjesëtarëve të popullit serb, qoftë nga  renegatët e vet, poashtu edhe nga ana e popujve armiq gjatë shekujve. Kjo veçmas ka të bëjë me gjenocidin pesëshekullor mbi popullin serb nga armiqtë tradicional të Serbisë: Turqit, Austrohungarezët dhe Shqiptarët, si dhe shkatërrimit dhe plaçkitjes së të mirave serbe;

 

* Të gjitha vendet, ushtritë e të cilave në vitin 1995 dhe 1999, pa shpallur luftë, kanë marrë pjesë në bombardimin e tokave serbe: Republika Serbe e Krajinës, Republika Sërpska dhe Republika Federative Jugosllave, dhe grabitjen e territoreve serbe, rezultat i të cilave  janë miliona  serbë të pastrehë e me sëmurje të pashërueshme – të cilat po bëjnë kërdi nëpër tokat serbe, i shpallim gjenocidale kundrejt popullit serb;

 

*Pjesëtarët e popullit gjerman në territorin e Gjermanisë së sotme i kanë zhdukur dy shtete të pavarura serbe: Serbinë (Veriore) të Lluzhicës dhe Serbinë e Bardhë, dhe pothuajse në përgjithësi e kanë zhdukur popullsinë serbe atje, ua kanë marrë tokën, ndërsa toponimet serbe i kanë zëvendësuar me ato gjermane. Të evidentohet detajisht e gjithë ajo që dikur i ka takuar popullit serb, ndërsa krimet e popullit gjerman ndaj popullit serb – të shpallen gjenocid;

 

* Çdo pëllëmbë e tokës serbe që është larë me gjakun e popullsisë së saj, është pronë e popullit serb dhe e shtetit serb;

 

* Të përpunohen detajisht të gjitha toponimet dhe vendqëndrimet ku dikur ka banuar populli serb, dhe sipas kësaj të caktohen definitivisht kufijtë  serbë.

 

Në emër të 200 delegatëve nga 12 vende-shtete serbe,

 

Jovan I. Deretiq, d.v.

 

Beranë, 16 prill, e vitit serb 7521, tashme 2013.”

 

 

Për ta komentuar përmbajtjen e kësaj Deklarate, do duhej shkruar libra e libra mijëra faqesh, po le ta marrim si objekt për t’u qeshur me marrina të tilla. Mirëpo, Deretiqi me teza e hipoteza të tilla paraqitet edhe në konferenca e simpoziume shkencore, vendore e ndërkombëtare, të organizuara nga Akademia e Shekncave dhe Arteve të Serbisë, dhe i ka publikuar në botimet e asaj Akademie, siç është rasti me punimin: “Arbanasi od Kavkaza do Srbije”, botuar në publikimin e asaj Akedemie me titull: “Albanci – lazni Iliri” (2007)!

Se sa e si i kundërvihen historianët tanë gënjeshtrave të  Deretiqit, e dinë ata vet, por ne nuk e dimë, sepse nuk kemi lexuar diçka të tille!

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …