Arton Musliu: MSA – Marrëveshja e tretë

            Duke qenë se ‘marrëveshja’ është pika referuese e zhvillimeve aktuale politike në vend, dhe përtej vendit, atëherë pashmangshëm pas marrëveshjes së parë me Serbinë, e cila ishte Marrëveshja për Krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, dhe pas marrëveshjes së dytë me Malin e Zi, pra Marrëveshja mbi Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, erdhi marrëveshja e tretë dhe e vërtetë me Bashkimin Europian. Kjo marrëveshje njihet si Marrëveshja e Stabilizim Asociimit ndërmjet Bashkimit Europian dhe  Kosovës*. Në këtë dokument Kosova paraqitet me fusnotë, e cila nuk paragjykon përcaktimin për statusin e Kosovës por që është në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe Opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë lidhur me shpalljen e pavarësisë së Kosovës. Përcaktim ky absurd, por që nuk është objekt i trajtimit të këtij opinioni. Sidoqoftë, Marëveshja e Stabilizim Asociimit ndërmjet Bashkimit Europian dhe Kosovës është jashtëzakonisht e rëndësishme. Kjo rëndësi është shumë dimensionale dhe unë do të numëroj disa nga karakteristikat kryesore të kësaj marrëveshjeje.

 

           MSA- Marrëveshje Ndërkombëtare- Kjo marrëveshje është marrëveshje ndërkombëtare dhe si e tillë edhe trajtohet nga po e njejta. Palët nënshkruese të kësaj marrëveshjeje jan subjekte formalisht të barabarta të së drejtës ndërkombëtare. Dhe kjo është për t’u përshëndetur. Për më tepër dispozitat e marrëveshjes në fjalë i nënshtrohen sistemit juridik evropian dhe atij ndërkombëtar. Vlenë të theksohet se në marrëdhëniet bilaterale dhe multilaterale me shtetet tjera, Bashkimi Europian paraqitet si subjekt i veqant i së drejtës ndërkombëtare. Në këtë kontekst rrespektimi i dispozitave të së drejtës ndërkombëtare në përgjithësi dhe i Konventave Ndërkombëtare që kan të bëjn me të drejtat e njeriut në veqanti, si dhe bashkëpunimi me institucionet e gjyqësisë ndërkombëtare, janë të parapara në nenin 3 dhe 4 të kësaj marrëveshjeje. Pra MSA shënon kornizën ligjore ndërkombëtare ndaj së cilës nuk kemi se ku të shkojnë. Për më tepër kjo marrëveshje fuqizon subjektivitetin ndërkombëtar të Republikës së Kosovës. Kosova dhe Bashkimi Europian jan palë të barabarta të kësaj marrëveshjeje.

            MSA dhe detyrat e shtëpisë- MSA obligon Kosovën në mënyrë eksplicite në realizimin e reformave të thella në pothuajse të gjitha fushat e jetës, duke filluar nga bujqësia e deri te rrespektimi i të drejtave të minoriteteve. Në këtë kontekst synimet e këtij Asociimi janë: të mbështesë Kosovën në përpjekjet e saja për forcimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës ( neni 2.a.); të kontribuoj në stabilitetin politik, ekonomik dhe institucional të vendit ( neni 2.b.). Pra obligimet që Kosova merr nga kjo marrëveshje jan punët e përditshme të shtetit të cilat nuk kemi mundur ti kryejm si duhet për 15 vite me radhë. Rrespektimi i ligjit, demokracia, të drejtat e njeriut, zhvillimi ekonomik, luftimi i korrupsionit, reforma në administratën shtetërore jan vetëm disa nga detyrat që secila qeveri duhet pashmangshëm të i kryej. Mandej, në bazë të kësaj marrëveshjeje është e paraparë edhe nevoja imanente për sajimin e një kornize ligjore e cila do të ishte kompatibile me të drejtën e Bashkimit Europian, dhe kjo nënkupton nxjerrjen e ligjeve të reja dhe amandamentimin e atyre ekzistuese.

             MSA  dhe raporti me Serbinë- Dispozitat e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit përkitazi me dialogon me Serbinë dhe implementimin e marrëveshjeve të deritanishme janë mëse të qarta. Në kontekstin e implementimit të marrëveshjeve me Serbinë, siç është rasti aktual me Marrëveshjen për Krijimin e Asociacionit të Komunave  me Shumicë Serbe, është e qartë se MSA obligon në implementimin e saj. Sipas nenit 13. 3. a. ‘Kosova vazhdimisht duhet të zbatoj në mirëbesim të gjitha marrëveshjet e arritura në dialog me Serbinë’.  Derisa neni 13.2 sanksionon rrugën evropiane të Kosovës dhe Serbisë për në BE, duke u siguruar që asnjëra nuk do ta pengoj tjetrën në këtë rrugëtim. Sipas kësaj dispozite procesi i dialogut me Serbinë do të siguroj që të dyja vendet të vazhdojnë rrugën e tyre evropiane duke shmangur bllokimin e njërës apo tjetrës palë në këto përpjekje. Përgjithësisht, rruga e Koosvës drejt Bashkimit Europian nuk është e varur nga  Serbia. Ndërkaq në anën tjetër në kontesktin e zhvillimeve të brendshme politike  opozita është në një udhëkryq të madh. Kjo për shkak se MSA, siç u tha më lartë, kërkon implementimin e marrëveshjeve të mëparshme në mes të Kosovës dhe Serbisë. Në anën tjetër opozita njikohësisht ka deklaruar se nuk do të heqë dorë nga kërkesat e saj për anulim të marrëveshjeve derisa në anën tjetër është deklaruar se është pro MSA-së!

           MSA dhe efektet ekonomike- Është e qartë se Marrëveshja e Stabilizim Asociimit do të ketë efekte të drejtëpërdrejta në ekonominë e shtetit tonë. Më këtë marrëveshje do të liberalizohet tregu kosovarë dhe kështu do të ‘hapen kufijt’. Pra, tash e tutje,  pas ratifikimit të MSA-së në Kuvendin e Republikës së Kosovës,  me disa përjashtime të vogla, prodhuesit dhe tregtarët kosovarë mund të eksportojnë në të gjitha vendet e Bashkimit Europian, përveç Brtanisë së Madhe dhe Irlandës, dhe e njejta vlenë edhe për mallrat e vendeve të Bashkimit Europian. Me këtë rast do të kemi konkurencë më të madhe, mundësi për më shumë zgjedhje dhe ndoshta edhe ulje çmimesh. Ndërkaq Kosova në aspektin afatshkurtër humdë për shkak të heqjes se taksave doganore, gjë të cilën e ka deklaruar edhe vet Dogana e Kosovës. Kështu, mendoj që derisa të rritet prodhimi vendorë, për t’a relativizuar sadopak disbalancin eksport/import, Kosova do të ketë vështirësi në këtë drejtim.

         MSA dhe afatet kohore- Siç edhe është e njohur Marrëveshja e Stabilizim Asociimit ndërmjet Bashkimit Europian dhe Kosovës do të zgjasë dhjetë vite. Në bazë të nenit 9 të kësaj marrëveshjeje ‘Asociimi në mënyrë progresive dhe të plotë do të realizohet gjatë një periudhe prej 10 vitesh’.

          Organi Mbikqyrës i MSA-së- Duke qenë se MSA do të zgjasë me vite të tëra atëherë është paraparë edhe një mekanizëm mbikqyrës i saj. Ky mekanizëm është emërtuar si Këshilli i Stabilizim Asociimit dhe formimi i tij është sanksionuar në nenin 126 të MSA-së. Në bazë të kësaj dispozite Këshilli do të rishikoj e vlerësoj ecurinë e zbatimit të marrëveshjes në baza vjetore. Gjithashtu ky Këshill do të marrë vendime dhe do të jap rekomandime. Ndërkaq do të udhëheqet nga përfaqësues të të dy palëve me rotacion. Gjithashtu është i paraparë edhe formimi i Komisionit Parlamentar i cili do të përbëhet nga anëtarët e parlamenteve rrespektive. Fuqia e tij do të jetë rekomanduese.

           Përfundimisht, mund të thuhet se Marrëveshja e Stabilizim Asociimit është një hap shumë i rëndësishëm përpara në rrugën e Koosvës drejt afrimit me Bashkimin Europian. Mirëpo nuk duhet pasur iluzione për një përmirësim të menjëhershëm të situatës aktuale poilitike, ekonomike dhe sociale në vend.

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …